Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 49: Mormoni dhe Mësimet e Tij


Kapitulli 49

Mormoni dhe Mësimet e Tij

Pamja
dy grupe burrash

Shumë vjet pasi Jezu Krishti i vizitoi nefitët, një grup i vogël njerëzish u larguan nga Kisha dhe e quajtën veten lamanitë.

Pamja
grup duke biseduar

Përfundimisht, pothuajse të gjithë njerëzit u bënë të ligj, si nefitët edhe lamanitët.

Pamja
Amaroni duke fshehur analet

Një njeri i drejtë, Amaroni, kishte analet e shenjta. Fryma e Shenjtë i tha atij t’i fshihte ato, kështu që të mund të ishin të sigurta.

Pamja
Amaroni duke folur me Mormonin e vogël

Amaroni i tha Mormonit, një djali 10‑vjeçar, se ku ishin fshehur analet. Amaroni e dinte se mund t’i besonte Mormonit.

Pamja
Amaroni dhe Mormoni

Kur të bëhej 24 vjeç, Mormoni duhej të merrte fletët e Nefit dhe të shkruante në to rreth popullit të tij.

Pamja
nefitët dhe lamanitët duke luftuar

Kur Mormoni ishte 11 vjeç, filloi një luftë midis nefitëve dhe lamanitëve. Nefitët fituan dhe aty pati përsëri paqe.

Pamja
njerëz duke pirë

Por nefitët ishin kaq të ligj, saqë Zoti i largoi të tre dishepujt, gjë që u dha fund mrekullive dhe shërimeve. Fryma e Shenjtë nuk e udhërrëfeu më popullin.

Pamja
Mormoni

Kur Mormoni u bë 15 vjeç, Jezu Krishti e vizitoi atë. Mormoni mësoi më shumë rreth Shpëtimtarit dhe mirësisë së Tij.

Pamja
Mormoni duke vrojtuar dy burra

Mormoni donte që t’u predikonte njerëzve, por Jezusi i tha atij të mos ta bënte, sepse njerëzit ishin shumë të ligj. Zemrat e tyre ishin vënë kundër Perëndisë.

Pamja
Mormoni si udhëheqës ushtarak

Shpejt filloi një luftë tjetër. Mormoni ishte i madh dhe i fortë dhe nefitët e zgjodhën atë që ta udhëhiqte ushtrinë e tyre.

Pamja
Mormoni duke i folur ushtrisë

Nefitët luftuan me lamanitët për shumë vjet. Mormoni u përpoq ta nxiste popullin e tij që të luftonte për familjet dhe shtëpitë e tyre.

Pamja
betejë

Megjithatë, nefitët ishin bërë kaq të ligj, saqë Zoti nuk do t’i ndihmonte ata.

Pamja
Mormoni duke folur me burra

Mormoni u tha nefitëve se ata do të shpëtoheshin vetëm nëse do të pendoheshin dhe do të pagëzoheshin. Por njerëzit nuk pranuan.

Pamja
Mormoni duke vrojtuar ushtrinë

Ata u mburrën me forcën e tyre, duke thënë se ata do t’i vrisnin të gjithë lamanitët. Për shkak të ligësisë së nefitëve, Mormoni nuk pranoi t’i udhëhiqte ata më tej.

Pamja
Mormoni duke qëndruar me ushtrinë

Lamanitët filluan t’i shpartallonin nefitët në çdo betejë. Mormoni vendosi ta udhëhiqte ushtrinë nefite përsëri.

Pamja
Mormoni duke qëndruar ulur

Ai e dinte së nefitët e ligj nuk mund ta fitonin luftën. Ata nuk u penduan ose u lutën për ndihmën që u nevojitej.

Pamja
Mormoni duke zbuluar analet

Mormoni i mori të gjitha analet nga kodra ku Amaroni i kishte fshehur dhe u shkroi njerëzve të cilët do t’i lexonin një ditë analet.

Pamja
Mormoni me analet e shenjta

Ai donte që gjithkush, duke përfshirë dhe judenjtë, të dinte për Jezu Krishtin, të pendohej, të pagëzohej, ta jetonte ungjillin dhe të bekohej.

Pamja
Mormoni duke shkruar në fletët e shenjta

Shpirti e frymëzoi Mormonin që t’i vendoste fletët e vogla të Nefit, të cilat përmbanin profecitë e ardhjes së Krishtit, te fletët e Mormonit.

Pamja
ushtria e Mormonit

Mormoni i udhëhoqi nefitët për në tokën Kumorah, ku ata u bënë gati të luftonin përsëri me lamanitët.

Pamja
Mormoni duke mbajtur fletët

Mormoni po plakej. Ai e dinte se kjo do të ishte beteja e fundit. Ai nuk donte që lamanitët t’i gjenin analet e shenjta dhe t’i shkatërronin.

Pamja
Mormoni duke ia dhënë fletët Moronit

Kështu që ai ia dha fletët e Mormonit birit të tij, Moronit, dhe e fshehu pjesën tjetër të fletëve në kodrën Kumorah.

Pamja
nefitë duke vdekur

Lamanitët i sulmuan dhe i vranë të gjithë nefitët me përjashtim të 24 vetëve. Mormoni ishte plagosur.

Pamja
Mormoni i plagosur

Mormoni u dëshpërua që kaq shumë nefitë kishin vdekur, por ai e dinte se ata kishin vdekur për shkak se e kishin mohuar Jezusin.

Pamja
Jezu Krishti

Mormoni ishte përpjekur t’ua mësonte nefitëve të vërtetën. Ai u kishte thënë atyre se sa e rëndësishme ishte të kesh besim në Jezu Krisht.

Pamja
Mormoni duke dhënë mësim

Ai ishte përpjekur t’u mësonte atyre të kishin shpresë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe të kishin dashuri hyjnore, e cila është dashuria e pastër e Krishtit.

Pamja
Mormoni duke shkruar letra

Dhe Mormoni i kishte shkruar letra birit të tij, Moronit, i cili gjithashtu ua kishte mësuar ungjillin nefitëve.

Pamja
Moroni duke lexuar letër

Mormoni shkroi rreth ligësive të tmerrshme të nefitëve. Ai i tha Moronit të qëndronte besnik ndaj Jezu Krishtit.

Pamja
Mormoni i vrarë

Lamanitët e vranë Mormonin dhe të gjithë nefitët, me përjashtim të Moronit, i cili e përfundoi shkrimin e analeve.