Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 15: Alma Jep Mësim dhe Pagëzon


Kapitulli 15

Alma Jep Mësim dhe Pagëzon

Pamja
Alma duke shkruar

Alma shpëtoi nga shërbëtorët e mbretit Noe dhe u fsheh për shumë ditë. Ndërsa qe i fshehur, ai shkroi ato që tha profeti Abinadi.

Pamja
Alma duke u dhënë mësim të tjerëve

Alma u pendua për mëkatet e tij dhe shkoi te nefitët në fshehtësi, duke u mësuar atyre mesazhin e Abinadit. Alma u tha njerëzve të kishin besim në Jezu Krisht dhe të pendoheshin.

Pamja
Alma

Gjatë ditës, Alma fshihej në një zabel të dendur pemësh të vogla, pranë një burimi të quajtur Ujërat e Mormonit.

Pamja
Alma duke pagëzuar të tjerët

Ata që i besuan mësimet e Almës, shkuan tek Ujërat e Mormonit dhe u pagëzuan. Alma pagëzoi 204 njerëz në Kishën e Krishtit.

Pamja
Alma duke shuguruar priftërinj

Alma shuguroi priftërinj për t’i dhënë mësim popullit. Ai u tha priftërinjve të jepnin mësim pendimin dhe besimin në Jezu Krisht. Ai gjithashtu tha që ata nuk duhet të grindeshin por të ishin të bashkuar.

Pamja
njerëz duke dhënë gjëra

Njerëzit e Almës e donin dhe i shërbenin njëri‑tjetrit. Ata e ndanin gjithçka kishin dhe ishin mirënjohës që kishin mësuar rreth Jezu Krishtit, Shëlbuesit të tyre.

Pamja
shërbëtorët e Noeut duke spiunuar Almën

Shërbëtorët e mbretit Noe panë që Alma po i jepte mësim popullit. Mbreti tha që Alma po i kthente nefitët kundër tij, kështu që ai dërgoi një ushtri për t’i vrarë ata.

Pamja
Alma dhe të tjerë duke u arratisur

Perëndia e paralajmëroi Almën që ushtria e mbretit Noe po vinte. Njerëzit mblodhën familjet, bagëtinë dhe gjëra të tjera që u përkisnin atyre, dhe shkuan në vendin e shkretë.

Pamja
ushtar i mbretit Noe

Perëndia i forcoi njerëzit e Almës që ata të mund të shpëtonin nga ushtria e mbretit Noe. Ushtria i kërkoi por nuk i gjeti ata kurrë.

Pamja
njerëz duke mbjellë

Pasi udhëtuan në vendin e shkretë për tetë ditë, populli i Almës arriti në një zonë shumë të bukur që kishte ujë të kulluar që rridhte nëpër të. Këtu njerëzit mbollën drithëra dhe ndërtuan ndërtesa.

Pamja
Alma duke folur me të tjerë

Njerëzit donin që Alma të bëhej mbreti i tyre, por Alma u tha atyre se Perëndia nuk donte që ata të kishin një mbret. Perëndia donte që ata të ishin të lirë.