Biblioteka
Mësimi 50: Lluka 10:1–37


Mësimi 50

Lluka 10:1–37

Hyrje

Jezusi i thirri, u dha mësim dhe dërgoi Të Shtatëdhjetët. Ata predikuan ungjillin, shëruan të sëmurë, dëbuan demonë dhe u kthyen për të raportuar për punët e tyre. Jezusi i mësoi një doktori të ligjit shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Lluka 10:1–24

Zoti i thërret, i fuqizon dhe i udhëzon Të Shtatëdhjetët

Sillni në klasë një mbajtëse plot me objekte (të tilla si topa të madhësive të ndryshme). Ftojeni një student/e të vijë përpara klasës. Kërkojini studentit/es të mbajë objektet që ju i jepni atij apo asaj pa i lëshuar ose pa e ulur poshtë ndonjërin prej tyre. Jepini studentit/es objekte derisa ai ose ajo të mund të mos i mbajë të gjitha dhe disa fillojnë të bien. Më pas pyeteni studentin/en:

  • Çfarë mund të bëni ju për të parandaluar rënien e objekteve?

Nëse është e nevojshme, sugjeroni që studenti/ja të kërkojë ndihmë nga të tjerët në klasë. Vazhdoni t’i jepni objekte studentit/es dhe lëreni atë që t’ua kalojë disa prej tyre studentëve të tjerë. Pastaj ftojini studentët që të ulen.

  • Si do ta krahasonit këtë veprimtari me mënyrën se si udhëheqësit e Kishës reagojnë ndaj përgjegjësive të tyre?

Kujtojuni studentëve se Shpëtimtari kishte thirrur Dymbëdhjetë Apostuj dhe i kishte dërguar ata që të ndihmonin në punën e Tij. Sidoqoftë, Apostujt do të kishin nevojë që të tjerët t’i ndihmonin ata për të dhënë mësim dhe për të shërbyer, kështu që bekimet e ungjillit të mund t’u çoheshin të gjithë njerëzve.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Llukën 10:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se kë caktoi Zoti që t’i ndihmonin Apostujt të kryenin punën e Tij.

  • Kë caktoi Zoti për ta ndihmuar Atë në punën e Tij? Cili ishte roli i tyre?

Shpjegoni se fjala i shtatëdhjetë te Lluka 10:1, i referohet një detyre në Priftërinë Melkizedeke. E njëjta detyrë ekziston në Kishën e rivendosur sot. (Nëse është e mundur, tregoni faqet e titulluara “Autoritetet e Përgjithshme dhe Drejtues të Përgjithshëm të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” në numrin më të fundit të konferencës në revistën Ensign ose Liahona.) Tani ka kuorume të shumta të Të Shtatëdhjetëve, megjithëse vetëm anëtarët e dy kuorumeve të para thirren si Autoritete të Përgjithshme. Secili kuorum mund të ketë deri në 70 anëtarë. Puna e tyre për të predikuar ungjillin dhe për të ndihmuar në administrimin e Kishës drejtohet nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Presidenca e Të Shtatëdhjetëve (shih DeB 107:25–26, 34; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shtatëdhjetë”, scriptures.lds.org).

  • Sipas vargut 2, çfarë tha Zoti se ishin shumë pak për të korrën e shpirtrave?

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë rreth punës së Zotit nga këto vargje? (Studentët duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Zoti thërret punëtorë përveç Apostujve, që ta përfaqësojnë Atë dhe ta ndihmojnë Atë në punën e Tij.)

  • Përveç Apostujve dhe Të Shtatëdhjetëve, kush tjetër ka përgjegjësi për ta ndihmuar Zotin në punën e Tij sot? (Të gjithë anëtarët e Kishës.)

Shpjegoni se ashtu siç Shpëtimtari shpalli se kishte nevojë për më shumë punëtorë që të bënte të ndodhte e korra e shpëtimit, profetët e ditëve të mëvonshme kanë bërë thirrje të vazhdueshme për më shumë misionarë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Unë ju përsëris atë që profetët kanë dhënë mësim prej kohësh – që çdo i ri i denjë dhe i aftë duhet të përgatitet që të shërbejë në mision. Shërbimi misionar është një detyrë priftërie – një detyrim që Zoti e pret prej nesh, të cilëve na është dhënë kaq shumë. Të rinj, ju këshilloj që të përgatiteni për shërbimin si misionar. …

Një fjalë për ju motra të reja: ndonëse ju nuk keni të njëjtën përgjegjësi priftërore siç e kanë të rinjtë për të shërbyer si misionarë kohëplotë, ju gjithashtu jepni një kontribut të çmuar si misionare dhe ne e mirëpresim shërbimin tuaj” (“Ndërsa Prapë Takohemi së Bashku”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 5–6).

  • Përveç shërbimit të një misioni kohëplotë, në ç’mënyrë tjetër mund ta ndihmojmë Zotin në punën e Tij?

  • Cilat përvoja ju kanë sjellë gëzim juve apo dikujt që ju njihni, për shkak të ndihmesës që i keni dhënë Zotit në punën e Tij?

Përmblidheni Llukën 10:3–24, duke shpjeguar se Zoti u dha udhëzime Të Shtatëdhjetëve për mënyrën se si t’i përmbushnin përgjegjësitë e tyre. Ai gjithashtu i qortoi njerëzit në qytete të ndryshme që nuk i kishin pranuar veprat e Tij. Të Shtatëdhjetët më vonë i raportuan Jezusit për punët e tyre dhe Ai u dha atyre udhëzim shtesë dhe u gëzua me ta.

Lluka 10:25–37

Jezusi jep mësim shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Njerëzit përreth nesh nuk janë të përkryer. Njerëzit bëjnë gjëra që na mërzisin, na zhgënjejnë dhe na zemërojnë. Në këtë jetë të vdekshme do të jetë gjithmonë në këtë mënyrë” (“Të Mëshirshmit Gjejnë Mëshirë”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 77).

Ftojeni klasën të përsiatë nëse ata njohin dikë i cili bën gjëra që i mërzit, i zhgënjen apo i zemëron ata.

  • Përse mund të jetë e vështirë ta duash dikë që i bën këto gjëra?

Ftojini studentët që ndërsa studiojnë Llukën 10:25–37, të kërkojnë të vërteta që mund t’i udhëheqin ata për të ndërvepruar me individë që mund të jenë të vështirë për t’i dashur.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Llukën 10:25. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar pyetjen që një doktor i ligjit i bëri Shpëtimtarit.

  • Çfarë pyetje i bëri doktori i ligjit Shpëtimtarit?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Llukën 10:26–28. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përgjigjen e Shpëtimtarit. Më pas vërini studentët të raportojnë për atë që gjetën.

  • Çfarë parimi mësojmë nga këto vargje lidhur me atë që duhet të bëjmë për të marrë jetë të përjetshme? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të shprehin një parim të ngjashëm me sa vijon: Për të marrë jetë të përjetshme, ne duhet ta duam Perëndinë dhe ta duam të afërmin tonë porsi vetveten. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

  • Sipas vargut 27, si duhet ta duam Perëndinë?

  • Çfarë do të thotë ta doni Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, forcën dhe mendjen tuaj?

Vini në dukje frazën “ta duam të afërmin porsi vetveten” në tabelë. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se çfarë mund të nënkuptojë ta duam të afërmin tonë porsi vetveten, ftojini ata të renditin në tabelë gjërat që bëjnë gjatë një dite të zakonshme. (Gjërat mund të përfshijnë përgatitjen ditore, të ngrënit, të fjeturit, bërjen e detyrave të shtëpisë e kështu me radhë.)

Pasi të hartoni një listë në tabelë, ftojini studentët që të përsiatin se sa prej veprimtarive të tyre përqendrohen te vetja e tyre.

  • Çfarë mund të mësojmë nga ky ushtrim?

  • Cilat janë disa mënyra se si ne të mund të përqendrohemi më shpesh te mirëqenia e të tjerëve dhe të kërkojmë t’i duam ata po aq sa duam veten tonë?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund ta bëjmë këtë gjatë veprimtarive që bëjmë për veten tonë? (Shembujt mund të përfshijnë të hamë drekë me ata që duken të vetmuar ose t’i përgëzojmë të tjerët gjatë veprimtarive tona shkollore.)

  • Si mendoni ju se mund të na ndihmojë dashuria për Perëndinë dhe të afërmin tonë po aq sa duam veten tonë që të përparojmë drejt jetës së përjetshme?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Llukën 10:29. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një pyetje të dytë që doktori i ligjit i bëri Jezusit.

  • Cila ishte pyetja e dytë e doktorit të ligjit?

Përgatitini disa studentë që të dramatizojnë shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë te Lluka 10:30–35. Ftojeni një student që të jetë tregimtari dhe të tjerët të luajnë rolet e burrit të plagosur judeas, të dy kusarëve, priftit, levitit dhe samaritanit. (Nëse keni një klasë me vetëm pak studentë, ata mund të luajnë disa role.) Ju mund të doni të siguroni disa materiale skenike, të cilat mund të përfshijnë etiketa emrash, veshje shtesë që do t’i hiqen burrit judeas, dy enë që përfaqësojnë vajin dhe verën, një karrige me rrota për të përfaqësuar kafshën dhe dy monedha për të përfaqësuar dy denarët. (Shënim: Ju mund të doni t’i përzgjidhni pjesëmarrësit dhe t’u jepni atyre udhëzime specifike përpara orës mësimore për t’u siguruar që interpretimi me role të jetë i efektshëm, i përshtatshëm dhe i sigurt.)

Ftojeni tregimtarin të lexojë me zë të lartë Llukën 10:30–35 dhe u kërkoni atyre që marrin pjesë ta interpretojnë shëmbëlltyrën. Vëreni pjesën tjetër të klasës t’i ndjekë, duke kërkuar atë që dha mësim Shpëtimtari rreth asaj se kush është i afërmi ynë. Pas interpretimit me role, ftojini studentët të kthehen në vendet e tyre.

  • Cili nga veprimet e samaritanit ju bën më shumë përshtypje?

Për ta ndihmuar klasën të kuptojë më mirë atë që mund të pritej nga një prift, një levit dhe një samaritan, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shpjegimin e mëposhtëm:

Priftërinjtë dhe levitët mbanin priftërinë Aarone dhe ishin caktuar që t’i shërbenin Perëndisë dhe bashkëqenieve të tyre, si në tempull dhe si mësues e shembuj të ligjit të Perëndisë. Këta mbajtës të priftërisë ishin plotësisht të vetëdijshëm për urdhërimin “ta duash të afërmin tënd si veten tënde” (Levitiku 19:18) dhe të kujdesesh për të huajt e udhëtarët (shih Levitiku 19:34; 25:35). Nga ana tjetër, “samaritanët ishin pjesërisht izraelitë dhe pjesërisht johebrenj. Feja e tyre ishte një përzierje e besimeve dhe praktikave judease dhe pagane. … Judenjtë kishin ushqyer [urrejtje] për samaritanët sepse samaritanët kishin braktisur fenë izraelite” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Samaritanë”, scriptures.lds.org). Si judenjtë edhe samaritanët bënin një përpjekje të madhe për ta shmangur njëri-tjetrin.

  • Në shëmbëlltyrë, përse veprimet e priftit, levitit dhe samaritanit mund të jenë befasuese?

  • Çfarë arsyesh mund të kishte samaritani për të mos e ndihmuar judeun e plagosur?

  • Sipas vargut 33, çfarë e nxiti samaritanin të vepronte kur ai e pa burrin e plagosur?

Vini në dukje se të kemi dhembshuri do të thotë të vëmë re nevojat ose sfidat e një personi tjetër dhe të ndiejmë dëshirën për të bërë çfarëdo që ne mundemi për ta ndihmuar atë person.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Llukën 10:36–37. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Shpëtimtari i mësoi më pas doktorit të ligjit.

  • Si i përgjigjet kjo shëmbëlltyrë pyetjes në vargun 29, “Po kush është i afërmi im?”

Ndihmojini studentët të kuptojnë se përdorimi i samaritanit nga ana e Shpëtimtarit në këtë shëmbëlltyrë sugjeron se i afërmi ynë nuk është thjesht dikush që jeton pranë nesh, por është çdo fëmijë i Atit Qiellor – përfshirë ata që ne i kemi më të vështirë për t’i dashur.

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Hauard W. Hanter:

Pamja
Presidenti Hauard W. Hanter

“Ne kemi nevojë të kujtojmë që edhe pse miqtë i bëjmë vetë, të afërmit na i ka bërë Perëndia – kudo. Dashuria nuk duhet të ketë kufij. … Krishti tha: ‘Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?’ (Mateu 5:46)” (“The Lord’s Touchstone”, Ensign, nëntor 1986, f. 35).

  • Sipas vargut 37, çfarë i mësoi Shpëtimtari doktorit të ligjit të bënte?

Ftojini studentët të marrin sërish parasysh individët për të cilët menduan më parë, që ata mund ta kenë të vështirë t’i duan.

  • Çfarë mund të bëjmë ne për t’i dashur e për të pasur dhembshuri për ata që ne e kemi të vështirë t’i duam?

  • Përsiatni për një rast kur ju ose dikush që ju njihni ndoqi këshillën e Shpëtimtarit për ta “d[ashur] … të afërmin t[uaj] porsi vetveten” (Lluka 10:27). Cili qe rezultati?

Dëshmoni për të vërtetat e dhëna mësim në orën e sotme mësimore. Shkruajini në tabelë thëniet e paplota vijuese dhe ftojini studentët t’i plotësojnë ato në fletoret e klasës apo në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta: Unë do ta ndjek shembullin e samaritanit të mirë duke …

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Lluka 10:37. “Shko dhe bëj kështu edhe ti”

Presidenti Tomas S. Monson na këshilloi t’i vëmë veshin thirrjes së Shpëtimtarit për të qenë si samaritani i mirë:

“Secili prej nesh, në udhëtimin gjatë vdekshmërisë, do të shkelë vetë Rrugën e tij për në Jeriko. Cila do të jetë përvoja juaj? Cila do të jetë përvoja ime? Vallë, mos nuk do të arrij ta vë re atë që ka rënë në duart e kusarëve dhe kërkon ndihmën time? Po ju? A do të jem personi që e shikon të lënduarin dhe e dëgjon lutjen e tij e prapëseprapë kalon në anën tjetër? Po ju? Apo do të jem personi i cili shikon, i cili dëgjon, i cili ndalon dhe i cili ndihmon? Po ju?

Jezusi na dha kushtrimin: ‘Shko dhe bëj kështu edhe ti’. Kur ne i bindemi asaj deklarate, neve na shpaloset një tablo gëzimi e pakrahasueshme dhe që kurrë nuk tejkalohet. …

… Kur ne ecim në hapat e atij samaritani të mirë, ne ecim në udhën që çon te përsosuria” (“Your Jericho Road”, Ensign, shkurt 1989, f. 2, 4).