2019
Thesari i Përsosur për ta Shpërndarë
Janar 2019


Thesari i Përsosur për t’u Shpërndarë

Pamja

“Dita e nesërme është tepër e veçantë”, tha mësuesi i Diegos. “Do të kemi veprimtarinë Paraqitni dhe Tregoni!”

Diego buzëqeshi. Atij i pëlqente shumë veprimtaria Paraqitni dhe Tregoni! Ai mezi priste t’u paraqiste shokëve të tij diçka të veçantë.

Pas shkolle, Diegoja ia dha lajmin e madh Mamasë.

“Çfarë duhet të marr?” pyeti ai.

“Diçka të veçantë për ty”, i tha Mamaja.

“Unë mund të sjell Lobon!”

“Nuk mendoj se mund të çojmë një qen në shkollë”, tha Mamaja. “Por ka thesare të tjerë të veçantë që mund të paraqitësh.”

Shpejt gjuetia e thesarit të Diegos filloi! Ai gjeti një majmun pelushi. A duhet të merrte atë? Por Diego vijoi të kërkonte.

Ai kërkoi pas karrigeve të kuzhinës. Kërkoi te rafti i librave. Ai nuk do të ndalonte derisa të gjente diçka që ishte pikërisht e duhura.

Pastaj pa pranë shtratit të vet. Ai gjeti gjënë e përsosur!

Diego vrapoi t’ia tregonte Mamasë. Ai e mbante thesarin e tij të shtrënguar fort.

“Mama”, tha ai. “Shiko! Gjeta gjënë më të mirë.”

Ai ngriti lart një figurë të vogël që ta shihte Mamaja. Ishte një figurë e Jezusit kur ishte djalosh. Diegoja u ndje mirë kur e pa figurën. Ai donte që shokët e tij në shkollë të ndiheshin mirë gjithashtu.

“Kjo është diçka e veçantë për veprimtarinë Paraqitni dhe Tregoni”, tha Mamaja. “Çfarë do t’i tregosh klasës tënde rreth Jezusit?”

“Që çdo njeri mund të jetë i lumtur”, tha ai. “Ngaqë Jezusi e do çdo njeri!”