Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 5: Udhëtimi në Vendin e Shkretë


Kapitulli 5

Udhëtimi në Vendin e Shkretë

Pamja
vëllezërit duke ecur në shkretëtirë

Zoti donte që bijtë e Lehit të kishin gra, të cilat do t’ua mësonin fëmijëve të tyre ungjillin. Ai i tha Lehit t’i dërgonte fëmijët e tij përsëri në Jerusalem për të marrë familjen e Ishmaelit.

Pamja
Nefi duke i folur Ishmaelit

Nefi dhe vëllezërit e tij u kthyen në Jerusalem. Ata i thanë Ishmaelit se çfarë donte Zoti që të bënte ai. Ishmaeli u besoi atyre dhe ai e familja e tij shkuan me bijtë e Lehit.

Pamja
Lamani dhe Lemueli të zemëruar me Nefin

Kur ata po udhëtonin në vendin e shkretë, Lamani e Lemueli dhe disa nga familja e Ishmaelit, u zemëruan. Ata dëshironin të ktheheshin në Jerusalem.

Pamja
Nefi duke folur me Lamanin dhe Lemuelin

Nefi ua kujtoi Lamanit dhe Lemuelit gjithçka që Zoti kishte bërë për ta. Ai u tha atyre të kishin më shumë besim. Ata ishin të zemëruar me Nefin por nuk u kthyen në Jerusalem.

Pamja
çift duke u martuar

Nefi, vëllezërit e tij dhe Zorami, më vonë u martuan me bijat e Ishmaelit.

Pamja
Lehi duke mbajtur Liahonën

Zoti i tha Lehit që ta vazhdonte udhëtimin e tij. Mëngjesin tjetër Lehi gjeti një sferë prej tunxhi, e quajtur Liahona, jashtë çadrës së tij. Ajo tregonte rrugën nga duhej të shkonin nëpër vendin e shkretë.

Pamja
familje duke udhëtuar

Familja e Lehit grumbulloi ushqim e fara dhe mblodhën çadrat e tyre. Ata udhëtuan nëpër vendin e shkretë për shumë ditë, duke ndjekur drejtimin e Liahonës.

Pamja
duke dalë për gjueti

Nefi dhe vëllezërit e tij përdorën harqet dhe shigjetat për të gjuajtur për ushqim gjatë udhëtimit.

Pamja
hark i thyer

Harku i çeliktë i Nefit u thye dhe harqet e vëllezërve të tij e humbën forcën e tyre. Vëllezërit nuk mund të vrisnin ndonjë kafshë, prandaj të gjithë ishin të uritur. Lamani dhe Lemueli ishin të zemëruar.

Pamja
hark prej druri

Nefi bëri një hark prej druri dhe pyeti atin e tij se ku të shkonte për të gjuajtur. Lehi mori drejtimin nga Liahona. Nefi ndoqi drejtimin dhe gjeti disa kafshë.

Pamja
Lehi duke mbajtur Liahonën

Liahona funksiononte vetëm kur familja e Lehit ishte besnike, e zellshme dhe e bindur.

Pamja
Nefi u kthye me ushqim

Nefi u kthye me kafshët që kishte gjetur. Të gjithë u lumturuan që morën ushqim. Ata kërkuan falje që qenë të zemëruar dhe e falënderuan Perëndinë që i bekoi ata.

Pamja
bijat e Ishmaelit

Udhëtimi nuk ishte i lehtë. Shpesh familja e Lehit qe e lodhur, e uritur dhe e etur. Ishmaeli vdiq dhe bijat e tij u dëshpëruan. Ato u ankuan kundër Lehit.

Pamja
Lamani dhe Lemueli

Lamani dhe Lemueli u ankuan gjithashtu. Ata nuk besuan që Zoti kishte folur me Nefin. Ata dëshironin t’i vrisnin Lehin e Nefin dhe të ktheheshin në Jerusalem.

Pamja
Lamani dhe Lemueli

Zëri i Zotit i foli Lamanit dhe Lemuelit. Ai u tha atyre të mos zemëroheshin me Lehin dhe Nefin. Lamani dhe Lemueli u penduan.

Pamja
familja e Lehit

Familja e Lehit e vazhdoi udhëtimin e saj të vështirë. Perëndia i ndihmoi dhe i forcoi ata. Fëmijë u lindën. Lehi dhe Saria patën dhe dy djem të tjerë, të quajtur Jakob dhe Jozef.

Pamja
familje duke udhëtuar

Pasi udhëtuan në vendin e shkretë për tetë vjet, pjesëtarët e familjes së Lehit mbërritën në breg të detit. Atje ata gjetën fruta dhe mjaltë. Ata e quajtën vendin Begati.