Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëz për t’u Njohur


Njerëz për t’u Njohur

Aaroni

bir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët

Abinadi

një profet, i dërguar që të mësonte mbretin Noe, i cili e vrau Abinadin duke e djegur të gjallë

Adami

i pari njeri në tokë

Alma

një prift i mbretit Noe, i cili i besoi mësimet e Abinadit dhe më vonë u bë udhëheqësi i Kishës

Alma i Riu

biri i Almës i cili u rebelua dhe u përpoq ta shkatërronte Kishën, por pati një ndryshim në zemër dhe filloi t’ua mësonte njerëzve ungjillin. Ai u bë udhëheqësi i Kishës dhe kryegjykatësi i parë.

Amalikia

një njeri i lig që donte të bëhej mbret i nefitëve, por që do t’u hiqte lirinë njerëzve. Kur nuk u bë mbret, ai u largua për t’u bashkuar me lamanitët.

Amaroni

një njeri i drejtë i cili i dha Mormonit analet, që ato të ishin të sigurta

Amlici

një njeri i lig që donte të bëhej mbret i nefitëve. Kur nuk u bë mbret, ai dhe pasuesit e tij u larguan, i sulmuan nefitët dhe më pas u bashkuan me lamanitët.

amlicitët

pasuesit e Amlicit. Ata vendosën një shenjë të kuqe në ballë dhe u bashkuan me lamanitët.

Amoni, populli i

lamanitët që u kthyen në besim nga bijtë e Mosias. Njerëzit groposën armët e tyre dhe besëlidhën që të mos luftonin më kurrë.

Amoni1

udhëheqësi i një grupi nefitësh nga Zarahemla që shkoi në tokën e Nefit dhe i ndihmoi nefitët të shpëtonin

Amoni2

një nga bijtë e Mosias që mbrojti kopetë e mbretit Lamoni nga vjedhësit. Ai mësoi dhe ktheu në besim shumë lamanitë gjatë misionit të tij.

Amuleku

shoku misionar i Alma të Riut. Ata i futën në burg, por përdorën fuqinë e Perëndisë për t’i bërë muret e burgut të rrëzoheshin.

Amuloni

një prift i lig i mbretit Noe, i cili u bë sundues mbi popullin e Almës. Ai i detyroi ata të punonin shumë dhe i kërcënoi se do të vriste këdo që do të kapej duke u lutur.

anti‑nefi‑lehitët

(shih Amoni, populli i)

Beniamini, mbreti

një mbret i drejtë, i cili qëndroi mbi një kullë për ta mësuar popullin e tij rreth Jezu Krishtit

bijtë e Mosias

bijtë e mbretit Mosia: Aaroni, Amoni2, Himni dhe Omneri, të cilët qenë misionarë trima te lamanitët

dy mijë luftëtarët e rinj

një ushtri me të rinj amonitë e udhëhequr nga Helamani. Ata luftuan që prindërit e tyre të mos luftonin sipas besëlidhjes që kishin bërë.

Enosi

biri i Jakobit, i cili u lut gjithë ditën deri në mbrëmje. Ai u lut për nefitët dhe lamanitët.

Ethëri

një profet, i cili i paralajmëroi jareditët të pendoheshin dhe shkroi rreth shkatërrimit të tyre

Eva

gruaja e parë në tokë

Gideoni

një nefit i drejtë, i cili mbrojti Kishën kur Nehori filloi t’u mësonte njerëzve gënjeshtra. Nehori e vrau atë.

Hagothi

një ndërtues anijesh nefit, i cili dërgoi shumë nefitë në një tokë në veri

Helamani

djali i madh i Alma të Riut. Atij iu dhanë fletët dhe iu tha të shkruante historinë e popullit të tij. Ai ishte gjithashtu udhëheqësi i 2 000 luftëtarëve të rinj.

Himni

bir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët

Ishmaeli

një njeri nga Jerusalemi, i cili udhëtoi për në tokën e premtuar me familjen e Lehit. Vajzat e tij u martuan me bijtë e Lehit.

Jakobi

djali i Lehit dhe Sarias. Ai u përball me Sheremin, i cili tha se Krishti nuk ekziston.

jareditët

pasuesit e Jaredit dhe vëllait të tij, që lanë Babelin dhe udhëtuan për në tokën e premtuar me mauna

Jozefi

një djalë i drejtë i Lehit dhe Sarias, i cili lindi në vendin e shkretë

Jozef Smith i Riu

një profet i ditëve të mëvonshme, i cili përktheu Librin e Mormonit nga fletët e arta

Koriantoni

bir i Alma të Riut, i cili nuk qe një misionar besnik dhe i drejtë

Koriantumri

një mbret i lig, i cili qe jarediti i fundit i gjallë

Korihori

një njeri i lig, i cili donte një shenjë për të provuar se Perëndia jeton. Perëndia i dha Korihorit një shenjë duke i hequr zërin.

Labani

një njeri i lig në Jerusalem, i cili nuk donte t’ua jepte fletët prej tunxhi bijve të Lehit

Laman, mbreti

një mbret lamanit i lig, i cili u dha Zenifit dhe pasuesve të tij nefitë dy qytete, por pastaj i sulmoi ata

Lamani

djali më i madh i Lehit dhe Sarias. Ai ishte i lig dhe u rebelua kundër Perëndisë.

lamanitët

pasardhësit ose pasuesit e Lamanit dhe Lemuelit, ose njerëzit që e mohuan ungjillin

Lamon, babai i mbretit

një mbret lamanit, të cilit iu mësua ungjilli dhe besoi. Ai tha se do të hiqte dorë nga të gjitha mëkatet e tij për ta njohur Perëndinë.

Lamon, mbreti

një mbret lamanit, të cilit iu mësua ungjilli dhe besoi. Amoni2 mbrojti kopetë e mbretit nga vjedhësit.

Lehi1

një profet, i cili paralajmëroi që Jerusalemi do të shkatërrohej. Ai dëgjoi kur Perëndia i tha atij ta çonte familjen në vendin e shkretë.

Lehi2

i biri i Helamanit. Atë dhe vëllanë e tij, Nefin, i flakën në burg dhe u rrethuan nga zjarri.

Lemueli

bir i lig i Lehit dhe Sarias

Limhi, mbreti

bir i mirë i mbretit të lig Noe. Ai dhe populli i tij ishin skllevër të lamanitëve, por shpëtuan.

Maria

nëna e Jezusit

Mormoni

një udhëheqës i ushtrisë nefite dhe një nga profetët e fundit nefit. Ai hartoi Librin e Mormonit.

Moroni

bir i Mormonit dhe profeti i fundit nefit. Ai i groposi fletët e arta dhe më vonë iu shfaq Jozef Smithit si një engjëll.

Moroni, kapiten

një udhëheqës i drejtë i ushtrisë nefite. Ai bëri titullin e lirisë dhe i tha ushtrisë së tij të luftonte për lirinë e vet.

Mosia, mbreti

mbreti i fundit nefit. Ai kishte katër djem.

Nefi1

një bir i drejtë i Lehit dhe Sarias. Ai i mori fletët prej tunxhi nga Labani dhe ndërtoi anijen që e çoi familjen e tij për në tokën e premtuar.

Nefi2

i biri i Helamanit. Atë dhe vëllanë e tij, Lehin, i flakën në burg dhe u rrethuan me zjarr. Nefi shkaktoi një zi buke për t’u mësuar njerëzve të pendoheshin.

Nefi3

një njeri i drejtë i zgjedhur nga Jezu Krishti për të qenë një dishepull dhe udhëheqës i Kishës

nefitët

pasuesit e Nefit ose njerëzit që e pranuan ungjillin

Nehori

një njeri i lig, i cili debatoi hapur kundër Kishës së Perëndisë. Ai vrau Gideonin dhe u dënua me vdekje.Noe, mbretinjë mbret nefit i lig, i cili donte pasurinë dhe e mësoi popullin e tij të ishte i lig. Njerëzit e tij e dogjën të gjallë.

njerëzit e lirë

nefitë që donin liri për të jetuar dhe adhuruar sipas asaj që zgjidhnin. Ata drejtoheshin nga gjykatësit, jo nga një mbret.

njerëzit e mbretit

nefitë që donin të drejtoheshin nga një mbret, jo nga gjykatësit. Kur nuk mundën të kishin një mbret, ata u bashkuan me lamanitët dhe sulmuan nefitët.

Omneri

bir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët

Pahorani

kryegjykatës i nefitëve, i cili e ndihmoi kapiten Moronin t’i mundte nefitët e ligj

Sami

bir i drejtë i Lehit dhe Sarias

Samuel Lamaniti

një profet që profetizoi te nefitët rreth shenjave të lindjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit

Saria

bashkëshortja e Lehit1

Seantumi

vëllai dhe vrasësi i Sizoramit

Sizorami

një kryegjykatës, i cili u vra nga vëllai i tij

Sheremi

një nefit i lig, i cili donte një shenjë përpara se të besonte në Jezu Krisht

Shizi

një jaredit i lig, i cili drejtoi një ushtri kundër Koriantumrit dhe ishte një nga jareditët e fundit të gjallë

vëllai i Jaredit

një profet që i kërkoi Jezusit të prekte 16 gurë që të mund të bënin dritë në maunat të cilat jareditët i përdorën për të udhëtuar drejt tokës së premtuar

Zenifi

një udhëheqës i drejtë që e çoi një grup nefitësh nga Zarahemla në tokën e Nefit, ku u bënë skllevër të mbretit të lig Laman

Zerahemna

një udhëheqës lamanit, i cili luftoi me nefitët dhe donte që ata të ishin skllevërit e tij. Atij iu hoq skalpi i kokës në një betejë kundër ushtrisë së kapiten Moronit.

Zizromi

një ligjvënës që i ofroi Amulekut para që të thoshte se Perëndia nuk ekziston. Alma i Riu i mësoi atij ungjillin dhe ai u pendua.

Zorami

një shërbëtor i Labanit, i cili udhëtoi me familjen e Lehit për në tokën e premtuar

zoramitët

njerëz të ligj, të cilët dikur i përkisnin kishës së Perëndisë. Ata luteshin brenda sinagogave në një podium të quajtur Rameumptom.