Histori nga Shkrimet e Shenjta
Koriantoni


“Koriantoni”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 39–42

Koriantoni

Kthimi sërish te Zoti

Pamja
Koriantoni duke u dhënë mësim njerëzve

Koriantoni ishte njëri nga bijtë e Almës. Ai shkoi me babanë e tij, vëllanë e tij, Shiblonin, dhe njerëz të tjerë që t’i jepnin mësim rreth ungjillit të Jezu Krishtit një grupi njerëzish të quajtur zoramitë.

Alma 31:5–7; 32:1

Pamja
Koriantoni duke pirë me njerëzit

Ndërkohë që Koriantoni ishte me njerëzit, ai u tundua të mëkatonte. Në vend që t’i bindej Zotit, ai zgjodhi të bënte gjërat që ishin kundër urdhërimeve të Perëndisë. Për shkak të asaj që ai bëri, disa prej zoramitëve nuk e besuan atë që dhanë mësim Alma dhe bijtë e tij.

Alma 39:2–5, 11–12

Pamja
Alma duke folur me Koriantonin

Alma e ftoi Koriantonin që të pendohej dhe të drejtohej te Zoti për falje. Koriantoni ishte i shqetësuar për disa pjesë të planit të Zotit. Alma e ndihmoi birin e vet të kuptonte planin e Zotit për lumturinë, Shlyerjen e Krishtit, ringjalljen dhe jetën pas vdekjes. Alma i kujtoi atij se Zoti kishte një punë për të që ta bënte.

Alma 39:7–9, 13–19; 40–42

Pamja
Koriantoni duke u dhënë mësim njerëzve

Koriantoni ia vuri veshin atit të tij. Ai pati besim te Jezusi dhe u pendua për mëkatet e tij. Ai mësoi vetë se Zoti ishte i drejtë dhe gjithashtu i dashur e dashamirës. Koriantoni dha përsëri mësim me atin dhe vëllanë e tij. Ata u dhanë mësim shumë njerëzve rreth gëzimit dhe paqes së pendimit dhe të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit.

Alma 42:30–31; 43:1–2; 48:17–18