Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 6: Ëndrra e Lehit


Kapitulli 6

Ëndrra e Lehit

Pamja
Lehi me familjen

Lehi i tregoi familjes së tij rreth një vegimi të rëndësishëm që kishte pasur në një ëndërr. Ëndrra e Lehit e bëri atë të lumtur për Nefin dhe Samin, por e dëshpëroi për Lamanin dhe Lemuelin.

Pamja
Lehi dhe engjëlli

Në ëndrrën e tij, Lehi pa një njeri të veshur me një rrobë të bardhë që i tha Lehit ta ndiqte atë. Lehi e ndoqi njeriun në një vend të shkretë, të errët dhe të zymtë.

Pamja
Lehi duke u lutur

Pasi udhëtoi në errësirë për shumë orë, Lehi u lut për ndihmë.

Pamja
pema e jetës

Pastaj ai pa një pemë me frutë të bardhë. Kjo frutë e ëmbël i bënte të lumtur ata që e hanin atë.

Pamja
Lehi duke ngrënë frutën

Lehi e hëngri frutën dhe fruta e mbushi me gëzim. Ai dëshironte që familja e tij ta provonte frutën sepse e dinte që fruta do t’i bënte edhe ata të lumtur.

Pamja
Saria, Sami dhe Nefi duke shkuar drejt Lehit

Lehi pa një lumë që rridhte pranë pemës. Në krye të lumit ai pa Sarian, Samin dhe Nefin.

Pamja
familje duke shkuar drejt pemës

Lehi u thirri gruas dhe bijve të tij që të vinin dhe ta shijonin frutën. Saria, Sami dhe Nefi shkuan dhe e shijuan frutën, por Lamani dhe Lemueli nuk deshën.

Pamja
shufra që të çon te pema

Lehi pa gjithashtu një shufër hekuri dhe një shteg të ngushtë dhe të ngushtuar që të çonte te pema.

Pamja
njerëz duke u mbajtur te shufra

Ai pa shumë njerëz duke ecur në shteg ose në drejtim të tij. Për shkak të mjegullës së errësirës, disa u endën jashtë shtegut dhe humbën.

Pamja
njerëz duke u mbajtur te shufra

Të tjerët u mbajtën fort te shufra e hekurit dhe ia dolën që nëpër errësirë të shkonin te pema. Ata e shijuan frutën.

Pamja
njerëz duke ngrënë fruta

Njerëzit në një ndërtesë të madhe në anën tjetër të lumit u tallën me ata të cilët hëngrën frutë. Disave që e kishin ngrënë frutën, u erdhi turp dhe u larguan nga pema.

Pamja
ndërtesë e gjerë

Lehi pa shumë njerëz në ëndrrën e tij. Disa u mbajtën fort te shufra e hekurit dhe ecën përmes errësirës për te pema. Ata e shijuan frutën. Të tjerë shkuan te ndërtesa e madhe apo u mbytën në lumë ose humbën. Lamani dhe Lemueli nuk deshën ta hanin frutën. Lehi u shqetësua për ata dhe u përpoq t’i ndihmonte që t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë.