2019
Farat e Besimit
Janar 2019


Farat e Besimit

Pamja
Seeds of Faith

Profeti Alma e krahasoi rritjen e një dëshmie me mbjelljen e një fare (shih Alma 32). Kur lutesh, i lexon shkrimet e shenjta dhe i ndihmon të tjerët, besimi yt do të rritet! Provoje këtë eksperiment për të parë një farë të mbijë.

Çfarë do të Të Nevojitet:

fasule e thatë (çfarëdo lloji)

copa letre ose shami letre

qese plastike e tejdukshme dhe e mbyllshme

  1. Fut copa letre apo shami prej letre të lagura brenda një qeseje plastike. Vendose fasulen sipër dhe mbylle mirë qesen.

  2. Lëre qesen në një vend me diell. Pas afro një jave, fasulja duhet të fillojë të mbijë!

  3. Lëre bimën të vazhdojë të rritet për njëfarë kohe. Kur t’i shohësh rrënjët, mbille filizin në dhe. Siguroji ujë dhe dritën e diellit dhe shih se sa e madhe do të bëhet!

Lojë me Përputhjen e Bimëve

Dëshmia e çdonjërit rritet në mënyrë të ndryshme. A mund ta përputhësh secilën bimë me hijen e saj?