Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 24 : Amoni Takon Atin e Mbretit Lamoni


Kapitulli 24

Amoni Takon Atin e Mbretit Lamoni

Pamja
Lamoni duke folur me Amonin

Mbreti Lamoni donte ta çonte Amonin që të takonte atin e tij. Zoti e paralajmëroi Amonin që të mos shkonte sepse i ati i Lamonit do të përpiqej ta vriste.

Pamja
Amoni dhe Lamoni

Zoti i tha Amonit të shkonte në vend të kësaj në tokën e Midonit, ku vëllai i tij, Aaroni, ishte në burg. Mbreti Lamoni shkoi me Amonin.

Pamja
Amoni dhe Lamoni me atin e Lamonit

Ndërsa po udhëtonin, ata takuan të atin e mbretit Lamoni, që ishte mbret i të gjithë vendit. Ai e pyeti Lamonin se ku po shkonte me një nefit gënjeshtar.

Pamja
Lamoni, Amoni dhe ati i Lamonit

Mbreti Lamoni i tregoi atit të tij rreth Amonit dhe vëllait të tij që ishte në burg. I zemëruar, i ati i Lamonit e urdhëroi Lamonin ta vriste Amonin dhe të mos shkonte në Midoni.

Pamja
Ati i Lamonit duke u përpjekur të vrasë Lamonin

Lamoni refuzoi ta vriste Amonin dhe tha se ai dhe Amoni po shkonin të lironin Aaronin. I ati i Lamonit u zemërua dhe më shumë dhe zgjati shpatën që ta vriste Lamonin.

Pamja
Amoni duke plagosur atin e Lamonit

Amoni bëri një hap para për ta mbrojtur Lamonin. I ati i Lamonit u përpoq atëherë ta vriste Amonin, por ai u mbrojt dhe e plagosi në krah atin e Lamonit.

Pamja
Amoni dhe ati i Lamonit

Kur i ati i Lamonit pa se Amoni mund ta vriste, ai i ofroi Amonit gjysmën e mbretërisë së tij në qoftë se do t’ia kursente jetën.

Pamja
Amoni duke folur me të atin e Lamonit

Amoni i tha se ai donte që Aaroni dhe shokët e tij të liroheshin nga burgu dhe donte që Lamoni të mund ta mbante mbretërinë e tij.

Pamja
Amoni duke mjekuar plagën e mbretit

I ati i Lamonit e kuptoi që Amoni nuk donte ta vriste. Ai u habit se sa shumë Amoni e donte birin e tij. Ai e ftoi Amonin që t’ia mësonte ungjillin.

Pamja
Mbreti Lamoni duke folur me mbretin e Midonit

Amoni dhe mbreti Lamoni shkuan në Midoni. Lamoni foli me mbretin atje dhe Aaronin e shokët e tij i liruan nga burgu.

Pamja
Aaroni dhe shokët e tij të liruar

Amoni pa me keqardhje se sa keq i kishin trajtuar ata. Ata kishin vuajtur shumë por kishin qenë të duruar.