Histori nga Shkrimet e Shenjta
Abishi


“Abishi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 17–19

Abishi

Duke dihmuar popullin e saj që të besojë te Jezusi

Pamja
Abishi duke ecur përmes fshatit

Abishi punonte për një mbretëreshë që ishte lamanite. Abishi kishte mësuar rreth Jezu Krishtit nga një vegim i të atit të saj. Për shumë vjet, ajo besonte te Jezusi dhe donte ta ndiqte Atë. Por ajo nuk u kishte thënë ende lamanitëve të tjerë.

Alma 19:16–17

Pamja
Abishi duke parë mbretëreshën, mbretin dhe Amonin

Një ditë, një nefit, që quhej Amoni, erdhi në mbretëri për t’u dhënë mësim lamanitëve rreth Jezusit dhe Perëndisë. Mbretëresha dhe mbreti e besuan atë që dha mësim Amoni. Mbretëresha dhe mbreti e dinin se Jezusi do të vinte në tokë dhe do të bënte që kushdo që besonte tek Ai, të mund të merrte falje.

Alma 17:12–13; 18:33–36, 39–40; 19:9, 13

Pamja
Abishi sheh çdokënd të shtrirë përdhe

Mbretëresha dhe mbreti e ndien Frymën e Shenjtë dhe ishin aq të lumtur, saqë ranë përdhe. Amoni dhe shërbëtorët ranë përdhe gjithashtu. Abishi ishte e vetmja që mbeti në këmbë.

Alma 19:6, 13–16

Pamja
Abishi duke folur me shumë njerëz

Abishi donte t’u tregonte njerëzve rreth kësaj mrekullie. Ajo shpresonte që njerëzit do ta besonin fuqinë e Perëndisë kur të shihnin se çfarë kishte ndodhur. Ndaj, Abishi vrapoi nga shtëpia në shtëpi. Ajo u tha njerëzve të shkonin dhe të shihnin atë që Perëndia kishte bërë për mbretëreshën dhe mbretin.

Alma 19:17

Pamja
shumë veta i shohin njerëzit të shtrirë përdhe

Shumë njerëz erdhën te shtëpia e mbretëreshës dhe e mbretit. Ata u habitën ngaqë dukej sikur mbretëresha, mbreti dhe të gjithë shërbëtorët e tyre kishin vdekur.

Alma 19:18

Pamja
njerëz duke debatuar

Njerëzit ishin të pështjelluar. Ata debatonin rreth asaj që iu kishte ndodhur mbretëreshës dhe mbretit.

Alma 19:19–21

Pamja
Abishi e gjunjëzuar duke mbajtur dorën e mbretëreshës

Kur Abishi u kthye, ajo pa që njerëzit po debatonin. Ajo u trishtua ngaqë ata nuk e shihnin fuqinë e Perëndisë. Pastaj ajo e kapi mbretëreshën për dore dhe mbretëresha u ngrit duke përlëvduar Jezusin.

Alma 19:28–29

Pamja
mbreti dhe mbretëresha qëndrojnë në këmbë me Abishin dhe Amonin

Mbretëresha e kapi bashkëshortin e saj për dore dhe ai u ngrit. Mbreti u tregoi njerëzve rreth Jezusit. Më pas Amoni dhe shërbëtorët e tjerë u ngritën në këmbë. Të gjithë ata u treguan njerëzve se Jezusi i kishte ndryshuar ata. Tani ata donin të bënin vetëm gjëra të mira. Shumë njerëz u besuan atyre.

Alma 19:29–36

Pamja
Abishi, mbretëresha dhe mbreti duke parë një pagëzim

Ashtu si kishte shpresuar Abishi, populli e pa fuqinë e Perëndisë. Shumë njerëz besuan te Jezusi dhe u pagëzuan. Ata kishin me ta Shpirtin e Perëndisë. Ata madje themeluan Kishën në tokën e tyre. Ata panë se Jezusi e ndihmon çdokënd që pendohet dhe beson tek Ai.

Alma 19:17, 31, 35–36