Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 43: Jezu Krishti u Shfaqet Nefitëve


Kapitulli 43

Jezu Krishti u Shfaqet Nefitëve

Pamja
nefitë duke u mbledhur

Shumë nefitë u mblodhën në tempull në Begati. Ata u çuditën nga ndryshimet e mëdha në tokë.

Pamja
njerëz duke biseduar

Njerëzit po flisnin rreth Jezu Krishtit dhe shenjës së vdekjes së Tij.

Pamja
njerëz duke dëgjuar një zë të qetë

Ndërsa po flisnin, ata dëgjuan një zë të qetë nga qielli. Ai i bëri zemrat e tyre të digjeshin.

Pamja
burrë duke mbajtur një grua

Në fillim ata nuk e kuptuan zërin, por, kur foli herën e tretë, ata e kuptuan atë.

Pamja
njerëz duke dëgjuar

Zëri ishte zëri i Atit Qiellor. Ai paraqiti Jezu Krishtin dhe u tha njerëzve ta dëgjonin Atë.

Pamja
Jezusi mes njerëzve

Jezu Krishti zbriti nga qielli dhe qëndroi mes njerëzve. Ata kishin frikë të flisnin sepse nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Ata menduan se Jezusi ishte një engjëll.

Pamja
Jezusi duke i folur popullit

Ai u tha atyre se ishte Jezu Krishti, pikërisht Ai që profetët kishin thënë se do të vinte.

Pamja
Jezusi me njerëz

Jezusi u tha njerëzve të vinin dhe t’i ndienin shenjat në anën e Tij dhe në duart e këmbët e Tij, ku Ai ishte gozhduar në kryq.

Pamja
Jezusi i ulur me fëmijë

Jezusi donte që njerëzit ta dinin se Ai ishte Perëndia i tyre dhe se Ai vdiq për mëkatet e tyre.

Pamja
Krishti me nefitët

Një nga një njerëzit prekën shenjat në anën, duart dhe këmbët e Jezusit. Njerëzit e dinin se Ai ishte Shpëtimtari.

Pamja
njerëz duke adhuruar Jezusin

Atëherë njerëzit e lavdëruan Jezusin dhe ranë te këmbët e Tij, dhe e adhuruan Atë.

Pamja
Jezusi duke u dhënë burrave priftërinë

Jezusi thirri Nefin dhe 11 burra të tjerë. Ai u dha atyre fuqinë e priftërisë dhe u mësoi mënyrën e drejtë për të pagëzuar.

Pamja
Jezusi duke mësuar njerëz

Ai u tha nefitëve të besonin në Të, të pendoheshin dhe t’i zbatonin urdhërimet. Nëse nuk i bënin këto, ata nuk mund të hynin në mbretërinë e Tij.

Pamja
Jezusi duke mësuar njerëz

Ai u mësoi nefitëve se si t’i luteshin Ati Qiellor. Ai gjithashtu u mësoi atyre rreth agjërimit dhe u tha se ata do të merrnin falje në qoftë se do ta falnin njëri‑tjetrin.

Pamja
Jezusi duke mësuar njerëz

Pasi u mësoi njerëzve shumë gjëra, Jezusi u tha atyre të shkonin në shtëpi dhe të mendonin e të luteshin rreth gjërave që u kishte thënë.

Pamja
nefitë duke qarë

Nefitët filluan të qanin. Ata nuk donin që Jezusi të largohej ende.

Pamja
Jezusi duke mësuar njerëz

Jezusi i donte nefitët. Ai u tha atyre t’i sillnin tek Ai njerëzit që ishin të sëmurë ose të plagosur, që Ai të mund t’i shëronte.

Pamja
Jezusi duke shëruar fëmijë

Jezusi i shëroi këta njerëz. Çdo njeri u përul dhe e adhuroi Atë.