2019
Presidenti Ballard Viziton Teksasin në SHBA
Janar 2019


Apostujt nëpër Botë

Presidenti Ballard Viziton Teksasin në SHBA

Apostujt udhëtojnë nëpër botë për t’u shërbyer njerëzve dhe për t’u mësuar rreth Jezu Krishtit.

Pamja
President Ballard Visits Texas, USA

Kur një stuhi e madhe, e quajtur tufani Harvi, goditi Hjustonin e Teksasit në SHBA, shtëpitë e shumë njerëzve u përmbytën ose u shkatërruan. Presidenti M. Rasëll Ballard fluturoi për atje për të ndihmuar!

Sapo aeroplani i tij u ul në tokë, ai shkoi drejt e te qendra e komandimit ku Kisha mblidhte furnizime dhe dërgonte vullnetarë të Duarve Ndihmëtare Mormone.

Më pas ai vizitoi lagjet ku shumë shtëpi qenë përmbytur. Disa prej rrugëve qenë bllokuar, kështu që ai eci nga shtëpia në shtëpi. Ai i dëgjoi njerëzit dhe u shprehu atyre dashurinë e Atit Qiellor.

Ai u takua me misionarë dhe anëtarë të tjerë të Kishës që po ndihmonin.

Ai foli në një takim shpirtëror dhe tri mbledhje sakramenti që të mund t’ua shprehte shumë njerëzve dashurinë e Atit Qiellor!

Kur takoi një burrë të moshuar, shtëpia e të cilit qe dëmtuar, Presidenti Ballard tha:

“Unë jam një prej Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. … Ne dëshirojmë që ju ta dini se ju duam. Dhe ne jemi këtu, sepse Jezu Krishti do të donte që ne të ishim këtu.