Histori nga Shkrimet e Shenjta
Amoni


“Amoni”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 17–18

Amoni

Një shërbëtor i përulur

Pamja
Amoni dhe vëllezërit e tij ndahen duke e përshëndetur me dorë njëri-tjetrin

Amoni dhe vëllezërit e tij donin t’u jepnin mësim lamanitëve rreth Zotit. Ata shkuan në tokën ku jetonin lamanitët. Gjatë rrugës, ata agjëruan dhe u lutën për t’i kërkuar ndihmë Zotit. Zoti i ngushëlloi ata. Ai u tha që të ishin të duruar dhe shembuj të mirë. Secili prej tyre shkoi në vende të ndryshme për të dhënë mësim.

Mosia 28:1–2; Alma 17:6–13

Pamja
Amoni gjunjëzohet para mbretit dhe mbretëreshës

Amoni shkoi në një tokë të quajtur Ishmael. Njerëzit atje e lidhën atë dhe e çuan te mbreti Lamoni. Amoni i tha Lamonit se ai donte të jetonte me lamanitët. Lamonit i pëlqeu Amoni dhe e liroi atë. Ai donte që Amoni të martohej me njërën nga bijat e tij, por përkundrazi, Amoni zgjodhi të ishte shërbëtori i Lamonit.

Alma 17:20–25

Pamja
Amoni kthen kokën anash për të parë delet

Lamoni i tha Amonit që të kujdesej për kafshët e tij. Një ditë, Amoni dhe disa shërbëtorë të tjerë i çuan kafshët të pinin ujë. Ndërsa kafshët po pinin ujë, erdhën vjedhësit dhe i trembën ato. Shërbëtorët e tjerë i zuri frika se mos ndëshkoheshin ngaqë i humbën kafshët e Lamonit.

Alma 17:25–28; Alma 18:7

Pamja
Amoni

Amoni e dinte se ky ishte një rast që të tregonte fuqinë e Zotit. Ai u tha shërbëtorëve të tjerë të mos shqetësoheshin dhe i ndihmoi ata t’i gjenin kafshët e humbura.

Alma 17:29–32

Pamja
Amoni mban hobenë e tij të lëkurës dhe tregon me gisht drejt vjedhësve

Vjedhësit u kthyen sërish që t’i trembnin kafshët. Por këtë herë, Amoni u tha shërbëtorëve të tjerë të rrinin aty dhe t’i ruanin kafshët që të mos shpërndaheshin.

Alma 17:33

Pamja
Amoni përballë vjedhësve

Amoni shkoi t’i ndalte vjedhësit që të mos i trembnin më delet. Vjedhësit nuk kishin frikë nga Amoni. Ata menduan se ishin më të fortë se ai. Por ata nuk e dinin se Zoti po e ndihmonte Amonin.

Alma 17:34–35

Pamja
Amoni u hedh gurë vjedhësve me hobe

Amoni u gjuajti me gurë vjedhësve me hobenë e tij. Disa prej tyre vdiqën. Kjo i zemëroi vjedhësit e tjerë dhe ata deshën ta vrisnin Amonin. Ata u habitën ngaqë nuk mundën ta goditnin Amonin me gurët e tyre. Ata nuk e prisnin që ai të ishte aq i fuqishëm.

Alma 17:36

Pamja
Amoni zgjat dorën të marrë shpatën teksa vjedhësit vërtitin topuzët drejt tij

Vjedhësit u përpoqën ta godisnin Amonin me topuzët e tyre. Por sa herë që ata përpiqeshin, Amoni ua priste krahët me shpatë që të mos kishin mundësi të luftonin. Shpejt, ata patën shumë frikë që të vazhdonin të luftonin dhe ia mbathën.

Alma 17:37–39

Pamja
Dy shërbëtorë i shpjegojnë mbretit Lamoni atë që ndodhi

Shërbëtorët i thanë Lamonit se si Amoni i shpëtoi kafshët. Lamoni u mahnit. Ai mendoi se Amoni ishte Shpirti i Madh, që ka fuqi të madhe dhe i di të gjitha gjërat.

Alma 18:1–5, 18

Pamja
Mbreti Lamoni duket i shqetësuar

Lamoni donte të fliste me Amonin, por edhe ai ishte i shqetësuar.

Alma 18:8–11

Pamja
Amoni gjunjëzohet përpara mbretit Lamoni

Amoni shkoi të takonte Lamonin, por Lamoni nuk dinte se ç’të thoshte. Zoti e ndihmoi Amonin të njihte mendimet e Lamonit. Amoni tha se ai nuk ishte Shpirti i Madh. Ai i tha Lamonit se Shpirti i Madh është Perëndia. Lamoni donte të mësonte më shumë rreth Perëndisë.

Alma 18:12–28

Pamja
Amoni flet me mbretin Lamoni

Amoni tha se Perëndia krijoi botën dhe çdo njeri në të. Më pas Amoni i tha Lamonit se Perëndia ka një plan shpëtimi. Si pjesë e atij plani, do të vinte Jezu Krishti. Lamoni e besoi atë që tha Amoni. Lamoni u lut dhe i kërkoi Perëndisë të kishte mëshirë për të dhe popullin e tij.

Alma 18:24–36, 39–42