2019
Rinia
Janar 2019


Rinia

Pamja
e re në kishë

Po sikur të largohesha? Kur u shpërngula fillimisht këtu, në degën time kishte vetëm dy të reja të tjera. Ne u bëmë shoqe dhe arrita t’i njihja shumë mirë. Por ato ndaluan së ardhuri në kishë.

Një herë kur shkova në tempull, pashë presidentin e misionit. I tregova për shoqet e mia dhe e pyeta se çfarë mund të bëja për t’i ndihmuar ato që të ktheheshin në Kishë. Ai më tha të qëndroja aty ku isha, të isha i fortë dhe të lutesha për to.

Shpejt pas kësaj, pashë një nga vajzat, dhe isha kaq e lumtur ta shihja. Kur u ktheva në shtëpi atë natë, u luta dhe ndjeva fuqishëm se kisha nevojë patjetër që të qëndroja aty ku isha dhe të vazhdoja të shkoja në kishë, të vazhdoja të shkoja në seminar dhe të vazhdoja të isha një shembull për shoqet e mia. Po sikur të largohesha dhe të mos kthehesha kurrë dhe një nga shoqet e mia të kthehej në kishë? Kush do të ishte shoqja e tyre dhe kush do t’i ndihmonte ato të ktheheshin?

Gjërat janë më të lehta kur i bëjmë ato së bashku.

Alyona, Kharkiv Oblast, Ukraine