Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 28: Zoramitët dhe Rameumptomi


Kapitulli 28

Zoramitët dhe Rameumptomi

Pamja
zoramitë duke adhuruar idhuj

Zoramitët kohë më parë i përkisnin Kishës së Perëndisë por u bënë të ligj dhe adhuruan idhujt.

Pamja
Alma dhe misionarë të tjerë

Nefitët donin që zoramitët të mos bashkoheshin me lamanitët, kështu që Alma shkoi me disa misionarë të tjerë për t’u predikuar fjalën e Perëndisë zoramitëve.

Pamja
misionarët dhe zoramitët

Këta misionarë u çuditën dhe u zemëruan kur panë se si zoramitët po adhuronin në kishat e tyre të quajtura sinagoga.

Pamja
burrë duke qëndruar në podium

Në qendër të kishës, zoramitët kishin ndërtuar një podium të lartë që quhej Rameumptomi. Aty kishte vend vetëm për një person që të qëndronte në majë.

Pamja
burrë me krahë të hapura

Zoramitët shkonin me radhë për të qëndruar atje, duke shtrirë duart drejt qiellit dhe duke përsëritur me zë të lartë të njëjtën lutje.

Pamja
burrë me krahë të hapura

Në këtë lutje zoramitët thoshin se Perëndia nuk ka trup; Ai është vetëm një shpirt. Ata gjithashtu thoshin se nuk do të kishte Krisht.

Pamja
burrë duke u lutur në platformë

Zoramitët mendonin se Perëndia kishte zgjedhur vetëm ata që të shpëtoheshin në mbretërinë e qiellit. Ata jepnin falënderime që ishin populli i tij i parapëlqyer.

Pamja
zoramitë duke ecur

Pasi secili nga zoramitët lutej, shkonte në shtëpi dhe nuk lutej ose bisedonte përsëri rreth Perëndisë për gjithë javën.

Pamja
zoramitë me pasuri

Zoramitët e pasur pëlqenin arin dhe argjendin dhe ata mburreshin për pasuritë e tyre materiale. Alma u mërzit kur pa se sa të ligj ishin ata.

Pamja
Alma duke u lutur

Alma u lut për veten dhe për misionarët e tij që të kishin forcë, ngushëllim dhe sukses në punën e tyre.

Pamja
misionarë duke u lutur

Pasi kërkoi ndihmë për t’i sjellë zoramitët sërish tek e vërteta, Alma dhe misionarët e tjerë u mbushën me Frymën e Shenjtë.

Pamja
misionar duke marrë ushqim

Misionarët shkuan pastaj në drejtime të ndryshme për të predikuar. Perëndia i bekoi ata me ushqim e veshje dhe i forcoi ata në punën e tyre.

Pamja
misionar duke u dhënë mësim njerëzve të varfër

Zoramitët që ishin të varfër, nuk lejoheshin brenda kishave. Këta njerëz filluan t’i dëgjonin misionarët.

Pamja
Alma duke predikuar

Shumë njerëz e pyetën Almën se çfarë duhet të bënin. Alma u tha atyre se ata nuk kishin nevojë të ishin brenda një kishe për t’u lutur ose për ta adhuruar Perëndinë.

Pamja
Amuleku duke u dhënë mësim njerëzve

Ai u tha atyre të kishin besim te Perëndia. Pastaj Amuleku u mësoi atyre rreth Jezu Krishtit dhe rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij.

Pamja
besimtarë duke u larguar nga qyteti

Misionarët u larguan dhe zoramitët që u besuan atyre, u flakën jashtë qytetit. Besimtarët shkuan për të jetuar në vendin e Jershonit me popullin e Amonit.

Pamja
njerëz duke parë të tjerët tek largohen

Edhe pse zoramitët e ligj e kërcënuan popullin e Amonit, populli i Amonit i ndihmoi zoramitët e drejtë dhe u dha atyre ushqim, veshje dhe tokë.