2019
Jezusi Mësonte dhe Rritej
Janar 2019


Duke Ndjekur Jezusin

Jezusi Mësonte dhe Rritej

Pamja
Jesus Learned and Grew 1
Pamja
Jesus Learned and Grew 2
Pamja
Jesus Learned and Grew 3

Jezusi u lind si një foshnjë e vogël. Edhe unë isha foshnjë dikur!

Maria dhe Jozefi ndihmuan për t’u kujdesur për Jezusin. Kush më ndihmon mua?

Jezusi u rrit në të njëjtën mënyrë siç po rritem unë. Ai u rrit në dituri. Kjo do të thotë që Ai mësoi gjëra të reja.

Ai u rrit në shtat. Kjo do të thotë që trupi i Tij u bë më i madh.

Ai u rrit në hir përpara Perëndisë. Kjo do të thotë që Ai mësonte për Atin Qiellor. Ai mësoi të lutej. Lexoi shkrimet e shenjta.

Jezusi u rrit në hir përpara njerëzve. Kjo do të thotë që Ai zuri miq të rinj. Ishte dashamirës me të tjerët. E ndihmonte familjen e Tij.

Unë mund ta ndihmoj mendjen dhe trupin tim të rritet. Unë mund të mësoj ta ndjek Perëndinë. Unë mund të jem një mik i mirë. Unë do të rritem në mënyra të mira, siç bëri Jezusi!