2019
Simbole në Dhiatën e Re
Janar 2019


Simbole në Dhiatën e Re

Shkëputur nga Russell M. Nelson, “In This Holy Land”, Tambuli, shkurt 1991, f. 13, 17, 18.

Përveç mësimeve, mund të gjejmë kuptim tek objektet, kultura, historia dhe vendet në Dhiatën e Re.

Pamja
the River Jordan

Figurat nga Getty Images

Uji: “Lumi Jordan ishte vendi që zgjodhi Jezusi për pagëzimin e Tij nga Gjoni për të ‘përmbush[ur] çdo drejtësi’ [Mateu 3:15]. A është domethënëse që kjo ordinancë e shenjtë u krye në pothuajse pjesën më të ulët të ujit të freskët në planet? A mund të kishte përzgjedhur Ai një vend më të mirë për të simbolizuar thellësitë përulëse ku Ai shkoi dhe prej të cilave Ai u ngrit?”

Malet: “Malet nuk janë të lehta për t’u ngjitur. Atëherë, ashtu si tani, Zoti u bëri thirrje dishepujve të Tij që të ngjitnin male për të theksuar efektshmërinë e përpjekjes dhe bindjes. Ai do të kërkojë të njëjtën gjë nga ju, në mënyrë të figurshme dhe ndoshta përnjëmend, po ashtu.”

Pamja
hand squeezing olives

Ullinjtë: “Jezusi erdhi në rrëzë të Malit të Ullinjve për të realizuar përbërësin e parë të Shlyerjes. Këtë Ai e bëri në Kopshtin e Gjetsemanit. Fjala Gjetseman vjen nga dy rrënjë hebraisht: gath, që do të thotë ‘presë’, dhe shemen, që do të thotë ‘vaj’, veçanërisht të atij të ullirit.

Atje ullinjtë i shtypnin nën peshën e rrotave të mëdha prej guri që ta shtrydhnin prej tyre vajin e çmuar. Kështu, Krishti në Kopshtin e Gjetsemanit njëmend u shtyp nën peshën e mëkateve të botës. Ai nxori pika të mëdha gjaku – ‘vajin’ e jetës së Tij – që i dolën nga çdo por. (Shih Lluka 22:44; DeB 19:18.)”

Kafka: “Kryqëzimi ndodhi në një kodër të quajtur Golgotë (hebraisht) ose Kalvar (latinisht) që do të thotë ‘kafka’. Kafka simbolizonte vdekjen. Në një vend të tillë, flijimi shlyes u përfundua. Në kryq, Shpëtimtari i botës u ngrit mbi vdekjen në më të madhërishmen e të gjitha domethënieve të mundshme – arritjen dhe realitetin e fuqisë së Zotit mbi vdekjen.”