Biblioteka
Mësimi 86: Veprat e Apostujve 6–7


Mësimi 86

Veprat e Apostujve 6–7

Hyrje

Apostujt shuguruan shtatë dishepuj për të ndihmuar në punën e Zotit. Stefani, njëri prej atyre që u zgjodhën, kreu shumë mrekulli. Disa judenj e akuzuan atë për blasfemi dhe e sollën përpara sinedrit, ku ai u shpërfytyrua. Pasi i qortoi judenjtë për mohimin e Shpëtimtarit, Stefani pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Më pas, ai u nxor jashtë nga qyteti dhe u vra me gurë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Veprat e Apostujve 6:1–8

Shtatë dishepuj zgjidhen për t’i ndihmuar Apostujt me punën

Ftojini studentët të mendojnë për dikë në familjen, lagjen apo komunitetin e tyre, që ka një sfidë ose nevojë të veçantë materiale.

  • Si ndiheni kur merrni parasysh këtë njeri dhe rrethanat e tij ose të saj?

  • Si mendoni se ndihet Ati Qiellor rreth këtyre individëve?

Ftojini studentët që teksa studiojnë Veprat e Apostujve 6:1–8, të kërkojnë mënyrën se si Zoti ka siguruar për t’i plotësuar nevojat e fëmijëve të Tij.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 6:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar shqetësimin për të cilin helenistët ua tërhoqën vëmendjen Apostujve. Helenistët “ishin të krishterë judeas që flisnin greqisht” dhe hebrenjtë “ishin të krishterë judeas palestinezë” (New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 288).

  • Çfarë shqetësimi shprehën shenjtorët helenistë?

Shpjegoni se në këtë kohë, Kisha po rritej me të shpejtë dhe kështu po rriteshin nevojat materiale të shumë njerëzve, duke përfshirë të vejat. Ngaqë Apostujt ishin përgjegjës për predikimin e ungjillit tek “të gjithë popujt” (Mateu 28:19), ata ishin të paaftë të kujdeseshin për çdo nevojë individuale të anëtarëve të Kishës.

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Veprat e Apostujve 6:3–6. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si Apostujt e zgjidhën këtë problem. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.

  • Çfarë cilësish kishin nevojë t’i kishin ata që u zgjodhën për të ndihmuar me nevojat në rritje të Kishës, me qëllim që të ishin të denjë për këtë thirrje? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë frazat te vargjet 3 dhe 5 që i përshkruajnë këto cilësi.)

  • Si është ky proces i ngjashëm me atë që Zoti bën në Kishën e Tij sot për t’u siguruar që plotësohen nevojat e anëtarëve? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Anëtarë të denjë të Kishës thirren për të ndihmuar që t’u shërbejnë nevojave të të tjerëve.)

Ftojini disa studentë të vijnë te tabela dhe të shkruajnë thirrjet në Kishë. Për disa nga thirrjet që renditën, pyetini:

  • Nevojave të cilëve u shërbehet nga njerëzit që shërbejnë me besnikëri në këtë thirrje?

  • Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që njerëzit, të cilët thirren për të ndihmuar që t’u shërbejnë nevojave të të tjerëve, kanë cilësitë e përmendura në vargjet 3 dhe 5?

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Veprat e Apostujve 6:7–8. Ju mund të doni të sugjeroni që ata t’i shenjojnë rezultatet pozitive që rrodhën nga thirrja e këtyre shtatë dishepujve për t’u shërbyer të tjerëve. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

Veprat e Apostujve 6:9–7:53

Stefani sillet përpara sinedrit dhe dëshmon se ata e kanë mohuar Mesian

Ftojini disa studentë që të ngrihen në këmbë e tregojnë se si do të dukej nëse ata po përpiqeshin ta kundërshtonin ndihmën e një personi tjetër në situatat vijuese, edhe pse atyre iu nevojitej ndihma: bërja e detyrave të shkollës, gatimi i një vakti ushqimor, zgjidhja e një problemi të madh në jetën e tyre.

  • Përse nganjëherë e kundërshtojmë ndihmën e të tjerëve?

  • Çfarë pasojash mund të vijnë nga kundërshtimi i ndihmës së të tjerëve?

Vini në dukje që një mënyrë se si Ati Qiellor na ndihmon është nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ftojini studentët që teksa studiojnë Veprat e Apostujve 6:9–7:53 të kërkojnë pasojat e bërjes ballë [kundërshtimit të] Frymës së Shenjtë.

Shpjegoni se siç shënohet te Veprat e Apostujve 6:9, shumë njerëz që nuk besonin në Jezu Krisht u grindën me Stefanin teksa jepte mësim ungjillin. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 6:10–11. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përse ata që u grindën me Stefanin u ndikuan prej tij. Mund t’ju nevojitet të shpjegoni se fjala nxitën te vargu 11 do të thotë dhanë ryshfet.

  • Në ç’mënyrë u ndikuan nga mësimet e tij njerëzit që u grindën me Stefanin?

  • Për çfarë u akuzua Stefani?

Përmblidhni Veprat e Apostujve 6:12–14 duke shpjeguar se Stefani u soll përpara këshillit qeverisës judeas, i quajtur sinedër.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 6:15. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që ishte e pazakontë rreth pamjes së Stefanit kur qëndroi përpara këshillit.

  • Çfarë mendoni se do të thotë që Stefani kishte “fytyr[ën] e një engjëlli”? (vargu 15). (Stefani u shpërfytyrua. Ky shpërfytyrim i shenjtë ishte një mënyrë se si Perëndia u tregoi njerëzve që Ai e miratonte Stefanin dhe mesazhin e tij. [Shih Bruce R. McConkie, Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. (1965–1973), 2:67.])

Përmblidhni Veprat e Apostujve 7:1–50 duke shpjeguar se në përgjigje të akuzave kundër tij, Stefani tregoi diçka nga historia e Izraelit.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 7:35–39. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Stefani tha rreth trajtimit të profetit Moisi nga Izraeli i lashtë.

  • Sipas vargut 35, si iu përgjigjën Moisiut fëmijët e Izraelit kur erdhi për t’i çliruar nga Egjipti?

  • Si iu përgjigjën ata Moisiut edhe pasi i kishte çliruar (shih vargun 39)?

Kujtojuni studentëve se Jezu Krishti ishte profeti për të cilin profetizoi Moisiu (shih vargu 37).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 7:51–53. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si Stefani i krahasoi udhëheqësit judeas të kohës së tij me izraelitët e lashtë që ai i përshkroi.

  • Sipas vargut 51, si ishin udhëheqësit judeas të kohës së Stefanit të ngjashëm me izraelitët e lashtë që ai i përshkroi? (Ata që të dy i bënë ballë Frymës së Shenjtë [ose e kundërshtuan atë]. Shpjegoni se fraza “njerëz qafëfortë dhe me zemër … të parrethprerë” i drejtohet krenarisë mëkatare dhe zemrave të liga të judenjve.)

  • Sipas vargut 52, cilët nuk i pranuan dhe i përndoqën judenjtë e lashtë, ndërkohë që ata e kundërshtuan Frymën e Shenjtë? (Profetët, përfshirë Moisiun.)

  • Cilin tha Stefani se nuk e kishte pranuar këshilli judeas? (“Të Drejti[n]” [vargu 52], domethënë Shpëtimtarin.)

Shpjegoni që Stefani po tregonte se ashtu si Izraeli i lashtë nuk e kishte pranuar profetin Moisi, udhëheqësit judeas në kohën e Stefanit nuk e pranuan Shpëtimtarin.

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë rreth kundërshtimit të Frymës së Shenjtë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Të kundërshtuarit e Frymës së Shenjtë mund të çojë drejt mospranimit të Shpëtimtarit dhe profetëve të Tij.)

  • Si mund të çojë të kundërshtuarit e Frymës së Shenjtë drejt mospranimit të Shpëtimtarit dhe profetëve të Tij? (Fryma e Shenjtë dëshmon për Jezu Krishtin dhe dëshmon për të vërtetën e fjalëve të Tij dhe të fjalëve të profetëve të Tij. Si rrjedhim, të kundërshtuarit e Frymës së Shenjtë do ta dobësojë dëshminë e dikujt dhe vendosmërinë e tij ose të saj për të ndjekur Shpëtimtarin dhe profetët e Tij.)

Ftojini studentët të shpjegojnë se si dikush mund të tundohej për ta kundërshtuar Frymën e Shenjtë në rrethanat vijuese: 1) përzgjedhjen e argëtimit dhe të medias, 2) zgjedhjen që ta ndiqte apo jo këshillën e profetëve lidhur me daljen në takime romantike dhe 3) vendimin që t’i zbatonin apo jo parimet e pendimit që janë dhënë mësim nga Jezu Krishti dhe profetët e Tij.

  • Çfarë mund të bëjmë që ta mirëpresim në vend që ta kundërshtojmë ndikimin e Frymës së Shenjtë?

Ftojini studentët të marrin parasysh se si pranimi i ndikimit të Frymës së Shenjtë i ka udhëhequr ata që ta pranojnë Shpëtimtarin dhe profetët e Tij dhe t’i zbatojnë mësimet e tyre.

Nxitini studentët të përsiatin një gjë që mund ta bëjnë gjatë javës së ardhshme për ta ftuar në mënyrë vepruese ndikimin e Frymës së Shenjtë në jetën e tyre. Ftojini të shkruajnë një synim në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta dhe nxitini ta përmbushin atë synim.

Veprat e Apostujve 7:54–60

Stefani goditet me gurë deri në vdekje

Shkruajeni në tabelë fjalën pikëllim dhe pyetini studentët se çfarë mendojnë që do të thotë ajo fjalë. Pasi të përgjigjen, shkruajeni përkufizimin vijues pranë fjalës: një shkak për shqetësim ose vuajtje të madhe.

  • Përse duhet të presim pikëllim si pasues të Jezu Krishtit?

Nxitini studentët që teksa studiojnë Veprat e Apostujve 7:54–60 të kërkojnë një parim që mund të na ndihmojë kur përjetojmë pikëllim.

Shpjegoni se pasi Stefani i qortoi udhëheqësit e ligj judeas, ata “thereshin në zemër” (vargu 54) dhe ishin të egërsuar.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Veprat e Apostujve 7:55–56. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Stefani përjetoi gjatë këtij çasti të përndjekjes.

  • Me çfarë ndikimi u mbush Stefanin?

  • Cilin pa Stefani?

Pamja
Stefani e Sheh Jezusin në të Djathtën e Perëndisë

Paraqitni figurën Stefani e Sheh Jezusin në të Djathtën e Perëndisë (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], no. 63; shih edhe LDS.org).

  • Çfarë doktrine themelore rreth Kreut-Perëndi mund të mësojmë nga rrëfimi i vegimit të Stefanit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë tri qenie të veçuara dhe të dallueshme. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë doktrinë në anë të shkrimeve të tyre të shenjta pranë Veprave të Apostujve 7:55–56.)

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Veprat e Apostujve 7:57–60. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që njerëzit i bënë Stefanit. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.

  • Çfarë ju bie në sy rreth lutjes së Stefanit?

  • Si mendoni ju, përse Lluka e përshkroi vdekjen tragjike të Stefanit me fjalën “fjeti”? (vargu 60). (Vini në dukje se kjo fjalë mund t’i drejtohej prehjes së një shpirti të drejtë nga shqetësimet e vdekshmërisë dhe paqes me të cilën një njeri i tillë kalon nga kjo jetë në tjetrën [shih DeB 42:46].)

Ftojini studentët të mendojnë për atë që Stefani përjetoi përpara se ai të merrej dhe të vritej (shih Veprat e Apostujve 7:55–56).

  • Si e forcoi Stefanin Perëndia gjatë gjithë përvojave të tij me sinedrin? (Stefani u mbush me Frymën e Shenjtë dhe pa Shpëtimtarin duke qëndruar në të djathtën e Perëndisë.)

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga përvoja e Stefanit, që mund të na ndihmojë të mbetemi besnikë ndaj Jezu Krishtit gjatë pikëllimeve? (Studentët mund të përcaktojnë një larmi parimesh, por sigurohuni që ata e kuptojnë parimin vijues: Nëse mbetemi besnikë ndaj Jezu Krishtit gjatë pikëllimeve, Ai do të jetë me ne.)

  • Në çfarë mënyrash mund të jetë Zoti me ne ndërkohë që përballemi me pikëllime?

  • Edhe pse Stefani e humbi jetën e vet, çfarë fitoi ai?

Shpjegoni se Stefani në përgjithësi konsiderohet si dëshmori i parë i krishterë. Përveç kësaj, ai mund të shihet si një simbol i Krishtit, ngaqë si ai ashtu edhe Shpëtimtari qëndruan përpara një këshilli për t’u gjykuar, shpallën të vërteta përballë armiqve të tyre, e dhanë jetën për një kauzë të drejtë dhe madje thanë shprehje të ngjashme teksa vuanin vdekjen (shih Lluka 23:33–34, 46). Ju mund të doni të vini në dukje se një i ri i quajtur Saul – i cili më vonë u bë Apostulli Pal – ishte i pranishëm dhe dëshmitar i martirizimit të Stefanit (shih vargu 58).

Dëshmoni për të vërtetat e dhëna mësim gjatë orës mësimore.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprat e Apostujve 6:1–6. Ata që thirren për t’i ndihmuar Të Dymbëdhjetët në çështje materiale

Ashtu si Zoti thirri shtatë burra të denjë për t’i ndihmuar Të Dymbëdhjetët në sigurimin për nevojat materiale të Kishës, siç shënohet në librin e Veprave të Apostujve, po ashtu Zoti ka thirrur Peshkopatën Kryesuese që t’i ndihmojë Të Dymbëdhjetët në sigurimin e nevojave materiale të Kishës sot. Peshkopi Kryesues dhe dy këshilltarët e tij shërbejnë nën drejtimin e Presidencës së Parë dhe administrojnë çështjet materiale të Kishës. Ofertat e agjërimit janë një pjesë thelbësore e këtij programi dhe sigurojnë ndihmë materiale, jetëmbështetëse për të varfrit anembanë botës. Për më shumë informacion, shih temën “Presiding Bishopric” [“Peshkopata Kryesuese”] te mormonnewsroom.org.)

Veprat e Apostujve 6:15. Shpërfytyrimi i Stefanit

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi përse fytyra e Stefanit u duk si “fytyra e një engjëlli” (Veprat e Apostujve 6:15):

“Stefani u shpërfytyrua përpara tyre, dëshmi e dukshme e dhënë në këtë mënyrë që Perëndia ishte me të. Në një shkallë më të vogël, ndodhi me Stefanin sikurse kishte ndodhur me Moisiun, lëkura e fytyrës së të cilit [shkëlqeu] dukshëm pasi ai kishte komunikuar me Zotit për dyzet ditë në mal. (Eksodi 34:29–35.)” (Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 2:67).

“Duke e kundërshtuar Stefanin dhe dëshminë e tij, udhëheqësit judeas gjithashtu po kundërshtonin Perëndinë, i cili kishte dhënë një shenjë të dukshme duke treguar miratimin e Tij për Stefanin” (New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 289).

Veprat e Apostujve 7:56. “Biri [i] njeriut”

“Ka mbi 80 referenca të ‘Biri[t të] njeriut’ në katër Ungjijtë. Pothuajse në çdo rast, Jezusi po i drejtohej vetes së Tij me këtë titull. Ndoshta kjo është arsyeja përse Stefani iu drejtua Shpëtimtarit në këtë mënyrë – ai dëshironte që dëgjuesit e tij ta kuptonin se kush ishte vërtet Jezu Krishti. Për më shumë informacion mbi titullin ‘Biri i Njeriut’, shihni Moisiun 6:57 dhe komentet për Mateun 8:20; 9:6; 10:23; 11:19; 12:8, 32, 40 dhe për Markun 14:53–65” (New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 291).