Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 20: Alma dhe Nehori


Kapitulli 20

Alma dhe Nehori

Pamja
Alma i Riu me të tjerë

Përpara se mbreti Mosia të vdiste, nefitët zgjodhën gjykatës për t’i udhëhequr. Alma i Riu u bë kryegjykatësi i parë. Ai ishte gjithashtu udhëheqësi i Kishës.

Pamja
Nehori duke u mësuar gënjeshtra

Një njeri i madh dhe i fortë, i quajtur Nehor, filloi të jepte mësim gënjeshtra. Ai tha se çdo njeri do të shpëtohej pavarësisht nëse ishte i mirë ose i keq. Shumë njerëz i besuan Nehorit.

Pamja
Gideoni dhe Nehori

Nehori predikonte kundër Kishës së Perëndisë, por një njeri i drejtë, i quajtur Gideon, e mbrojti atë. Nehori debatoi me Gideonin, por Gideoni foli me fjalët e Perëndisë.

Pamja
Nehori duke vrarë Gideonin

Nehori u zemërua, nxori shpatën dhe e vrau Gideonin.

Pamja
Nehorin e dërgojnë tek Alma

Nehorin e dërguan tek Alma për ta gjykuar. Nehori e mbrojti veten me guxim.

Pamja
Alma dhe Nehori

Por Alma i tha Nehorit se ishte fajtor ngaqë u kishte mësuar njerëzve të ishin të ligj dhe se kishte vrarë Gideonin.

Pamja
Alma

Alma tha se Nehori duhej të dënohej për vrasjen e Gideonit. Sipas ligjit, Nehori duhej të vdiste.

Pamja
Nehori i dënuar me vdekje

Nehorin e dërguan te një kodër aty pranë për ta ekzekutuar. Përpara se të vdiste, ai tha se çdo gjë që kishte dhënë mësim, ishte e gabuar. Por prapëseprapë shumë njerëz vazhdonin t’u besonin mësimeve të liga të Nehorit.

Pamja
njerëz duke i përqeshur

Këta njerëz donin pasuritë dhe nuk donin t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ata talleshin me anëtarët e Kishës dhe grindeshin e luftonin me ta.

Pamja
çift duke e përqeshur

Njerëzit e drejtë vazhdonin t’u bindeshin urdhërimeve dhe nuk ankoheshin edhe kur pasuesit e Nehorit i lëndonin.

Pamja
njerëz duke dhënë

Anëtarët e Kishës e ndanë gjithçka kishin me të varfrit dhe u kujdesën për të sëmurët. Ata iu bindën urdhërimeve dhe Perëndia i bekoi.