Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 37: Nefi dhe Lehi në Burg


Kapitulli 37

Nefi dhe Lehi në Burg

Pamja
Helamani dhe bijtë

Nefi dhe Lehi ishin bijtë e Helamanit. Helamani donte që ata të ishin të drejtë si Lehi dhe Nefi që u larguan nga Jerusalemi.

Pamja
Helamani duke mësuar të bijtë

Helamani u mësoi bijve të tij të besonin në Jezu Krisht. Ata mësuan se falja vjen nëpërmjet besimit dhe pendimit.

Pamja
njerëz duke u pagëzuar

Nefi dhe Lehi shkuan t’ua mësojnë fjalën e Perëndisë nefitëve dhe lamanitëve. Mijëra njerëz u pagëzuan.

Pamja
Nefi dhe Lehi të lidhur

Kur Nefi dhe Lehi shkuan në tokën e Nefit, një ushtri lamanite i futi ata në burg dhe nuk u dha atyre ushqim për shumë ditë.

Pamja
Nefi dhe Lehi në zjarr

Lamanitët shkuan në burg për t’i vrarë Nefin dhe Lehin por nuk mundën sepse ata mbroheshin nga një rreth zjarri që do ta digjte çdo njeri që përpiqej t’i prekte ata.

Pamja
Nefi dhe Lehi në zjarr

Nefi dhe Lehi nuk u dogjën nga zjarri. Ata u thanë lamanitëve që fuqia e Perëndisë po i mbronte ata.

Pamja
muret e burgut duke u dridhur

Toka dhe muret e burgut filluan të dridheshin. Një re e zezë i rrethoi njerëzit në burg dhe ata u frikësuan.

Pamja
ushtarë në errësirë

Një zë foli nga sipër errësirës. Ishte i qetë si një pëshpëritje por çdo njeri mund ta dëgjonte atë.

Pamja
njerëz në errësirë

Zëri u tha njerëzve të pendoheshin dhe të mos përpiqeshin më për t’i vrarë Nefin dhe Lehin.

Pamja
ushtarë në dysheme

Zëri foli tri herë dhe toka dhe muret e burgut vazhdonin të dridheshin. Lamanitët nuk mund t’ia mbathnin sepse ishte shumë errësirë dhe ata ishin shumë të trembur.

Pamja
fytyra e Nefit dhe e Lehit duke shkëlqyer

Një nefit, i cili kishte qenë anëtar i Kishës, pa fytyrat e Nefit dhe të Lehit që po shkëlqenin në errësirë.

Pamja
Nefi dhe Lehi duke shkëlqyer

Nefi dhe Lehi po shikonin në drejtim të qiellit dhe po flisnin. Burri u tha lamanitëve të shikonin. Ata po vrisnin mendjen se me kë ishin duke folur Nefi dhe Lehi.

Pamja
Aminadabi duke u folur burrave

Burri, i cili quhej Aminadab, u tha lamanitëve që Nefi dhe Lehi po u flisnin engjëjve.

Pamja
Aminadabi duke folur

Lamanitët e pyetën Aminadabin se si të dilnin nga kjo re errësire. Ai u tha atyre të pendoheshin dhe të luteshin derisa të kishin besim në Jezu Krisht.

Pamja
lamanitë duke u lutur

Lamanitët u lutën derisa reja e zezë u largua.

Pamja
zjarr rreth burrave

Kur errësira u largua, njerëzit panë një kolonë zjarri rreth tyre. Zjarri nuk i digjte ata ose muret e burgut.

Pamja
lamanitët

Lamanitët ndien një gëzim të madh dhe Shpirti i Perëndisë i mbushi zemrat e tyre.

Pamja
tre lamanitë

Një zë pëshpëriti duke thënë se ata do të ngushëlloheshin për shkak të besimit të tyre në Jezu Krisht.

Pamja
engjëjt

Lamanitët ngritën sytë lart për të parë nga vinte zëri. Ata panë engjëj duke zbritur nga qielli.

Pamja
lamanitë duke biseduar

Rreth 300 njerëz panë dhe dëgjuan çfarë ndodhi në burg. Ata shkuan dhe u treguan të tjerëve.

Pamja
lamanitë duke flakur armatimet

Shumica e lamanitëve i besuan ata dhe flakën armatimet e tyre.

Pamja
lamanit dhe nefit duke folur

Lamanitët nuk i urryen më nefitët dhe ua kthyen tokën që u kishin marrë. Lamanitët u bënë më të drejtë sesa nefitët.

Pamja
lamanitët dhe nefitët duke ecur

Shumë lamanitë shkuan me Nefin dhe Lehin dhe i mësuan si nefitët edhe lamanitët.