2019
Kaldaja Jonë Punonte nga Besimi
Janar 2019


Kaldaja Jonë Punonte nga Besimi

Luisa Mensius

Teksas, SHBA

Pamja
ruler in oil

Ilustrim nga Kopp Illustration

Kur unë dhe bashkëshorti im, Marku, jetonim me pesë fëmijët tanë të vegjël në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, ne banonim në një shtëpi që kishte një kaldajë që punonte me vaj. Për ta kontrolluar nivelin e vajit, ne të vendosnim një shkop matës brenda cisternës. Dhe nëse niveli i vajit ishte i ulët, ne do t’i telefononim kompanisë së ngrohjes me vaj që të vinte për ta mbushur cisternën.

Gjatë një janari çuditërisht të ftohtë, ne patëm probleme financiare. Unë madje zura një punë me kohë të pjesshme mbrëmjeve në një restorant për t’i rritur të ardhurat tona, por ende e kishim të vështirë t’i plotësonim nevojat bazë. Përfundimisht, erdhi puna që mbërritëm para zgjedhjes për të paguar të dhjetën apo për të paguar për ngrohjen e shtëpisë sonë. E matëm vajin dhe kishte zbritur në 5 cm. Ai do të zgjaste vetëm për një apo dy ditë. Por ne vendosëm ta vinim besimin tonë te Zoti dhe ta paguanim të dhjetën tonë.

Të nesërmen Marku e mati përsëri vajin. Ishte akoma në nivelin e pesë centimetrave. Marku e mati përsëri ditën vijuese dhe ende ishte pesë centimetra. Ngrohësja po funksiononte, por vaji nuk po pakësohej. Për dy ditët e ardhshme vaji mbeti në nivelin e pesë centimetrave. Më kujtohej që qaja me lot gëzimi natën kur e ndieja ngrohtësinë të vinte. Kaldaja jonë nuk po punonte nga vaji; ajo po punonte nga besimi.

U ndjeva njësoj si e veja që ushqeu profetin Elia dhe zbuloi se “ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua” (1 Mbretërve 17:16). Kur më në fund erdhi dita e rrogës, Marku e mati edhe një herë vajin. Këtë herë matja tregoi 2,5 cm. Tani niveli i vajit po zbriste, por ne kishim para për ta mbushur cisternën.

Familja jonë e kishte vënë në provë premtimin e Zotit që gjendet te Malakia 3:10: “‘Dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë’, thotë Zoti i ushtrive, ‘në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini’”.

Këdo që ka dyshim te bekimet e pagimit të së dhjetës, unë e nxit që ta pranojë ftesën e Zotit për ta “v[ënë] në provë për këtë gjë”. Pagimi i së dhjetës i hap pragjet e qiellit dhe nëpërmjet bindjes e besnikërisë ndaj ligjeve dhe urdhërimeve të Zotit, ne bekohemi në shumë mënyra.

Familja jonë nuk do ta harrojë asnjëherë kohën kur kaldaja jonë me vaj punonte nga besimi, në vend të vajit.