Biblioteka
Mësimi 31: Mateu 26:31–75


Mësimi 31

Mateu 26:31–75

Hyrje

Në Kopshtin e Gjetsemanit, Jezu Krishti filloi të merrte mbi Vete mëkatet e të gjithë njerëzve si pjesë e Shlyerjes së Tij. Juda e tradhtoi Jezusin tek udhëheqësit judeas. Jezusi atëherë gjykohet në mënyrë të paligjshme para Kajafës, kryepriftit, ku akuza të rreme u sollën kundër Tij. Ndërkaq, tri herë Pjetri mohoi se e njihte Shpëtimtarin para atyre që e dalluan atë si një prej dishepujve të Jezu Krishtit.

Sugjerime për Mësimdhënien

Mateu 26:31–46

Jezu Krishti vuan në Kopshtin e Gjetsemanit

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh skenarin vijues: Një të riu i është thënë që në rininë e tij se është detyra e tij të shërbejë në një mision kohëplotë. Tani në adoleshencë, ai ende e di se duhet të shërbejë një mision, por ngurron të zotohet për të shkuar. Ai është më i interesuar për mundësi të tjera dhe ka merak se një mision do ta pengojë t’i ketë ato përvoja.

  • Në çfarë rrethanash të tjera mund të ndryshojnë dëshirat e të rinjve dhe të rejave nga ajo që Ati Qiellor dëshiron që ata të bëjnë? (Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë.)

  • Përse ndonjëherë mund të jetë e vështirë të bëjmë atë që e dimë se Ati Qiellor dëshiron prej nesh që të bëjmë?

Ftojini studentët të kërkojnë parime te Mateu 26:31–46 që mund t’i ndihmojnë ata kur kanë vështirësi t’i binden vullnetit të Atit Qiellor.

Kujtojuni studentëve që siç është shënuar te Mateu 26:1–30, Zoti hëngri festën e Pashkës me Apostujt e Tij dhe paraqiti sakramentin.

Ftojini disa studentë që me radhë të lexojnë me zë të lartë nga Mateu 26:31–35. Ftojeni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar atë që Jezusi profetizoi se do t’u ndodhte Apostujve të Tij.

  • Çfarë tha Jezusi se do t’u ndodhte Apostujve atë natë?

Shpjegoni se në këtë kontekst, fjala skandalizohem do të thotë të biesh ose të heqësh dorë ose të braktisësh.

  • Si iu përgjigjën Pjetri dhe Apostujt e tjerë asaj që tha Shpëtimtari?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 26:36–38. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar vendin se ku shkuan Jezusi dhe Apostujt pas festës së Pashkës. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.

Kërkojuni studentëve t’i drejtohen Fotografive të Biblës, nr. 11, “Mali i Ullinjve” dhe nr. 12, “Kopshti i Gjetsemanit” te Harta e Fotografi të Biblës tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Shpjegoni që Gjetsemani ishte një kopsht me pemë ulliri që gjendej në Malin e Ullinjve pikërisht jashtë mureve të Jerusalemit dhe se emri Gjetseman do të thotë “presë ullinjsh”.

Pamja
Mali i Ullinjve

Mali i Ullinjve

Pamja
Kopshti i Gjetsemanit

Kopshti i Gjetsemanit

  • Cilat fraza te vargjet 36–38 përshkruajnë se si u ndie Jezusi kur hyri në Gjetseman?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 26:39 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që bëri Jezusi pasi shkoi “pak përpara” brenda kopshtit.

  • Cilat fjalë apo fraza te vargjet 37–39 përshkruajnë barrën e vështirë që po përjetonte Jezusi?

  • Çfarë i kërkoi Jezusi Atit që ta hiqte prej Tij?

Ngrini lart një gotë. Shpjegoni që kupa së cilës iu referua Shpëtimtari ishte simbol i vuajtjes së hidhur që Ai përjetoi si pjesë e Shlyerjes. Në Gjetseman, Jezusi filloi të merrte mbi Vete mëkatet dhe vuajtjen e të gjithë njerëzve, si pjesë e sakrificës së Tij të madhe shlyese.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i cili shpjegoi atë që Jezusi po i kërkonte Atit kur kërkoi që kupa të largohej prej Tij:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Zoti tha, në fakt: ‘Nëse ka një shteg tjetër, unë do të doja të ecja më mirë nëpër të. Nëse ka ndonjë mënyrë tjetër – çfarëdo mënyre tjetër – unë do ta përqafoj me gëzim atë.’ … Por në fund, kupa nuk u hoq” (“Teaching, Preaching, Healing”, Ensign, janar 2003, f. 41).

Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë frazën “megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (vargu 39).

  • Ndonëse Jezusi kërkoi një mënyrë tjetër për t’i përmbushur qëllimet e Atit, çfarë bëri Ai për ta përmbushur Shlyerjen? (Studentët duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me vijuesen: Jezu Krishti ia nënshtroi vullnetin e Tij vullnetit të Atit për të përmbushur Shlyerjen.)

  • Çfarë mund të mësojmë për Jezusin nga gatishmëria e Tij për t’iu nënshtruar vullnetit të Atit Qiellor ndonëse kjo do të thoshte që Ai do të vuante mundim të thellë dhe përfundimisht vdekjen?

Shkruajeni thënien e paplotë vijuese në tabelë: Ne e ndjekim shembullin e Jezu Krishtit kur ne …

  • Si do ta plotësonit këtë thënie bazuar në atë që kemi mësuar nga Mateu 26:39? (Duke përdorur fjalët e studentëve, plotësojeni thënien në mënyrë që të përçojë të vërtetën vijuese: Ne e ndjekim shembullin e Jezu Krishtit kur zgjedhim t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë vullnetit të Atit Qiellor.)

Kujtojuni studentëve skenarin për të riun që ngurronte të shërbente një mision, si edhe situatat e tjera të renditura në tabelë.

  • Si mund të na forcojë shembulli i Shpëtimtarit në këto situata?

Ftojini studentët të mendojnë për raste kur ndonëse dëshirat e tyre nuk pajtoheshin me vullnetin e Atit Qiellor, ata përfundimisht zgjodhën që t’i bindeshin vullnetit të Tij. Kërkojuni disa studentëve të tregojnë përvojat e tyre dhe të shpjegojnë arsyen përse ata e bënë atë zgjedhje dhe se si u ndien rreth asaj.

Nxitini studentët të përcaktojnë një mënyrë specifike se si do ta ndjekin shembullin e Jezu Krishtit duke ia nënshtruar vullnetin e tyre vullnetit të Atit Qiellor.

Ftojini studentët të përsëritin Mateun 26:37–38, duke kërkuar udhëzimet e Shpëtimtarit për Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin në Gjetseman.

  • Çfarë udhëzimesh i dha Jezusi Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit?

  • Çfarë mendoni se u nënkuptua me udhëzimin “rrini zgjuar bashkë me mua”? (vargu 38).

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë arsyen përse dishepujve mund t’u jetë dashur udhëzimi i Shpëtimtarit për të qëndruar zgjuar bashkë me Të, shpjegoni që kur dishepujt erdhën në kopsht, ata “filluan të jenë tepër të shqetësuar e të jenë shumë të trazuar, dhe të ankohen në zemrat e tyre duke pyetur veten nëse ky ishte Mesia” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 14:36 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 229]). Duke i udhëzuar dishepujt e Tij që të rrinin zgjuar me Të, Jezusi po i paralajmëronte që të ishin vigjilent pasi besimi i tyre në Të do të vihej në provë.

  • Përse do të pyesnin veten dishepujt nëse Jezusi ishte me të vërtetë Mesia? (Shumë judenj nuk e kuptuan që Mesia do të vuante e vdiste, por përkundrazi pritnin që Mesia do t’i çlironte judenjtë duke i përmbysur romakët.)

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 26:40 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që Jezusi zbuloi se po bënin këta tri Apostuj ndërsa Ai po lutej. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjetën. Shpjegoni që Përkthimi prej Joseph Smith-it i Llukës 22:45 tregon se dishepujt ishin duke fjetur, “pasi ata ishin të mbushur me trishtim”.

  • Përse mund të ishin të mbushur me trishtim Apostujt?

  • Si do të ishit ndier ju nëse do të kishit qenë në vend të tyre dhe do të kishit kuptuar se ju kishte zënë gjumi në vend që të rrinit zgjuar me Shpëtimtarin?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 26:41 dhe vëreni klasën të kërkojë atë që Jezusi u tha dishepujve të Tij që të bënin. Ftojini studentët të raportojnë atë që gjejnë.

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga udhëzimet e Shpëtimtarit drejtuar këtyre Apostujve? (Studentët duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse qëndrojmë zgjuar e lutemi vazhdimisht, ne do të kemi forcën për t’i bërë ballë tundimit.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë fraza “fryma është gati, por mishi është i dobët” (vargu 41)? Si lidhet kjo me bërjen ballë të tundimit?

  • Kujtoni që të “rri[sh] zgjuar” do të thotë të jesh syçelët, i vëmendshëm ose vigjilent. Si mund të na ndihmojë të qëndruarit zgjuar shpirtërisht dhe të luturit që t’i mposhtim dobësitë tona dhe t’i bëjmë ballë tundimit?

Ftojini studentët të përsiatin nëse ata, ashtu si Apostujt në Gjetseman, i janë dorëzuar ndonjëherë tundimit pasi nuk arritën të luteshin e të qëndronin zgjuar. Kërkojuni të marrin parasysh mënyrën se si ajo zgjedhje ndikoi tek ata. Ftojini studentët të përsiatin për raste kur i bënë ballë tundimit duke u lutur dhe duke qëndruar zgjuar.

  • Çfarë ju ka ndihmuar që të jeni konsekuent në të qëndruarit zgjuar shpirtërisht dhe në të luturit?

Dëshmoni se ne mund t’i bëjmë ballë tundimit kur qëndrojmë zgjuar e lutemi në mënyrë të vazhdueshme. Ftojini studentët të shkruajnë në një fletë letre një gjë që ata do ta bëjnë që të qëndrojnë zgjuar e luten më shumë në mënyrë të vazhdueshme. Nxitini që ta mbajnë letrën me vete për t’u kujtuar qëllimin e tyre.

Përmblidheni Mateun 26:42–46 duke shpjeguar që Jezusi u lut tri herë në Kopshtin e Gjetsemanit. Çdo herë Ai shprehu gatishmërinë e Tij për t’iu bindur vullnetit të Atit të Tij.

Mateu 26:47–75

Jezu Krishti arrestohet dhe gjykohet para Kajafës

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Gerald N. Land, i cili më vonë u bë anëtar i Të Shtatëdhjetëve:

Pamja
Plaku Gerald N. Land

“Përfytyrojeni [Jezu Krishtin,] Qenien fuqia e të cilit, drita e të cilit, lavdia e të cilit e mban universin në rendin e duhur, Qenien që flet dhe sistemet diellore, galaktikat e yjet krijohen – duke qëndruar para njerëzve të ligj dhe duke u gjykuar nga ata sikur të ishte pa vlerë apo cilësi!” (“Knowest Thou the Condescension of God?” te Doctrines of the Book of Mormon: The 1991 Sperry Symposium, red. Bruce A. Van Orden dhe Brent L. Top [1992], f. 86).

Shkruani Mateu 26:47–68 në tabelë. Vërini studentët t’i shqyrtojnë këto vargje, duke kërkuar mënyrën se si Jezu Krishti vazhdoi t’i nënshtrohej vullnetit të Atit të Tij edhe kur u keqtrajtua e u gjykua nga njerëz të ligj. Në varësi të nevojave të studentëve tuaj, ju mund t’i lexoni këto vargje me zë të lartë si klasë, mund t’i ndani studentët në dyshe për t’i lexuar me zë të lartë vargjet ose mund t’i udhëzoni studentët t’i lexojnë ato në heshtje.

Në vend që t’i udhëzoni studentët ta lexojnë Mateun 26:47–68, ju mund të shfaqni pjesë të videove vijuese nga The Life of Jesus Christ Bible Videos [Video nga Bibla mbi Jetën e Jezu Krishtit]: 1) “The Savior Suffers in Gethsemane” [“Shpëtimtari Vuan në Gjetseman”] (kodi kohor 5:53–8:30), që përshkruan tradhtimin e Jezu Krishtit nga Juda dhe arrestimin e Tij, dhe 2) “Jesus Is Tried by Caiaphas, Peter Denies Knowing Him” [“Jezusi Gjykohet nga Kajafa, Pjetri Mohon që e Njeh Atë”] (kodi kohor 0:00–1:40), që përshkruan se si Jezusi u gjykua nga Kajafa, u godit dhe u pështy. Këto video janë mundësuar te LDS.org.

Pas një kohe të mjaftueshme, bëni pyetjen vijuese:

  • Si iu nënshtrua Jezu Krishti vullnetit të Atit Qiellor edhe kur Ai u keqtrajtua dhe u gjykua nga njerëz të ligj?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Mateun 26:53. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që tha Jezusi se mund të kishte bërë gjatë këtyre ngjarjeve.

  • Çfarë mund të kishte bërë Shpëtimtari?

  • Në vend që të kërkonte legjione engjëjsh ose ndonjë fuqi tjetër hyjnore për ta çliruar Atë, çfarë bëri Jezusi?

  • Çfarë ju mëson kjo për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të bërë vullnetin e Atit Qiellor pavarësisht nga rrethanat?

Ndonëse Jezu Krishti kishte fuqinë t’i shkatërronte njerëzit që po e goditnin dhe pështynin Atë, Ai vuajti dhe duroi me gatishmëri (shih 1 Nefi 19:9). Udhëheqësit dhe ushtarët nuk e kuptuan fuqinë e pafundme që Jezusi mund të kishte thirrur po të kishte qenë vullneti i Atit që Ai ta bënte atë.

Vini në dukje se siç është shënuar te vargu 56, profecia e Shpëtimtarit se Apostujt do të largoheshin prej Tij u përmbush. Megjithatë, ky largim ishte vetëm i përkohshëm.

Përmblidheni Mateun 26:69–75 duke shpjeguar se ndërsa Jezusi po gjykohej pas arrestimit të Tij, Pjetri e mohoi tri herë që e njihte Atë. (Shënim: mohimi i Pjetrit do të trajtohet më plotësisht në mësimin për Llukën 22.)

Dëshmoni për të vërtetat e përcaktuara në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mateu 26:39. “Megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

“Nëse mund t’u lini studentëve një zotim kryesor që të mbetet me ta në përgjigje të sakrificës së pakrahasueshme të Shpëtimtarit për ta, të shpagimit të Tij për shkeljet e tyre, të dhembjes së Tij për mëkatet e tyre, lërini atyre nevojën për t’u bindur – për t’iu nënshtruar në vetë territorin e tyre të vështirë dhe në orët e tyre të vendimit ‘vullneti[t] [të] Atit’ [3 Nefi 11:11], pavarësisht nga çmimi. Ata nuk do ta bëjnë përherë atë, aspak më mirë nga sa unë dhe ju kemi qenë në gjendje ta bëjmë atë, por ai duhet të jetë qëllimi i tyre; ai duhet të jetë objektivi i tyre. Gjëja që Krishti duket më shumë i shqetësuar për ta theksuar rreth misionit të Tij – përtej virtyteve vetjake, përtej predikimeve madhështore dhe madje përtej shërimit – është se Ai ia nënshtroi vullnetin e Tij vullnetit të Atit” (“Teaching, Preaching, Healing”, Ensign, janar 2003, f. 41).