2019
Përshëndetje nga Filipinet
Janar 2019


Përshëndetje nga Filipinet!

Unë jam Paolo. Dhe unë jam Margo. Këtë vit ne po udhëtojmë përreth botës për të mësuar rreth fëmijëve të Perëndisë. Bashkohu me ne ndërkohë që vizitojmë Filipinet!

Pamja
Hello from the Philippines

Afro njëqind milionë njerëz jetojnë në Filipine, bashkë me shumë kafshë interesante!

Tetë gjuhë madhore fliten në Filipine. Ky Libër i Mormonit është shtypur në gjuhën e quajtur sebuanisht.

Si shkon ti në kishë? Disa familje filipinase përdorin kamionçina në formë xhipi të zbukuruar për të qarkulluar!

Kjo është një unazë ZTD në një gjuhë filipinase të quajtur tagalogisht. Ja si ta thuash “zgjidh të drejtën”: piliin ang tama.

Këta janë tempujt në Sebu‑Siti dhe Manila. Dhe gjeje se çfarë tjetër po ndodh? Një tempull i dytë po ndërtohet në Manila! Dhe tempuj do të ndërtohen edhe në dy qytete të tjera: Urdaneta dhe Kagajan‑de‑Oro.

Fëmijët filipinas luajnë një lojë që quhet luksong tinik ose “kërcimi përmbi gjemba”. Një apo dy fëmijë ulen mbi dysheme dhe i bashkojnë pirg këmbët dhe duart e tyre mbi njëra‑tjetrën. Pastaj fëmijët të tjerë përpiqen të kapërcejnë pa e prekur “pirgun”.

Takohu me disa prej miqve tanë nga Filipinet!

“Përherë e pres me padurim leximin tonë familjar të shkrimeve të shenjta të mbrëmjes. Ndihem mirë sa herë i lexoj shkrimet e shenjta.”Lanea D., 10 vjeçe, Sentral-Luzon, Filipine

“Kur sa po mësoja të lexoja, ndihesha i trishtuar sepse nuk mund të lexoja shpejt. Prindërit dhe motra ime më ndihmuan dhe tani mezi pres t’i lexoj shkrimet e shenjta.”Akumen D., 7 vjeç, Sentral-Luzon, Filipine

A je nga Filipinet? Na shkruaj! Do të na pëlqente shumë të dëgjonim prej teje!

Faleminderit që i eksplorove Filipinet me ne! Shihemi herën tjetër!