Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 13: Zenifi


Kapitulli 13

Zenifi

Pamja
nefitë duke ecur

Zenifi dhe një grup nefitësh lanë shtëpitë e tyre në Zarahemla dhe udhëtuan për në tokën e Nefit ku kishin jetuar nefitët e tjerë kohë më parë.

Pamja
nefitët duke folur me mbretin Laman

Ata zbuluan se aty jetonin lamanitë. Zenifi dhe katër nga njerëzit e tij shkuan në qytet për të biseduar me mbretin. Ata e pyetën mbretin Laman nëse mund të jetonin në tokën e tij.

Pamja
mbreti Laman

Mbreti Laman tha që ata mund të merrnin dy nga qytetet e tij. Mbreti donte që ata të jetonin në vendin e tij kështu që të mund t’i bënte skllevërit e tij.

Pamja
nefitë duke mbjellë

Njerëzit e Zenifit ndërtuan shtëpi dhe rregulluan muret rreth qyteteve të tyre. Ata mbollën shumë lloje drithërash dhe frutash. Ata kishin gjithashtu kope kafshësh.

Pamja
lamanitët duke sulmuar nefitët

Mbreti Laman i tha popullit të tij se nefitët po bëheshin shumë të fuqishëm. Shpejt, shumë lamanitë shkuan për t’i sulmuar nefitët dhe për të vjedhur kafshët e të korrat e tyre.

Pamja
nefitë duke vrapuar

Nefitët vrapuan drejt qytetit Nefi. Atje Zenifi armatosi popullin me harqe e shigjeta, shpata, topuzë dhe hobe. Ata shkuan të luftonin kundër lamanitëve.

Pamja
nefitë duke u lutur

Përpara se të luftonin, nefitët u lutën, duke i kërkuar ndihmë Perëndisë. Perëndia i bekoi nefitët me fuqi të madhe dhe ata i mundën lamanitët.

Pamja
bari me dele

Pas betejës Zenifi vendosi roje rrotull qyteteve të nefitëve. Ai donte që ta mbronte popullin e tij dhe bagëtinë e tyre nga lamanitët.

Pamja
grua duke endur

Nefitët jetuan në paqe për shumë vjet. Burrat punonin në fushë dhe gratë tirrnin fije dhe bënin veshje.

Pamja
betejë

Mbreti Laman vdiq dhe biri i tij u bë mbret. Mbreti i ri e dërgoi ushtrinë e tij për të luftuar me nefitët.

Pamja
Nefitët duke vrojtuar lamanitët

Nefitët përsëri morën forcë nga Zoti. Ata vranë shumë lamanitë dhe pjesa tjetër ia mbathi.