Histori nga Shkrimet e Shenjta
Fjalë për t’u Ditur


Fjalë për t’u Ditur

A

adhuroj

t’i falesh një personi apo diçkaje ose ta ndjekësh atë

agjërim

të rrish pa ushqim ose ujë ndërsa kërkon ndihmë shpirtërore

altar

një vend i shenjtë i ngritur me dhe ose gurë mbi të cilin i ofrohen Perëndisë lutjet ose sakrificat

Pamja
altar

altar

anëtar

një njeri që bën pjesë në një kishë ose grup

armatim

një veshje që veshin ushtarët për të mbrojtur veten në betejë

Pamja
armatim

armatim

armë

diçka e përdorur për të plagosur ose vrarë njerëz të tjerë, si për shembull një shpatë ose shtizë

B

bashkohem

të bëhesh pjesë e një grupi

bekoj

t’i japësh një njeriu diçka që do të ketë dobi për të. Ta bekosh sakramentin do të thotë t’i kërkosh Perëndisë t’i pranojë bukën dhe ujin si simbole të Jezu Krishtit.

besëlidhje

një premtim midis Perëndisë dhe një njeriu

besim

të besosh në Jezu Krisht

besnik

të vazhdosh t’u bindesh urdhërimeve

besoj

të ndjesh ose të dish që diçka është e vërtetë

bindem

të bësh atë që të është kërkuar ose urdhëruar

burg

një vend që përdoret për të mbajtur njerëzit që kanë bërë një krim

D

dehje

humbje kontrolli kur ke pirë shumë alkool

dënoj

të shkaktosh ose të lejosh që një njeriu t’i ndodhin gjëra të këqija. Njerëzit shpesh dënohen kur ata nuk i binden Perëndisë.

dëshmi

një ndjenjë ose dëshmim që ungjilli është i vërtetë

dishepull

një njeri i cili ndjek Jezusin dhe përpiqet të jetë si Ai

i drejtë

diçka që është nga Perëndia. Njerëzit e drejtë janë ata që i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë.

E

engjëll

një lajmëtar nga Perëndia

Ë

ëndërr

një histori që ndodh në mendjen e një njeriu kur ai ose ajo është duke fjetur

F

fal

të harrosh gjërat e këqija që ka bërë një njeri dhe ta duash atë njeri

fletë

fletë të holla metali mbi të cilat njerëzit shkruan mësimet e Perëndisë dhe historitë e njerëzve

Pamja
fletët

fletët

fletë të arta

një anal i shkruar në fletë të holla ari. Moroni i fshehu këto në kodrën Kumorah dhe Jozef Smithi më vonë i zbuloi ato.

Pamja
fletë të arta

fletë të arta

fletët prej tunxhi

një anal me urdhërimet dhe marrëdhënien e Perëndisë me paraardhësit e Lehit

Pamja
fletët prej tunxhi

fletët prej tunxhi

fron i gjykimit

një post në qeverinë nefite që e mbante kryegjykatësi

fuqi

një forcë e mirë ose e ligë, shpesh një ndihmë ose forcë e veçantë nga Perëndia

Gj

gjykatës

një udhëheqës i cili vendos se çfarë nënkuptojnë ligjet ose se si duhet t’i zbatojnë ato njerëzit

H

hark

një shkop i gjatë me një fije të kapur te secili skaj, që përdoret për të hedhur shigjeta

Pamja
hark

hark

heq skalpin

t’ia heqësh dikujt lëkurën e kokës

hobe

një armë e përdorur për të hedhur gurë

Pamja
hobe

hobe

I

idhull

diçka që njerëzit e adhurojnë, që nuk është nga Perëndia

J

jeta e përjetshme

të jetosh përgjithmonë me Perëndinë

K

kapiten

udhëheqës i një ushtrie

komplotoj

të shpikësh një plan të lig kundër dikujt

kryqëzoj

të dënosh me vdekje një njeri duke e gozhduar në kryq

kullë

një ndërtesë ose një platformë e lartë ku njerëzit mund të qëndrojnë

Pamja
kullë

kullë

kuptoj

të dish ose të marrësh vesh një ide

L

lajme të mira

mesazhe shprese dhe ngushëllim i dërguar nga Perëndia

i lig

diçka që nuk është nga Perëndia. Një njeri i lig e do Satanin dhe nuk i zbaton urdhërimet e Perëndisë

i/e lig/ë

diçka që është e keqe

Liahona

një sferë tunxhi që Perëndia ia dha familjes së Lehit për t’i treguar udhën për në vendin e shkretë. Funksiononte vetëm kur familja e Lehit ishte e drejtë.

Pamja
Liahona

Liahona

liri

të jesh në gjendje të bësh zgjedhjei lirë

liri për të bërë zgjedhje

luftë

betejë midis armiqve ose ushtrive kundërshtare

lutem

t’i flasësh Perëndisë, duke i dhënë falënderime dhe duke i kërkuar bekime

M

maunë

një barkë e madhe që përdoret për të mbajtur njerëz ose pajisje

Pamja
maunë

maunë

mbret

udhëheqës mbi një grup njerëzish

mburojë

një pjesë armatimi që mbron pjesën e sipërme të trupit të një ushtari nga shpata ose armë të tjera

mbushur me Frymën e Shenjtë

ta lësh Frymën e Shenjtë t’i tregojë mendjes dhe zemrës së një njeriu çfarë është e vërtetë

mëkat

të thyesh një urdhërim

misionar

një njeri që u mëson të tjerëve ungjillin e Jezu Krishtit

mrekulli

një ngjarje ose ndodhi e pazakontë, që tregon fuqinë e Perëndisë

N

ndërtoj

të bësh ose të ngresh diçka

O

ordinancë

një ceremoni ose veprim i shenjtë që ka kuptim shpirtëror, i tillë si pagëzimi ose sakramenti

P

pagëzim

një ordinancë në të cilën një njeri me autoritet nga Perëndia e zhyt një person tjetër plotësisht në ujë dhe e nxjerr përsëri jashtë. Pagëzimi është i nevojshëm për t’u bërë një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit.

Pamja
pagëzim

pagëzim

paqe

një ndjenjë e ngrohtë ose një periudhë pa luftë

pemë e jetës

pema në ëndrrën e Lehit që përfaqëson dashurinë e Perëndisë

pendohem

të ndihesh keq për një veprim ose një mendim dhe të premtosh që të mos e përsëritësh më atë

përkthej

të ndryshosh fjalët nga një gjuhë në një gjuhë tjetër

përndjek

të thuash gjëra të pavërteta për dikë, për ta mërzitur dhe lënduar

i përulur

të jesh i gatshëm të marrësh mësim dhe të kërkosh të bësh vullnetin e Perëndisë

premtim

një zotim ose besëlidhje për të bërë diçka ose për të qenë dikush

priftëri

autoriteti për të vepruar në emrin e Perëndisë

profeci

ta përshkruash një ngjarje përpara se të ndodhë

profet

një njeri i thirrur nga Perëndia për t’u treguar njerëzve vullnetin e Perëndisë

Q

qiell

vendi ku jeton Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

R

rebelohem

të mos u bindesh ose t’i kundërshtosh urdhërimet

ringjallje

të sjellësh dikë ose diçka përsëri në jetë

robëri

të mos jesh i lirë, të jesh i detyruar të punosh gjithë ditën për përfitimin e dikujt tjetër

Rr

rrobë

veshje e gjatë, e derdhur

S

sakrament

një ordinancë në të cilën burrat që mbajnë priftërinë, i bekojnë dhe ua kalojnë bukën dhe ujin njerëzve të tjerë. Sakramenti u kujton njerëzve Jezu Krishtin.

sakrificë

të heqësh dorë nga diçka e çmuar për Perëndinë

sinagogë

një lloj ndërtese ku njerëzit mblidhen për të adhuruar Perëndinë

skllevër

njerëz të cilët janë të detyruar të punojnë për njerëz të tjerë

Sh

shërbëtorë

njerëz që shërbejnë ose punojnë për dikë, si për shembull një mbret

i shurdhëri

paaftë për të parëshëroj

shigjetë

një armë me majë të mprehtë që përdoret për gjueti ose luftë

Pamja
shigjetë

shigjetë

shkatërroj

t’i japësh fund plotësisht diçkaje ose ta rrënosh atë, si p.sh. një qytet ose një jetë

shpatë

një teh i mprehtë, i gjatë i përdorur për të prerë ose copëtuar

Pamja
shpatë

shpatë

shpëtoj

të largohesh nga një person

Shpirt i Madh

emri i Perëndisë për lamanitët

shtizë

një shkop i mprehtë te maja i përdorur për të shpuar

Pamja
shtizë

shtizë

shufra e hekurit

një simbol në ëndrrën e Lehit, që përfaqëson fjalën e Perëndisë

shuguroj

të japësh fuqinë dhe autoritetin e priftërisë

Pamja
shuguroj

shuguroj

T

tempull

shtëpia e Perëndisë

Pamja
tempull

tempull

titulli i lirisë

një mesazh që shkroi kapiten Moroni, duke e nxitur popullin e tij që të mbronte lirinë e vet

Pamja
titulli i lirisë

topuz

një armë e përdorur për të goditur kafshët ose njerëzit

Pamja
topuz

topuz

trim

të njohësh dhe të mbrosh çfarë është e drejtë

U

udhëheqës

një njeri që drejton një grup njerëzish

ungjill

mësimet e Jezu Krishtit

urdhërim

diçka që Perëndia i thotë popullit të Tij për ta bërë, që njerëzit të jenë të lumtur

Urimi dhe Thumimi

mjete të veçanta që Perëndia ua jep profetëve për t’i ndihmuar ata të përkthejnë dhe të marrin zbulesë

ushtar

një njeri që lufton në një ushtri

ushtri

një grup ushtarësh të përgatitur për të luftuar

V

vegim

një formë zbulese

vend i shkretë

një zonë e pabanuar toke që është pa qytete apo njerëz

i verbër

i paaftë për të parë

i vërtetë

diçka që ndodhi vërtet ose që është e mirë apo e drejtë

vjedh

të marrësh diçka që i përket dikujt tjetër

vras me gurë

t’i hedhësh gurë një njeriu derisa ai ose ajo të vdesë

Z

zi buke

mungesë ushqimi e shkaktuar nga mosrënia e shiut dhe pamundësia për t’u rritur drithërat