Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 51: Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar


Kapitulli 51

Jareditët Udhëtojnë për në Tokën e Premtuar

Pamja
vëllai i Jaredit dhe reja

Ndërsa jareditët po fushonin pranë detit, vëllai i Jaredit harroi të lutej. Zoti erdhi në një re për t’i thënë atij që të pendohej.

Pamja
vëllai i Jaredit duke u lutur

Vëllai i Jaredit u pendua dhe u lut. Zoti e fali vëllanë e Jaredit, por tha se ai nuk duhej të mëkatonte më.

Pamja
vëllai i Jaredit duke u lutur

Zoti i tha vëllait të Jaredit të ndërtonte mauna për t’i çuar njerëzit e tij në tokën e premtuar.

Pamja
vëllai i Jaredit duke folur me Zotin

Zoti i tregoi vëllait të Jaredit se si t’i ndërtonte maunat.

Pamja
jareditët duke ndërtuar anije

Maunat u bënë hermetike kështu që uji të mos mund të futej brenda.

Pamja
vëllai i Jaredit duke i folur Zotit

Vëllai i Jaredit vrau mendjen se si do të kishin ajër njerëzit për të marrë frymë në mauna. Ai e pyeti Zotin se çfarë duhej të bënte.

Pamja
vëllai i Jaredit duke mbuluar vrimën

Zoti i tha atij të bënte nga një vrimë në majë si dhe në fund të çdo maune. Vrima mund të hapej që ta lejonte ajrin të hynte brenda dhe të mbyllej për ta mbajtur ujin jashtë.

Pamja
vëllai i Jaredit duke i folur Zotit

Vëllai i Jaredit i tha Zotit që maunat nuk kishin dritë brenda. Zoti i kërkoi atij të mendonte një mënyrë për të pasur dritë brenda maunave.

Pamja
vëllai i Jaredit duke e dëgjuar Zotin

Drita për maunat nuk mund të vinte nga zjarri ose nga dritaret sepse do të çaheshin.

Pamja
vëllai i Jaredit duke bërë gurë prej xhami

Vëllai i Jaredit shkoi në një mal dhe formoi 16 gurë të vegjël nga një shkëmb. Gurët dukeshin si një xham i tejdukshëm. Ai bëri nga dy gurë për secilën nga tetë maunat.

Pamja
vëllai i Jaredit duke u ngjitur në mal

Vëllai i Jaredit i çoi gurët në majën e një mali. Atje ai iu lut Zotit.

Pamja
vëllai i Jaredit duke u lutur

Vëllai i Jaredit i kërkoi Zotit t’i prekte gurët që të bënin dritë brenda maunave.

Pamja
Krishti duke prekur çdo gur

Zoti preku çdo gur me gishtin e Tij.

Pamja
vëllai i Jaredit

Për shkak se vëllai i Jaredit kishte besim të madh, ai e pa gishtin e Zotit. Dukej si një gisht njeriu.

Pamja
Krishti me vëllanë e Jaredit

Atëherë Zoti iu shfaq Vetë vëllait të Jaredit.

Pamja
Jezu Krishti

Jezusi tha se ata njerëz që besojnë tek Ai, do të kenë jetë të përjetshme.

Pamja
Jezusi duke mësuar vëllanë e Jaredit

Jezusi i mësoi dhe i tregoi vëllait të Jaredit shumë gjëra. Jezusi i tha atij t’i shkruante ato që kishte parë dhe dëgjuar.

Pamja
vëllai i Jaredit duke zbritur malin

Vëllai i Jaredit i mori gurët kur zbriti nga mali. Ai vendosi nga një gur në secilin skaj të çdo mauneje. Ata bënë dritë brenda maunave.

Pamja
maunat në ujë

Jareditët i futën në mauna kafshët dhe ushqimin e tyre. Zoti bëri që një erë e fortë t’i shtynte maunat drejt tokës së premtuar.

Pamja
vëllai i Jaredit

Zoti i mbrojti ata në detin e tërbuar. Ata e falënderuan Zotin dhe i thurën lavde.

Pamja
maunat duke mbërritur në tokën e premtuar

Pas 344 ditësh në ujë, maunat ndaluan në brigjet e tokës së premtuar.

Pamja
jareditët duke u lutur

Kur jareditët dolën jashtë maunave, ata u ulën në gjunjë dhe qanë me lot gëzimi.

Pamja
grua duke mbajtur grurë

Jareditët ndërtuan shtëpi dhe mbollën drithëra në tokën e premtuar. Ata u mësuan fëmijëve të tyre ta dëgjonin Zotin dhe t’u bindeshin fjalëve të Tij.