2019
Nga Frika tek Ushqyerja me Bollëk
Janar 2019


Nga Frika tek Ushqyerja

Met Maksuell

Jutë, SHBA

Pamja
study desk

Ilustrim nga Greg Newbold

Unë kam qenë aktiv në Kishë gjithë jetën time. Shërbeva një mision me kohë të plotë, u martova në tempull dhe ndihmova për rritjen e katër bijave të mrekullueshme. Megjithatë, ndërsa vitet kalonin, unë vura re se disa nga miqtë e mi kishin hequr dorë nga anëtarësia e tyre në Kishë. Disa pjesëtarë të familjes po e përdornin median shoqërore për t’i vënë në dyshim dhe për t’i kritikuar udhëheqësit e Kishës. Edhe unë fillova të kisha dyshimet e mia rreth Kishës për herë të parë në jetën time. Dyshimet e mia më bënë që t’i druhesha së ardhmes. Nganjëherë, ndihesha i mposhtur nga mungesa e shpresës.

Gjatë kësaj kohe të vështirë, e detyrova veten të merrja pjesë në konferencën e kunjit. Kur foli presidenti im, ai tha: “Nëse duam t’u mbijetojmë kohëve të vështira që do të vijnë, ne duhet të kalojmë nga ushqyerja rastësore me bollëk në ushqyerje të ngutshme me bollëk me fjalën e Perëndisë. Ne duhet ta bëjmë studimin e rregullt dhe të përqendruar të shkrimeve të shenjta një përparësi në jetën tonë. Nëse e bëjmë këtë, ju premtoj se nuk do të kemi frikë.”

Fjala “frikë” ma tërhoqi vëmendjen. E kuptova se e kisha lejuar studimin tim të ungjillit të bëhej rastësor. Si rrjedhojë, frika e pushtoi jetën time. Vendosa ta vijë në provë këshillën e presidentit tim të kunjit.

Shkova në shtëpi dhe krijova një vend për studimin e ungjillit. Në qoshen e një dhome, vendosa një tryezë të vogël pune me një karrige të rehatshme. Vendosa disa piktura të Shpëtimtarit në mur. Mblodha shkrimet e mia të shenjta, disa lapsa dhe një fletore elektronike. E fillova studimin tim me një lutje.

Pas një apo dy javësh, krijova një rutinë të përditshme. Së pari dëgjoja një bisedë nga konferenca e përgjithshme dhe më pas studioja një temë të veçantë të ungjillit. Më pas, lexoja disa kapituj nga Libri i Mormonit dhe e mbyllja studimin tim me një lutje të çiltër drejtuar Atit tim Qiellor.

Pavarësisht shpërqendrimeve të ndryshme, rrallëherë lashë ndonjë ditë pa studiuar ungjillin për gjashtë muaj. Fitova një kuptueshmëri më të madhe për shumë tema të ungjillit dhe e forcova marrëdhënien time me Atin tim Qiellor nëpërmjet lutjes së rregullt dhe të sinqertë.

Dëshmia ime edhe njëherë po shndërrohej në diçka tek e cila mund të mbështetesha. Dyshimet e mia u zbehën për shkak të dëshmisë së re që kisha marrë për ungjillin e rivendosur. Kuptova se po shqetësohesha më pak për shkak se po i mirëbesoja më shumë Perëndisë. Ndjeva që frika dhe dëshpërimi u larguan prej meje. Humba gjithashtu interesin për veprimtaritë e kota dhe vura re se po bëhesha më bujar dhe më i butë me të tjerët.

Ndërsa ia vura veshin këshillës së presidentit tim të kunjit, Perëndia qe në gjendje të më shndërronte. U shërova dhe u ripërtëriva nga Vetë Mjeshtri ndërsa ushqehesha me bollëk me fjalën e Tij.