2019
Mësoni rreth Jezusit
Janar 2019


Nga Presidenca e Parë

Mëso rreth Jezusit

Nga “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 39–42.

Pamja
Learn about Jesus

Perëndia e dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të na ndihmuar. Ti mund të kesh fuqi nga Jezu Krishti kur i bën këto gjëra:

  • Mëso rreth Shpëtimtarit. Disa vite më parë lexova dhe nënvizova çdo varg rreth Jezu Krishtit në shkrimet e shenjta. Kur e përfundova, i thashë bashkëshortes sime: “Jam bërë tjetër njeri!”

  • Studioje dokumentin “Krishti i Gjallë”. Ai është një dëshmi për Jezu Krishtin nga profetët e apostujt.

  • Ji i gatshëm të ngulmosh, ta ngresh zërin dhe të jesh i ndryshëm nga njerëzit e botës.

  • Përpiqu të shohësh tek Aiçdo mendim (shih Doktrina e Besëlidhje 6:36). Kur e bën këtë, dyshimet dhe frika jote do të largohen.

  • Bëj besëlidhje të shenjta dhe mbaji ato.

Jezusi është Krishti! Fuqia e Tij është në dispozicion të çdonjërit prej jush.