Histori nga Shkrimet e Shenjta
Abinadi dhe Mbreti Noe


“Abinadi dhe Mbreti Noe”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Mosia 11–17

Abinadi dhe Mbreti Noe

Një mesazh nga një profet

Pamja
Mbreti Noe tregon me gisht teksa dy priftërinj qëndrojnë prapa

Mbreti Noe sundoi mbi nefitët që jetonin në tokën e Nefit. Noeu bëri që populli i tij t’i jepte atij shumë para dhe më pas t’i shpenzonte për gjëra të mira për veten. Ai thirri priftërinj që ishin kryelartë, për ta ndihmuar atë të qeveriste. Noeu nuk i zbatoi urdhërimet e Perëndisë. Përkundrazi, ai bëri shumë gjëra të liga.

Mosia 11:1–13

Pamja
Mbreti Noe

Noeu e bëri edhe popullin të lig. Ata nuk e ndoqën Zotin.

Mosia 11:7, 11, 14–15, 19

Pamja
Abinadi i shikon njerëzit duke bërë gjëra të këqija

Një profet i Perëndisë, që quhej Abinadi, jetonte në atë tokë. Zoti e dërgoi Abinadin për t’u thënë Noeut dhe popullit të tij të pendoheshin.

Mosia 11:20

Pamja
Abinadi u flet njerëzve

Abinadi u tha njerëzve se Zoti donte që ata të pendoheshin. Nëse nuk do të pendoheshin, Zoti do t’i lejonte armiqtë të vinin në tokën e tyre e t’i sundonin ata. Armiqtë e tyre do t’ia bënin shumë të vështirë jetën Noeut dhe popullit të tij.

Mosia 11:20–25

Pamja
Njerëz të zemëruar

Populli u zemërua me Abinadin për atë që ai tha. Ata deshën ta vrisnin atë, por Zoti e mbrojti Abinadin dhe e ndihmoi të shpëtonte.

Mosia 11:26

Pamja
Mbreti Noe puq fort duart dhe u flet priftërinjve

Noeu donte ta vriste Abinadin gjithashtu. Noeu nuk besonte te Zoti. Ai dhe populli i tij nuk u penduan.

Mosia 11:27–29

Pamja
Abinadi mban fletët dhe i flet familjes

Dy vjet më vonë, Zoti e dërgoi sërish Abinadin që t’i paralajmëronte njerëzit. Abinadi u tha njerëzve se armiqtë e tyre do ta merrnin nën kontroll tokën ngaqë ata nuk ishin penduar. Populli u nxeh me Abinadin. Ata thanë se nuk kishin bërë asgjë të gabuar dhe nuk do të pendoheshin. E lidhën Abinadin dhe e çuan te Noeu.

Mosia 12:1–16

Pamja
Abinadi gjunjëzohet me shpinën nga mbreti Noe

Noeu dhe priftërinjtë e tij bënë një plan. Priftërinjtë u përpoqën ta zinin me fjalë Abinadin duke i bërë atij shumë pyetje. Por Abinadi iu përgjigj atyre trimërisht. Priftërinjtë u habitën nga përgjigjet e Abinadit. Ata nuk mundën ta zinin dot me fjalë. Abinadi u tha priftërinjve se ata shqetësoheshin më shumë për paratë sesa për të bërë atë që ishte e drejtë.

Mosia 12:17–37

Pamja
Abinadi qëndron në këmbë dhe po shkëlqen

Noeu u tha priftërinjve të tij ta vrisnin Abinadin. Por Abinadi i paralajmëroi ata që të mos ta preknin. Fytyra e tij shndriste me fuqinë e Perëndisë. Abinadi tha se priftërinjtë nuk kishin dhënë mësim ligjet e Perëndisë. Abinadi u mësoi atyre se Jezu Krishti do të lindte, do të vdiste për ne dhe do të ringjallej. Ai tha se Jezusi do t’i falte ata nëse do të pendoheshin.

Mosia 13; 16:6–15

Pamja
Abinadi duke parë mbretin Noe

Abinadi e mbaroi mesazhin që Zoti e kishte dërguar të jepte. Noeu ishte ende i nxehur. Ai u tha priftërinjve të tij ta merrnin Abinadin dhe ta vrisnin.

Mosia 17:1

Pamja
Mbreti Noe e sheh Abinadin teksa Alma mendohet dhe priftërinjtë e tjerë janë të zemëruar

Një prift, Alma, e besoi Abinadin. Alma u përpoq ta shpëtonte Abinadin. Por Noeu u nxeh edhe me Almën dhe e detyroi të largohej.

Mosia 17:2–3

Pamja
Alma fshihet prej priftërinjve të ligj

Priftërinjtë i thanë Abinadit se mund të jetonte po të thoshte se ajo që kishte dhënë mësim, nuk ishte e vërtetë. Por Abinadi tha se ai kishte dhënë mësim të vërtetën. Noeu dhe priftërinjtë e tij u nxehën sërish. Ata e dënuan Abinadin me vdekje në zjarr. Rojat e Noeut u përpoqën të vrisnin edhe Almën. Por Alma u fsheh dhe i shkroi të gjitha fjalët e Abinadit.

Mosia 17:3–13, 20