Biblioteka
Mësimi 72: Gjoni 12


Mësimi 72

Gjoni 12

Hyrje

Maria e Betanisë, motra e Martës dhe Llazarit, i vajosi këmbët e Jezusit si një simbol i varrimit të Tij të afërt. Të nesërmen Jezusi bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem dhe paralajmëroi vdekjen e Tij. Pavarësisht nga mrekullitë e Jezusit, disa njerëz nuk besuan tek Ai. Ai u dha mësim për pasojat e të besuarit dhe të mosbesuarit tek Ai.

Sugjerime për Mësimdhënien

Gjoni 12:1–19

Maria i vajos këmbët e Jezusit dhe Jezusi bën hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem

Ftojini disa studentë të vizatojnë në tabelë një përshkrim të njërës prej mrekullive të Shpëtimtarit të shënuara në Dhiatën e Re. Pasi secili student e përfundon vizatimin, ftojeni klasën të gjejë mrekullinë e përshkruar. Kërkojini studentit që e vizatoi atë të shpjegojë përse ai ose ajo zgjodhi ta përshkruante këtë mrekulli.

Kërkojuni studentëve të përsiatin se si të dëshmuarit e një prej këtyre mrekullive mund ta ndikojë besimin e tyre te Shpëtimtari. Ftojini ata të kërkojnë, teksa studiojnë Gjonin 12, për mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit mund të përgjigjen ndaj mrekullive të Shpëtimtarit, si dhe për të vërteta që mund të na ndihmojnë për t’i kuptuar ato përgjigje.

Përmblidheni Gjonin 12:1–9 duke shpjeguar se gjashtë ditë përpara Pashkës, Jezusi hëngri darkë me disa miq në Betani. Maria, motra e Martës dhe Llazarit, i vajosi këmbët e Jezusit me një vaj të kushtueshëm. Shumë njerëz e dëgjuan që Jezusi ishte në Betani dhe erdhën t’i shihnin Atë dhe Llazarin, të cilin Jezusi më parë e kishte ngritur së vdekuri.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:10–11. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që krerët e priftërinjve dëshironin t’ia bënin Llazarit. Ju mund të keni nevojë të vini në dukje se ngritja e Llazarit kishte qenë një provë e pakundërshtueshme që Jezu Krishti pati fuqi për ta mposhtur vdekjen.

  • Çfarë donin krerët e priftërinjve t’i bënin Llazarit? Përse?

  • Si na ndihmojnë këto vargje që të kuptojmë ligësinë e këtyre krerëve të priftërinjve dhe ligësinë e farisenjve? (Ju mund të doni t’i kujtoni studentët se këta udhëheqës judeas gjithashtu dëshironin të vrisnin Shpëtimtarin [shih Gjoni 11:47–48, 53].)

Përmblidheni Gjonin 12:12–16 duke shpjeguar se në ditën pasi Maria ia vajosi këmbët Jezusit, Ai bëri hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem. (Hollësitë fillestare të hyrjes ngadhënjimtare u dhanë mësim te Mateu 21:1–11.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:17–19. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që bënë njerëzit, të cilët kishin dëgjuar rreth Jezusit duke e ngritur Llazarin së vdekuri, gjatë hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit në Jerusalem.

  • Çfarë bënë këta njerëz gjatë hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit në Jerusalem?

  • Sipas vargut 19, si u përgjigjën farisenjtë ndaj asaj që po ndodhte?

Gjoni 12:20–36

Jezusi paralajmëron vdekjen e Tij

Përmblidheni Gjonin 12:20–22 duke shpjeguar se “disa Grekë” (vargu 20) – ndoshta të kthyer në besimin e judaizmit – kishin ardhur në Jerusalem për të vëzhguar Pashkën dhe kërkuan të takoheshin me Jezusin. Kur Jezusi mësoi për kërkesën e tyre, Ai dha mësim rreth vuajtjes, vdekjes dhe Ringjalljes së Tij të afërme. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Gjonin 12:27–33, duke kërkuar atë që Jezusi dha mësim rreth Shlyerjes së Tij. Ju mund të doni t’i ftoni studentët të shenjojnë atë që gjejnë.

  • Sipas vargut 27, çfarë ishte Jezusi i gatshëm të bënte edhe pse “shpirti [i Tij ishte] i tronditur”? (Edhe pse Ai e ndjeu peshën e vuajtjes së Tij të pashmangshme, Jezusi vendosi të ecte përpara në përmbushjen e qëllimit të Tij.)

  • Sipas vargut 28, për çfarë u lut Jezusi? Si u përgjigj Ati Qiellor? (Shpjegoni se “do ta përlëvdoj akoma” pasqyron vetëbesimin e plotë të Atit Qiellor te Biri i Tij, që Ai do ta përmbushë Shlyerjen.)

  • Si lidhen fjalët e Jezusit, të shënuara te vargu 32, me Shlyerjen e Tij?

Shpjegoni se pasi i dëgjuan mësimet e Jezusit, njerëzit thanë se ata kishin mësuar nga shkrimet e shenjta që Mesia nuk do të vdiste kurrë dhe ata pyetën se kush ishte “Biri i njeriut” që do të “ngrihe[j] lart” (Gjoni 12:34).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:35–36. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si Jezusi iu përgjigj pyetjes së tyre.

  • Çfarë tha Jezusi në përgjigje të pyetjeve të njerëzve? (Shpëtimtari iu drejtua vetes së Tij si “drita”.)

Gjoni 12:37–50

Jezusi u jep mësim për pasojat e të besuarit dhe të mosbesuarit tek Ai

Drejtojeni vëmendjen e studentëve te vizatimet në tabelë që paraqesin disa nga mrekullitë e Jezusit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:11 dhe një student tjetër të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:37. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar mënyra të ndryshme se si njerëzit u përgjigjën ndaj mrekullive që kishte kryer Jezusi.

  • Si iu përgjigjën njerëzit mrekullive të Jezusit?

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga këto reagime të ndryshme rreth marrëdhënies midis mrekullive dhe të besuarit në Jezu Krishtin? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që është e qartë se mrekullitë të vetme nuk na bëjnë të besojmë në Jezu Krishtin.)

  • Edhe pse mrekullitë të vetme nuk na bëjnë të besojmë në Jezu Krishtin, si mund ta ndikojnë ato besimin tonë tek Ai?

  • Si mendoni, përse disa njerëz besojnë në Jezu Krishtin pasi i shohin ose pasi mësojnë për mrekullitë e Tij, kurse njerëz të tjerë nuk besojnë?

Përmblidheni Gjonin 12:38–41 duke shpjeguar se fakti që disa njerëz zgjodhën të mos besonin në Jezusin, përmbushi profecitë e bëra nga profeti Isaia (shih Isaia 6:9–10; 53:1–3). Pavarësisht nga veprat e fuqishme të Shpëtimtarit, disa njerëz zgjodhën t’i verbonin sytë e tyre dhe t’i ngurtësonin zemrat e tyre kundër Tij.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:42–43. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përse disa udhëheqës judenj, të cilët vërtet besuan në Jezusin, nuk e “rrëfenin” (vargu 42) ose nuk e pranonin haptazi besimin e tyre.

  • Përse disa krerë nuk e pranonin haptazi besimin e tyre në Jezusin?

  • Çfarë do të thotë të duash “lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë”? (vargu 43).

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga këto vargje? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë një parim të ngjashëm me parimin vijues: Të përkujdesurit më shumë për t’i kënaqur njerëzit e tjerë sesa për ta kënaqur Perëndinë mund të na pengojë nga pranimi haptazi i besimit tonë në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.)

Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë këtë parim, pyetni:

  • Cilët janë disa shembuj të këtij parimi në kohën tonë?

  • Cilat janë mënyrat e duhura për ta treguar se ne besojmë në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

  • Çfarë pasojash pozitive mund të vijnë kur tregojmë që ne besojmë në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

Për t’i përgatitur studentët të përcaktojnë një parim të dhënë mësim te Gjoni 12:44–46, kërkojuni atyre të mendojnë për një rast kur nuk mund të shihnin për shkak të errësirës fizike (për shembull, një kohë kur ata ishin brenda një dhome të errët ose ishin jashtë natën). Ftojini disa studentë të përshkruajnë përvojat e tyre, duke përfshirë mënyrën se si u ndien, nëse ata ishin në ndonjë rrezik të mundshëm dhe mënyrën se si pasja e dritës do t’i kishte ndihmuar ata.

Nëse është e përshtatshme, mbyllni dritat në dhomë, por ende siguroni ca dritë. Vini në dukje që errësira fizike mund të na ndihmojë të kuptojmë se si mund të ngjajë errësira shpirtërore.

  • Si është të qenit në errësirë fizike i ngjashëm me të qenit në errësirë shpirtërore?

  • Çfarë rreziqesh mund të vijnë nga të jetuarit në errësirë shpirtërore?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Gjonin 12:44–46. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se si mund të bekohen ata që besojnë në Jezu Krishtin.

  • Sipas Gjonit 12:46, si mund të bekohen ata që besojnë në Jezu Krishtin? (Pasi studentët përgjigjen, ndizini dritat në dhomë, në qoftë se i mbyllët ato më parë. Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruani parimin vijues në tabelë: Nëse besojmë në Jezu Krishtin, ne nuk do të na duhet të jetojmë në errësirë shpirtërore.)

  • Si është Jezu Krishti një dritë? Si mund ta largojë besimi tek Ai errësirën shpirtërore nga jeta e një njeriu? (Shih edhe DeB 50:23–25; 93:36–39.)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si Jezu Krishti e largon errësirën shpirtërore nëpërmjet sigurimit të dritës (ose drejtimit dhe qartësisë) në jetën tonë, ndajini studentët në grupe me nga dy ose tre veta. Sigurojini çdo grupi një kopje të fletushkës vijuese:

Pamja
fletushkë, Jezu Krishti Largon Errësirën Shpirtërore

Jezu Krishti Largon Errësirën Shpirtërore nëpërmjet Sigurimit të Dritës

Manual i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Re – Mësimi 79

Për secilën prej temave vijuese, diskutoni pyetjet vijuese:

  • Çfarë mund të besojnë njerëzit në errësirë shpirtërore rreth kësaj teme?

  • Çfarë drite sigurojnë Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij rreth kësaj teme?

Temat:

  • Qëllimi i trupave tanë fizikë

  • Argëtimi dhe media

  • Sjellja e paqes dhe lumturisë

  • Martesa dhe familja

  • Jeta pas vdekjes

Si klasë, diskutoni një prej temave të renditura në fletushkë, duke përdorur pyetjet shoqëruese. Më pas ftojini studentët të harxhojnë disa minuta për të diskutuar temat që mbeten duke përdorur këto pyetje. (Ju mund të doni t’i zëvendësoni disa nga këto tema me ato që janë më domethënëse për studentët tuaj.)

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni një student nga secili grup të zgjedhë një nga temat e fletushkës dhe të raportojë mbi diskutimin e grupit për këtë temë. Më pas pyeteni klasën:

  • Si mund të na ndihmojë parimi që e përcaktuam në vargun 46, që të kuptojmë përse ne mund t’i shohim tema dhe çështje të caktuara ndryshe nga njerëzit e tjerë?

  • Në cilat situata ju ndihmoi drita e siguruar nga Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Gerit W. Gong, i Të Shtatëdhjetëve, në të cilën ai dëshmoi për bekimet që vijnë nga zgjedhja që të besojmë në Jezu Krishtin dhe që ta ndjekim Atë:

Pamja
Plaku Gerit W. Gong

“Besimi është një zgjedhje [shih Mosia 4:9]. …

Kur zgjedhim të besojmë, ne i kuptojmë dhe shohim gjërat në një mënyrë të ndryshme. Kur shohim dhe jetojmë në atë mënyrë, ne jemi të lumtur dhe të gëzuar në një mënyrë që vetëm ungjilli mund ta sjellë” (“Choose Goodness and Joy”, New Era, gusht 2011, f. 44).

Përmblidheni Gjonin 12:47–50 duke shpjeguar që Jezusi dha mësim se ata që nuk i besojnë fjalët e Tij dhe nuk e pranojnë Atë, do të gjykohen nëpërmjet fjalëve që Ai ka thënë, të cilat janë fjalët që Ati Qiellor ia dha Atij për t’i thënë.

Jepni dëshminë tuaj për bekimet që keni përjetuar si rrjedhim i zgjedhjes për të besuar në Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta se si do ta vënë në jetë njërin prej parimeve që kanë mësuar. Nxitini studentët të zgjedhin që të besojnë në Jezu Krishtin.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Gjoni 12:11, 37. Si mund ta ndikojnë mrekullitë besimin tonë në Jezu Krishtin

Presidenti Brigam Jang na mësoi se si mund ta ndikojnë mrekullitë besimin tonë në Jezu Krishtin:

“Mrekullitë, ose këto shfaqje të jashtëzakonshme të fuqisë së Perëndisë, nuk janë për mosbesimtarin; ato janë që të ngushëllojnë shenjtorët dhe të forcojnë e pohojnë besimin e atyre që e duan, e kanë frikë dhe i shërbejnë Perëndisë, dhe jo për ata që janë jashtë besimit” (Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young [1997], f. 254).

Gjoni 12:27–34. “Për këtë unë kam ardhur në këtë orë”

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth mënyrës se si fjalët e Shpëtimtarit, të shënuara te Gjoni 12:27, pasqyrojnë nënshtrimin e Tij kur Ai iu afrua Shlyerjes:

“Kur barra e papërfytyrueshme filloi të rëndonte mbi Krishtin, ajo pohoi kuptueshmërinë e Tij të ruajtur prej kohësh dhe të qartë nga ana e intelektit, lidhur me atë që Ai duhet të bëjë tani. Të vepruarit e tij drejt kësaj filloi dhe Jezusi shpalli: ‘Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë?’ Atëherë, qoftë në monologun shpirtëror apo me anë të udhëzimit ndaj atyre përreth Tij, Ai vëzhgoi: ‘Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë’. (Gjoni 12:27.)” (“Willing to Submit”, Ensign, maj 1985, f. 72).

Gjoni 12:46. Të qenit të mbrojtur nga drita që jep Jezu Krishti

Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi rreth mbrojtjes të vënë në dispozicion nga drita që siguron Jezu Krishti:

“Ne jemi të përfshirë në një betejë midis forcave të dritës dhe të errësirës. …

Zoti është drita jonë dhe, me tërë kuptimin e fjalës, shpëtimi ynë (shih Psalmi 27:1). Sikurse zjarri i shenjtë që rrethoi fëmijët te 3 Nefi (shih 3 Nefi 17:24), drita e Tij do të formojë një mburojë mbrojtëse midis jush dhe errësirës së kundërshtarit ndërkohë që jetoni të denjë për të. Ju keni nevojë për atë dritë. Ne kemi nevojë për atë dritë. Studioni me kujdes shkrimet e shenjta dhe broshurën Për Forcën e Rinisë dhe dëgjojini mësimet e prindërve dhe të udhëheqësve tuaj. Më pas, nëpërmjet bindjes ndaj këshillës së urtë, mësoni ta merrni dritën mbrojtëse të ungjillit si vetë dritën tuaj” (“Out of Darkness into His Marvelous Light”, Ensign, maj 2002, f. 70).

Për më tepër rreth “dritës së Krishtit” shihni DeB 88:7–13. Në bisedën e tij “The Light of Christ” [“Drita e Krishtit”] (Ensign ose Liahona, prill 2005), Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi ndryshimin midis Frymës së Shenjtë dhe “drit[ës së] Krishtit” (DeB 88:7). Drita e Krishtit është një burim tjetër i frymëzimit që çdo njeri e zotëron. Ajo quhet nganjëherë një dritë ose dijeni e brendshme për të drejtën dhe të gabuarën, një ndjesi morale ose një ndërgjegje.