Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 18: Alma i Riu Pendohet


Kapitulli 18

Alma i Riu Pendohet

Pamja
Alma duke shuguruar të tjerë

Mbreti Mosia e bëri Almën udhëheqës të Kishës në Zarahemla. Alma pastaj zgjodhi njerëz të tjerë për ta ndihmuar që t’u jepte mësim nefitëve.

Pamja
besimtarë që po përndiqen

Alma dhe mbreti Mosia u shqetësuan ngaqë jobesimtarët po i bënin të vuanin anëtarët e Kishës për shkak të besimit të tyre.

Pamja
Alma i Riu

Alma kishte një bir që quhej Alma. Alma i Riu nuk besonte në mësimet e atit të tij dhe u bë njeri i lig.

Pamja
Alma i Riu dhe bijtë e mbretit Mosia

Alma i Riu dhe katër bijtë e mbretit Mosia luftuan kundër Kishës. Ata bindën shumë njerëz të largoheshin nga Kisha dhe të bëheshin të ligj.

Pamja
Alma duke u lutur

Alma u lut që biri i tij ta mësonte të vërtetën dhe të pendohej.

Pamja
Alma i Riu dhe bijtë e mbretit Mosia

Alma i Riu dhe bijtë e mbretit Mosia i vazhduan përpjekjet për të shkatërruar Kishën.

Pamja
engjëll duke iu shfaqur burrave

Një ditë, një engjëll iu shfaq atyre. Engjëlli foli me një zë të fortë që tundi tokën.

Pamja
të rinj që frikësohen nga engjëlli

Pesë djemtë e rinj u frikësuan kaq shumë sa ranë përdhe. Në fillim ata nuk mund ta kuptonin çfarë po u thoshte engjëlli.

Pamja
engjëlli duke i folur Alma të Riut

Engjëlli kishte ardhur si përgjigje ndaj lutjeve të anëtarëve të Kishës. Engjëlli e pyeti Alma të Riun përse ai po luftonte kundër Kishës.

Pamja
Alma i Riu

Toka u drodh kur engjëlli i tha Alma të Riut që të ndërpriste përpjekjet për shkatërrimin e Kishës.

Pamja
djem duke rënë përdhe

Alma i Riu dhe bijtë e Mosias ranë përdhe përsëri. Ata kishin parë një engjëll dhe ata e dinin se fuqia e Perëndisë kishte tundur tokën.

Pamja
Alma i Riu përtokë

Alma i Riu u habit kaq shumë saqë nuk mundi të fliste. Ai u bë kaq i dobët saqë nuk mund të lëvizte madje as duart e tij.

Pamja
Alma të Riun duke e mbajtur në krahë

Bijtë e Mosias e çuan Alma të Riun tek ati i tij dhe ia thanë gjithçka që u kishte ndodhur.

Pamja
Alma duke u lutur

Alma ishte i lumtur. Ai e dinte se Perëndia u ishte përgjigjur lutjeve të tij.

Pamja
Alma i Riu në shtrat

Alma mblodhi shumë njerëz për të parë se çfarë kishte bërë Zoti për birin e tij dhe për bijtë e Mosias.

Pamja
Alma duke bekuar të birin

Alma, së bashku me udhëheqësit e tjerë të Kishës, agjëruan, u lutën dhe i kërkuan Perëndisë ta ndihmonte Alma të Riun të bëhej i fortë përsëri.

Pamja
Alma i Riu duke i folur të atit

Pas dy ditësh dhe dy netësh, Alma i Riu qe në gjendje të fliste dhe të lëvizte.

Pamja
Alma i Riu duke u folur të tjerëve

Ai i tha popullit se ishte penduar për mëkatet e tij dhe se Perëndia e kishte falur atë.

Pamja
Alma i Riu duke dhënë mësim

Ai u mësoi se çdo njeri duhet të bëhet i drejtë me qëllim që të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ai gjithashtu tregoi për dhembjet e mëdha që kishte pasur për shkak të mëkateve të tij.

Pamja
Alma i Riu

Alma i Riu ishte i lumtur sepse ishte penduar dhe Perëndia e kishte falur atë. Ai e dinte se Perëndia e donte.

Pamja
njerëz duke dhënë mësim

Alma i Riu dhe bijtë e mbretit Mosia filluan të japin mësim të vërtetën në të gjithë tokën, duke i treguar çdo njeriu se çfarë kishin parë dhe dëgjuar.

Pamja
Alma i Riu duke u dhënë mësim njerëzve

Ata u përpoqën t’i ndreqnin gabimet që kishin bërë. Ata ua shpjeguan njerëzve shkrimet e shenjta dhe u dhanë mësim rreth Jezu Krishtit.

Pamja
Alma i Riu duke pagëzuar të tjerë

Perëndia e bekoi Alma të Riun dhe bijtë e Mosias ndërsa jepnin mësim për ungjillin. Shumë njerëz i dëgjuan dhe i besuan ata.