Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 10: Jakobi dhe Sheremi


Kapitulli 10

Jakobi dhe Sheremi

Pamja
Nefi duke i dhënë fletët Jakobit

Përpara se Nefi të vdiste, ai ia dha fletët që kishte shkruar, vëllait të tij më të vogël, Jakobit. Jakobi ishte i drejtë.

Pamja
Jakobi duke shkruar në fletë

Nefi i tha Jakobit që t’i shkruante gjërat që do ta ndihmonin popullin të besonte te Jezu Krishti.

Pamja
Nefi duke bekuar Jakobin

Nefi i dha Jakobit fuqi për të qenë një prift në Kishë dhe për t’u mësuar nefitëve fjalën e Perëndisë.

Pamja
Jakobi duke i dhënë mësim popullit

Pasi Nefi vdiq, shumë nga nefitët u bënë të ligj. Jakobi i mësoi njerëzit dhe u tha që të pendoheshin për gjërat e këqija që po bënin.

Pamja
Sheremi duke dhënë mësim

Një njeri i lig, i quajtur Sherem, shkoi mes nefitëve duke u mësuar atyre që të mos besonin në Jezu Krisht.

Pamja
Sheremi

Sheremi u tha njerëzve që nuk do të kishte Krisht. Shumë njerëz e besuan Sheremin.

Pamja
Sheremi duke u grindur me Jakobin

Jakobi e mësoi popullin që të besonte në Krisht. Sheremi donte të grindej me Jakobin dhe ta bindte atë që nuk do të kishte Krisht.

Pamja
Jakobi dhe Sheremi

Besimi i Jakobit në Jezu Krisht nuk mund të lëkundej. Ai kishte parë engjëj dhe kishte dëgjuar zërin e Zotit. Ai e dinte se Jezusi do të vinte.

Pamja
Jakobi duke i dhënë dëshmi Sheremit

Fryma e Shenjtë ishte me Jakobin ndërsa ai ia dha Sheremit dëshminë e tij për Jezu Krishtin.

Pamja
Sheremi duke kërkuar shenja

Sheremi kërkoi të shihte një shenjë. Ai dëshironte që Jakobi të provonte se ekziston një Perëndi. Ai dëshironte të shihte një mrekulli.

Pamja
Jakobi

Jakobi nuk donte t’i kërkonte Perëndisë një shenjë. Ai tha se Sheremi e dinte tashmë se ajo që kishte dhënë mësim Jakobi, ishte e vërtetë.

Pamja
Jakobi dhe Sheremi

Jakobi tha se nëse Perëndia do ta godiste Sheremin, kjo do të ishte një shenjë e fuqisë së Perëndisë.

Pamja
Sheremi duke rënë përtokë

Sheremi ra menjëherë përtokë. Ai nuk mund të ngrihej për shumë ditë.

Pamja
Sheremi

Sheremi ishte i pafuqishëm dhe e dinte se do të vdiste. Ai i mblodhi njerëzit.

Pamja
Sheremi duke u folur njerëzve

Ai u tha atyre se i kishte gënjyer. Ai u tha se ata duhet të besonin në Jezu Krisht.

Pamja
Sheremi

Pasi Sheremi mbaroi së foluri njerëzve, ai vdiq. Njerëzit e ndien fuqinë e Perëndisë dhe ata ranë përtokë.

Pamja
Jakobi me të tjerë

Njerëzit filluan të pendoheshin dhe t’i lexonin shkrimet e shenjta. Ata jetuan në paqe dhe dashuri. Jakobi ishte i lumtur dhe e dinte se Perëndia u ishte përgjigjur lutjeve të tij.