Histori nga Shkrimet e Shenjta
Një Ushtri Djaloshare


“Një Ushtri Djaloshare”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 53; 56–57

Një Ushtri Djaloshare

Bijtë që i mirëbesonin Perëndisë

Pamja
ushtarët e rinj në moshë mbajnë mburoja, shtiza dhe shpata

Nefitët ishin në luftë me lamanitët dhe u nevojitej ndihmë. Anti‑nefi‑lehitët donin të ndihmonin. Por ata i kishin bërë Zotit një premtim se nuk do të luftonin. Dy mijë nga bijtë e tyre të rinj në moshë nuk e kishin bërë atë premtim. Ndaj, bijtë premtuan të luftonin për të mbrojtur familjet e tyre. Këta bij u quajtën ushtarë të rinj.

Alma 53:8, 13–18, 22; 56:1–8

Pamja
Helamani udhëheq ushtarët e rinj në moshë drejt qytetit

Ushtarët e rinj zgjodhën profetin Helaman për t’i udhëhequr ata. Ata ishin një grup i vogël krahasuar me ushtrinë e madhe lamanite. Por Helamani e dinte se ushtarët e rinj ishin të ndershëm, trima dhe besnikë. Me Helamanin si udhëheqës, ata shkuan t’i ndihmonin nefitët.

Alma 53:19–22; 56:9–10, 17, 19

Pamja
ushtarët e rinj në moshë ndërtojnë një fortesë me ushtarët nefitë dhe prindërit sjellin ushqim

Ushtarët nefitë ishin të lodhur. Por kur erdhën ushtarët e rinj, nefitët u gëzuan. Ushtria e të rinjve u dha atyre shpresë dhe forcë. Së bashku, ata u përgatitën për t’u ndeshur me lamanitët. Prindërit e ushtarëve të rinj i ndihmuan gjithashtu ata duke u sjellë ushqime dhe furnizime.

Alma 56:16–17, 19–20, 22, 27

Pamja
udhëheqësit nefitë dhe ushtarët e rinj në moshë takohen në një çadër

Lamanitët kishin zaptuar shumë qytete dhe i mbanin ushtritë e tyre brenda qyteteve. Udhëheqësit nefitë donin që lamanitët të largoheshin nga njëri prej qyteteve. Ata bënë një plan dhe u kërkuan ndihmë ushtarëve të rinj.

Alma 56:18–30

Pamja
ushtria lamanite vrapon me armë drejt ushtarëve të rinj në moshë

Ushtarët e rinj u hoqën sikur po u çonin ushqim nefitëve që jetonin në një qytet aty afër. Kur lamanitët panë grupin e vogël, ata u larguan nga qyteti dhe i ndoqën pas ushtarët e rinj. Lamanitët menduan se do të ishte e lehtë t’i kapnin ata.

Alma 56:30–36

Pamja
ushtarët e rinj në moshë marshojnë në një kolonë të gjatë, një ushtri lamanite iu vihet pas atyre dhe një ushtri nefite i vihet pas ushtrisë lamanite

Ushtarët e rinj iu ikën lamanitëve. Pastaj një ushtri nefite filloi të ndiqte nga pas lamanitët. Lamanitët donin t’i kapnin ushtarët e rinj përpara se nefitët t’i arrinin ata. Nefitët panë që ushtarët e rinj ishin në telashe dhe marshuan më shpejt për t’i ndihmuar.

Alma 56:36–41

Pamja
një ushtar i ri në moshë sheh për ushtritë e tjera dhe është i shqetësuar

Pas ca kohësh, ushtarët e rinj nuk mundën t’i shihnin lamanitët. Ata filluan të mendonin mos vallë nefitët i kishin arritur lamanitët dhe po luftonin.

Alma 56:42–43

Pamja
Helamani ngre lart shpatën e tij

Helamani ishte i shqetësuar. Ai mendoi se lamanitët po përpiqeshin t’i zinin në grackë. Ai i pyeti ushtarët e tij të rinj në moshë a donin të shkonin për të luftuar me lamanitët.

Alma 56:43–44

Pamja
ushtarët e rinj në moshë ngrenë shpatat e tyre

Ushtarët e rinj u kujtuan për atë që nënat e tyre u kishin mësuar atyre. Nënat e tyre iu kishin mësuar atyre t’i mirëbesonin Perëndisë dhe të mos dyshonin, sepse Ai do t’i mbronte ata. Këta bij besonin te Perëndia dhe donin ta mbanin premtimin e tyre për t’i mbrojtur familjet e tyre. Ata i thanë Helamanit se ishin gati të shkonin për të luftuar.

Alma 56:46–48

Pamja
Helamani marshon me ushtarët e rinj në moshë

Helamani u mahnit nga guximi i tyre. Ai i udhëhoqi ata sërish në luftë me lamanitët.

Alma 56:45, 49

Pamja
Helamani dhe ushtarët e rinj në moshë qëndrojnë në faqen e kodrës me armë

Ushtarët e rinj i panë lamanitët dhe nefitët duke luftuar. Nefitët ishin të lodhur. Ata ishin gati duke humbur kur erdhën ushtarët e rinj në moshë.

Alma 56:49–52

Pamja
ushtarët lamanitë duken të frikësuar

Ushtarët e rinj luftuan me forcën e Perëndisë. Lamanitët u frikësuan prej tyre dhe ndaluan së luftuari. Ushtarët e rinj kishin ndihmuar që beteja të fitohej!

Alma 56:52–54, 56

Pamja
Helamani shtrin dorën drejt ushtarëve të rinj në moshë

Në betejë, shumë nefitë dhe lamanitë vdiqën. Helamani ishte i shqetësuar se mos disa nga ushtarët e tij të rinj në moshë mund të kishin vdekur gjithashtu. Por pas betejës, Helamani i numëroi të gjithë ata. Ai ishte shumë i lumtur kur pa se asnjëri nga ushtarët e rinj nuk ishte vrarë. Perëndia i kishte mbrojtur ata.

Alma 56:55–56

Pamja
ushtarët e rinj në moshë me plagë dhe qëndrojnë të gjithë së bashku

Më shumë bij iu bashkuan ushtarëve të rinj. Ata vijuan t’i ndihmonin nefitët të luftonin. Në këto beteja të tjera, ushtarët e rinj u plagosën të gjithë, por asnjëri prej tyre nuk vdiq. Ata kujtuan atë që nënat e tyre u kishin mësuar atyre. Ata i mirëbesuan Perëndisë dhe Ai i mbrojti ata.

Alma 57:6, 19–27; 58:39–40