Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ishmaeli dhe Familja e Tij


“Ishmaeli dhe Familja e Tij”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

1 Nefi 7

Ishmaeli dhe Familja e Tij

Së bashku në udhëtimin drejt tokës së premtuar

Pamja
Nefi dhe vëllezërit duke ecur drejt perëndimit pranë një lumi

Familja e Lehit dhe Sarias jetoi e vetme në vendin e shkretë. Një ditë, Zoti i tha Lehit që t’i dërgonte në Jerusalem bijtë e tij, Lamanin, Lemuelin, Samin dhe Nefin. Ata u dërguan që t’u kërkonin Ishmaelit dhe familjes së tij që të bashkoheshin me ta. Së bashku, familjet e tyre mund t’i rritnin fëmijët në tokën e premtuar.

1 Nefi 7:1–3

Pamja
Nefi duke i folur familjes së Ishmaelit

Ishmaeli dhe familja e tij dëshironin ta ndiqnin Zotin. Ata besuan se Zoti dëshironte që ata të bashkoheshin me familjen e Lehit dhe të Sarias. Zgjodhën që të largoheshin nga Jerusalemi dhe të takoheshin me Lehin në vendin e shkretë.

1 Nefi 7:4–5

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke folur

Gjatë udhës së tyre, disa njerëz nuk donin më që të bindeshin. Ata dëshironin të ktheheshin mbrapsht në shtëpi. Nefi u kërkoi që të kishin besim te Zoti.

1 Nefi 7:6–13

Pamja
Nefi i lidhur te pema

Nefi tha se Zoti mund të bënte gjithçka nëse ata kishin besim. Por Lamani dhe Lemueli ishin të inatosur. Ata e lidhën Nefin dhe donin ta linin në vendin e shkretë.

1 Nefi 7:12, 16

Pamja
Bija e Ishmaelit duke mbrojtur Nefin

Nefi u lut për ndihmë. Litarët u zgjidhën dhe Nefi u ngrit në këmbë. Por Lamani dhe Lemueli ende donin ta lëndonin atë. Njëra nga bijat e Ishmaelit e mbrojti Nefin. Nëna e saj dhe njëri nga vëllezërit e saj gjithashtu e mbrojtën atë. Lamani dhe Lemueli i dëgjuan dhe nuk u përpoqën më që ta lëndonin Nefin.

1 Nefi 7:17–19

Pamja
Lamani dhe Lemueli të gjunjëzuar përpara Nefit

Lamani dhe Lemueli ndien keqardhje për atë që kishin bërë. Ata i kërkuan falje Nefit. Nefi i fali vëllezërit e vet. Më pas Lamani dhe Lemueli u lutën dhe i kërkuan Zotit që t’i falte.

1 Nefi 7:20–21

Pamja
Lehi dhe Ishmaeli duke parë familjet e tyre

Ata të gjithë e vazhduan udhëtimin e tyre dhe mbërritën te çadra e Lehit dhe Sarias. Përfundimisht të dyja familjet ishin së bashku. Ata falënderuan Zotin dhe e adhuruan Atë.

1 Nefi 7:21–22