Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 16: Mbreti Limhi dhe Populli i Tij Shpëtojnë


Kapitulli 16

Mbreti Limhi dhe Populli i Tij Shpëtojnë

Pamja
lamanitë duke vrojtuar njerëz në fushë

Lamanitët zunë rob shumë nefitë që nuk kishin ikur me mbretin Noe. Lamanitët i morën ata dhe u dhanë tokë, por i detyruan të paguanin taksa të rënda.

Pamja
Mbreti Limhi

Nefitët e bënë Limhin mbretin e tyre të ri. Limhi ishte biri i mbretit Noe por ai nuk ishte i lig si ati i tij. Ai ishte një njeri i mirë.

Pamja
lamanitë duke fshikulluar nefitë

Mbreti Limhi u përpoq të bënte paqe me lamanitët, por ata vazhduan t’u bënin rojë nefitëve dhe të ishin mizorë me ta.

Pamja
nefitë të zënë rob

Një ditë, mbreti Limhi pa disa të huaj jashtë qytetit. Ai i futi ata në burg. Të huajt ishin nefitë nga Zarahemla.

Pamja
Amoni duke folur me Limhin

Udhëheqësi i tyre quhej Amon. Mbreti Limhi ishte i lumtur që po e takonte atë. Ai e dinte se Amoni mund ta ndihmonte popullin e tij që të shpëtonte nga lamanitët.

Pamja
Mbreti Limhi duke i folur popullit

Mbreti Limhi e mblodhi popullin e tij. Ai u kujtoi njerëzve se ligësia e tyre ishte arsyeja pse ata mbaheshin robër nga lamanitët.

Pamja
Limhi duke folur

Ai u tha njerëzve të tij të pendoheshin, t’i besonin Perëndisë dhe t’u bindeshin urdhërimeve. Atëherë Perëndia do t’i ndihmonte të shpëtonin.

Pamja
lamanitë duke biseduar

Nefitët mësuan se lamanitët që ruanin qytetin, zakonisht deheshin natën.

Pamja
nefitë duke u dhënë verë rojave

Atë natë mbreti Limhi u dërgoi më shumë verë rojave si dhuratë.

Pamja
Limhi dhe populli i tij shpëtojnë

Mbreti Limhi dhe populli i tij mundën të kalonin pranë rojave të dehura dhe të shpëtonin.

Pamja
njerëz që mirëpriten në Zarahemla

Amoni e udhëhoqi mbretin Limhi dhe popullin e tij nga vendi i shkretë për në Zarahemla, ku ata i pritën me gëzim.