Histori nga Shkrimet e Shenjta
Mbreti i të Gjithë Lamanitëve


“Mbreti i të Gjithë Lamanitëve”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Mbreti i të Gjithë Lamanitëve”, Tregime nga Libri i Mormonit

Alma 20; 22–23

Mbreti i të Gjithë Lamanitëve

Dëshira për të mësuar rreth Zotit

Pamja
mbreti është i inatosur me Lamonin dhe Amonin

Lamanitët kishin një mbret i cili sundonte mbi të gjithë mbretërit e tyre të tjerë. Ai ishte babai i mbretit Lamoni. Ai mendonte se nefitët ishin armiq. Një ditë, ai pa Lamonin me Amonin. Mbreti e pyeti Lamonin se çfarë po bënte me një nefit. Lamoni i tha mbretit se po shkonin të çlironin nga burgu vëllezërit e Amonit.

Mosia 10:11–17; Alma 20:1–12

Pamja
mbreti duke folur

Mbreti u zemërua. Ai mendonte se nefitët po gënjenin që të përpiqeshin të vidhnin nga lamanitët. Ai i tha Lamonit ta vriste Amonin dhe të shkonte me të.

Alma 20:13–14

Pamja
Lamoni duke folur

Lamoni nuk do ta vriste Amonin. Ai i tha mbretit se Amoni dhe vëllezërit e tij ishin profetë të Perëndisë. Ai tha se do t’i ndihmonte vëllezërit e Amonit.

Alma 20:15

Pamja
mbreti dhe Amoni duke luftuar

Mbreti nxori shpatën e vet që ta lëndonte Lamonin, por Amoni e ndali. Në vend të Lamonit, mbreti sulmoi Amonin. Amoni u vetëmbrojt. Ai ia dëmtoi krahun mbretit kështu që mbreti nuk mund të luftonte dot. Mbreti pati frikë ngaqë pa se sa i fortë ishte Amoni. Ai premtoi t’i jepte Amonit gjysmën e mbretërisë së tij, në qoftë se Amoni do ta lejonte të jetonte.

Alma 20:16–23

Pamja
Amoni duke i folur mbretit

Amoni nuk e donte mbretërinë. Përkundrazi, ai i kërkoi mbretit që të lironte nga burgu vëllezërit e tij. Gjithashtu i kërkoi mbretit që të mos ishte më i zemëruar me Lamonin. Amoni tha se mbreti duhet ta lejonte Lamonin të mbretëronte sipas mënyrës që e mendonte se ishte më e mira.

Alma 20:24

Pamja
mbreti duke u menduar

Mbreti u befasua nga dashuria e Amonit për Lamonin. Ai ra dakord të bënte gjithçka që i kërkoi Amoni.

Alma 20:25–27

Pamja
mbreti i lumtur dhe duke u folur Lamonit dhe Amonit

Mbreti donte të mësonte më shumë rreth asaj që Amoni dhe Lamoni i kishin thënë rreth Perëndisë. Ai u kërkoi Amonit dhe vëllezërve të tij që të vinin e t’i jepnin mësim.

Alma 20:27

Pamja
Amoni dhe Lamoni duke ndihmuar vëllezërit e Amonit

Amoni dhe Lamoni shkuan në tokën e Midonit. Vëllezërit e Amonit ishin në burg atje. Ata ishin të lidhur me litarë dhe atyre nuk u kishin dhënë ushqim ose ujë. Lamoni e bindi sundimtarin e Midonit që t’i linte të lirë vëllezërit e Amonit.

Alma 20:28–30

Pamja
Aaroni duke u gjunjëzuar përpara mbretit

Pasi u lanë të lirë, vëllezërit e Amonit shkuan tek ati i Lamonit. U përkulën përpara mbretit dhe kërkuan të ishin shërbëtorët e tij. Mbreti tha jo. Në vend të kësaj, ai dëshironte që ata t’i jepnin mësim rreth ungjillit. Njëri nga vëllezërit quhej Aaron. Ai ia lexoi shkrimet e shenjta mbretit dhe i dha atij mësim rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit.

Alma 22:1–14

Pamja
Aaroni dhe mbreti duke u lutur

Mbreti e besoi Aaronin. Ai tha se do të hiqte dorë nga gjithë mbretëria e tij që ta njihte Perëndinë. Ai e pyeti Aaronin se çfarë kishte nevojë të bënte. Aaroni i tha mbretit që të pendohej dhe t’i lutej Perëndisë me besim. Mbreti u pendua për të gjitha mëkatet e tij dhe u lut.

Alma 22:15–18

Pamja
mbreti duke rënë përtokë

Mbreti ra përtokë. Shërbëtorët e mbretit shkuan me vrap që t’i tregonin mbretëreshës.

Alma 22:18–19

Pamja
mbretëresha është e inatosur

Mbretëresha erdhi dhe e pa mbretin përtokë. Ajo mendoi se Aaroni dhe vëllezërit e tij e kishin vrarë mbretin. Mbretëresha u zemërua.

Alma 22:19

Pamja
mbretëresha duke treguar drejt Aaronit

Mbretëresha u tha shërbëtorëve që t’i vrisnin Aaronin dhe vëllezërit e tij. Por shërbëtorët kishin frikë. Ata thanë se Aaroni dhe vëllezërit e tij ishin shumë të fortë. Tani mbretëresha ishte e frikësuar. Ajo i dërgoi shërbëtorët që t’u thonin njerëzve në qytet se çfarë kishte ndodhur. Ajo shpresonte që njerëzit do t’i vrisnin Aaronin dhe vëllezërit e tij.

Alma 22:19–21

Pamja
Aaroni duke e ndihmuar mbretin të ngrihet në këmbë

Aaroni e dinte që njerëzit do të ishin të inatosur. Ai gjithashtu e dinte se mbreti nuk kishte vdekur. E ndihmoi mbretin që të ngrihej në këmbë. Mbreti e fitoi sërish forcën e vet dhe u ngrit në këmbë. Mbretëresha dhe shërbëtorët u befasuan.

Alma 22:22–23

Pamja
mbreti duke i dhënë mësim mbretëreshës dhe shërbëtorëve

Mbreti u dha mësim mbretëreshës dhe shërbëtorëve rreth Jezusit. Ata të gjithë besuan te Jezusi. Mbreti dëshironte që të gjithë njerëzit e tij të mësonin rreth Jezusit. Ai bëri një ligj që Aaroni dhe vëllezërit e tij të mund ta jepnin mësim ungjillin kudo në mbretërinë e tij. Ata u dhanë mësim njerëzve dhe thirrën priftërinj e mësues në tërë vendin.

Alma 22:23–27; 23:1–4