Histori nga Shkrimet e Shenjta
Alma dhe Amuleku në Burg


“Alma dhe Amuleku në Burg”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 14

Alma dhe Amuleku në Burg

Besim te Zoti gjatë kohëve të vështira

Pamja
Alma dhe Amuleku me rojat

Alma dhe Amuleku dhanë mësim ungjillin në qytetin e Amonihës. Disa njerëz besuan te Zoti dhe u penduan. Por shumë të tjerë u nxehën me Almën dhe Amulekun dhe donin t’i shkatërronin ata. Njerëzit e zemëruar i lidhën Almën dhe Amulekun dhe i çuan dy burrat te kryegjykatësi i qytetit.

Alma 8:29–30; 14:1–4

Pamja
Alma dhe Amuleku me duar të lidhura

Kryegjykatësi nuk besonte që populli i tij kishte nevojë të pendohej. Njerëzit u nxehën me Almën dhe Amulekun. Ata i përzunë nga qyteti njerëzit që besuan te mësimet e Almës dhe Amulekut. Pastaj ata i hodhën në zjarr gratë dhe fëmijët që besonin te Zoti.

Alma 14:3, 5–9, 14, 16

Pamja
Amuleku dhe Alma shumë të trishtuar

Amuleku ishte shumë i trishtuar kur pa njerëzit që po vuanin. Ai i kërkoi Almës të përdorte fuqinë e Perëndisë për t’i shpëtuar ata. Por Alma tha se Shpirti i Perëndisë nuk e lejonte atë. Ai i tha Amulekut se gratë dhe fëmijët do të ishin me Zotin. Zoti do t’i gjykonte njerëzit që i vranë ata.

Alma 14:9–11

Pamja
kryegjykatësi duke qeshur

Kryegjykatësi u tall me Almën dhe Amulekun ngaqë Zoti nuk i mbrojti gratë dhe fëmijët. Ai i futi Almën dhe Amulekun në burg.

Alma 14:14–17

Pamja
Alma dhe Amuleku në burg

Pas tri ditësh, kryegjykatësi shkoi në burg me priftërinjtë e tij të rremë. Ata bënë shumë pyetje. Por Alma dhe Amuleku nuk iu përgjigjën atyre.

Alma 14:18–19

Pamja
kryegjykatësi duke përqeshur Almën dhe Amulekun në burg

Kryegjykatësi dhe priftërinjtë e tij i bënë gjëra të këqija Almës dhe Amulekut. Ata gjithashtu nuk iu dhanë Almës dhe Amulekut as ushqim, as ujë. Ata u tallën me atë që Alma dhe Amuleku kishin dhënë mësim.

Alma 14:19–22

Pamja
Amuleku dhe Alma të lidhur dhe kryegjykatësi afër tyre

Alma dhe Amuleku vuajtën për shumë ditë. Kryegjykatësi erdhi përsëri me priftërinjtë e tij. Ai i tha Almës dhe Amulekut se nëse ata kishin fuqinë e Perëndisë, ata duhet t’i këputnin litarët që i mbanin lidhur. Pastaj ai do t’u besonte atyre.

Alma 14:23–24

Pamja
Amuleku dhe Alma ngrihen në këmbë

Alma dhe Amuleku e ndien fuqinë e Perëndisë. Ata u ngritën në këmbë. Alma kishte besim te Zoti dhe i kërkoi fuqi për t’i këputur litarët.

Alma 14:25–26

Pamja
litarët duke u këputur

Alma dhe Amuleku i këputën litarët. Kryegjykatësin dhe priftërinjtë e tij i zuri frika. Ata u përpoqën t’ia mbathnin, por pastaj toka filloi të dridhej.

Alma 14:26–27

Pamja
Amuleku dhe Alma në majë të burgut të shkatërruar

Muret e burgut u shembën mbi kryegjykatësin dhe priftërinjtë e tij dhe ata vdiqën. Por Zoti i ruajti Almën dhe Amulekun. Kur njerëzit dëgjuan zhurmën, ata vrapuan ta shihnin se ç’po ndodhte. Vetëm Alma dhe Amuleku dolën nga burgu. Njerëzit ishin aq të frikësuar nga Alma dhe Amuleku, saqë ia mbathën me vrap.

Alma 14:27–29