Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 54: Premtimi i Librit të Mormonit


Kapitulli 54

Premtimi i Librit të Mormonit

Pamja
Moroni duke shkruar në fletë

Përpara se Moroni t’i groposte fletët për herën e fundit, ai shkroi një premtim për lamanitët dhe për çdo njeri tjetër që do t’i lexonte analet.

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Ai u tha njerëzve t’i lexonin analet, të mendonin me të vërtetë rreth tyre dhe pastaj ta pyetnin Atin Qiellor nëse ato ishin të vërteta.

Pamja
i ri duke u lutur

Moroni premtoi se nëse njerëzit do të kërkojnë sinqerisht, me besim në Krisht, Fryma e Shenjtë do t’i ndihmojë ata ta dinë se analet janë të vërteta.

Pamja
Moroni duke shkruar në fletë

Moroni shkroi se nëse njerëzit pendohen, e ndjekin Jezu Krishtin dhe e duan Atin Qiellor, ata mund të bëhen të përkryer.

Pamja
Moroni duke fshehur fletët e arta

Kur Moroni mbaroi së shkruari mbi fletët e arta, ai i fshehu ato në një kuti guri në kodrën Kumorah dhe e mbuloi kutinë me një gur të madh. Puna e tij në vdekshmëri mbaroi.