Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 34: Helamani dhe 2 000 Luftëtarët e Rinj


Kapitulli 34

Helamani dhe 2 000 Luftëtarët e Rinj

Pamja
roja mbi mur

Populli i Amonit i premtoi Perëndisë se nuk do të luftonte më asnjëherë. Pjesëtarët e tij jetuan pranë nefitëve dhe nefitët i mbrojtën ata.

Pamja
burra duke biseduar me Helamanin

Kur armiqtë e popullit të Amonit i sulmuan nefitët, populli i Amonit donte ta shkelte premtimin e tij dhe t’i ndihmonte nefitët të luftonin.

Pamja
Helamani duke i folur grupit

Helamani dhe udhëheqës të tjerë nefitë nuk donin që populli i Amonit ta shkelte premtimin ndaj Perëndisë.

Pamja
bijtë e popullit të Amonit

Bijtë e rinj të popullit të Amonit nuk e kishin bërë premtimin. Ata donin ta ndihmonin ushtrinë nefite të luftonte për liri.

Pamja
2 000 luftëtarë

Dy mijë nga këta të rinj zgjodhën ta mbronin vendin e tyre. Ata i kërkuan Helamanit të bëhej udhëheqësi i tyre.

Pamja
tre luftëtarë

Këta të rinj ishin trima, guximtarë dhe të fortë. Ata ishin gjithashtu të ndershëm e të besuar dhe i mbanin urdhërimet e Perëndisë.

Pamja
Helamani me luftëtarët

Helamani i udhëhoqi 2 000 luftëtarët e tij të rinj në betejë. Ai i quajti ata bijtë e tij dhe ata e quajtën atë ati i tyre.

Pamja
Helamani duke udhëhequr luftëtarët

Edhe pse bijtë e Helamanit nuk kishin luftuar asnjëherë, ata nuk kishin frikë. Nënat e tyre u kishin mësuar të kishin besim te Perëndia dhe të dinin se Ai do t’i ndihmonte.

Pamja
luftëtarë duke luftuar

Helamani dhe ushtria e tij luftuan në disa beteja kundër lamanitëve. Këta të rinj iu bindën të gjitha urdhrave të Helamanit.

Pamja
luftëtarët pas betejës

Ata luftuan me guxim dhe ndihmuan që t’i sprapsin armiqtë. Pas betejës, Helamani pa që të gjithë bijtë e tij ishin plagosur por asnjë nga ata nuk ishte vrarë.

Pamja
Helamani dhe luftëtari

Kjo ishte një mrekulli. Helamani ishte shumë i lumtur. Ai e dinte se këta të rinj ishin mbrojtur për shkak të besimit të tyre të madh te Perëndia.