Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 9: Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar


Kapitulli 9

Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar

Pamja
toka e premtuar

Anija që mbante familjen e Lehit, e kaloi oqeanin dhe mbërriti në tokën e premtuar. Njerëzit i ngritën çadrat e tyre.

Pamja
duke mbjellë farat

Ata e punuan tokën dhe i mbollën farat që kishin sjellë.

Pamja
shumë kafshë

Ndërsa udhëtuan përgjatë tokës së tyre të re, ata gjetën shumë lloje kafshësh. Ata gjetën gjithashtu ar, argjend dhe bakër.

Pamja
Nefi duke shkruar

Perëndia i tha Nefit që të bënte fletë metali për të shkruar në to. Nefi shkroi për familjen e tij dhe udhëtimet e tyre. Ai shkroi gjithashtu fjalët e Perëndisë.

Pamja
Lehi duke i folur familjes

Lehi u plak. Përpara se të vdiste ai u foli bijve të tij dhe u tha atyre që t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ai gjithashtu i bekoi nipërit dhe mbesat e tij.

Pamja
Lamani dhe Lemueli të zemëruar me Nefin

Pasi Lehi vdiq, Lamani dhe Lemueli u zemëruan me Nefin dhe donin ta vrisnin atë. Ata nuk donin që Nefi, vëllai i tyre më i vogël, të ishte udhëheqësi i tyre.

Pamja
Nefi dhe njerëzit e drejtë duke u larguar

Zoti i tha Nefit që t’i udhëhiqte njerëzit e drejtë për në vendin e shkretë. Ata udhëtuan për shumë ditë dhe më në fund ndaluan në një tokë që e quajtën Nefi.

Pamja
njerëz duke biseduar

Njerëzit që e ndoqën Nefin, iu bindën Perëndisë. Ata punuan fort dhe u bekuan. Nefi i mësoi popullit të tij se si të ndërtonin me dru dhe metal. Ata ndërtuan një tempull të bukur.

Pamja
Lamanitët

Ndjekësit e Lamanit dhe Lemuelit u quajtën lamanitë.

Pamja
lamanitët

Lamanitët nuk iu bindën Perëndisë dhe u përjashtuan nga prania e tij. Shpirti i Zotit nuk mund të ishte me ta derisa ata të pendoheshin.

Pamja
lamanitët duke luftuar me nefitët

Lamanitët qenë plot ligësi dhe shpesh luftonin me nefitët.