Histori nga Shkrimet e Shenjta
Vende për t’u Njohur


Vende për t’u Njohur

Amerika

toka e premtuar ku Perëndia e drejtoi familjen e Lehit dhe jareditët

Amoniha

një qytet me njerëz të ligj që nuk donin t’i dëgjonin Alma të Riun dhe Amulekun

Babeli

një qytet ku njerëzit e ligj ndërtuan një kullë që ata të mund të ngjiteshin në qiell

Begati1

vendi ku familja e Lehit fushoi pasi kishte udhëtuar në vendin e shkretë për tetë vjet. Që aty ata udhëtuan për në tokën e premtuar.

Begati2

vendi ku erdhi Jezu Krishti kur vizitoi nefitët

Bethlehemi

një qytet pranë Jerusalemit ku lindi Jezu Krishti

Jershoni

toka që nefitët ia dhanë popullit të Amonit

Jerusalemi

qyteti ku Lehi u profetizoi të ligjve dhe vendi ku Jezu Krishti dha mësim dhe u kryqëzua

kodra Kumorah

vendi ku Moroni i groposi fletët e arta dhe Jozef Smithi i zbuloi ato më vonë

Nefi

qyteti që ndërtuan Nefi dhe populli i tij pasi u larguan nga Lamani, Lemueli dhe pasuesit e tyre

Sidomi

toka ku Alma i Riu ndërtoi Kishën. Ai u bë shtëpia e re e njerëzve të drejtë që u larguan nga Amoniha.

toka e premtuar

çdo tokë ku Perëndia e drejton popullin e Tij të zgjedhur. Ai e udhëhoqi familjen e Lehit dhe jareditët për në tokën e premtuar.

Ujërat e Mormonit

vendi ku Alma pagëzoi nefitët e kthyer në besim që ishin larguar nga mbreti Noe

Zarahemla

një qytet kryesor nefit që ishte qendra e qeverisë dhe e Kishës. Mbreti Mosia dhe mbreti Beniamin jetuan aty. Qyteti u dogj kur vdiq Jezusi.