2014
Konferenca dhe Unë
Prill 2014


Rinia

Konferenca dhe Unë

Autorja jeton në Toronto, Kanada.

E kisha zakon të mendoja se fundjava e konferencës së përgjithshme ishte e gjatë dhe e mërzitshme, por me kohën që ka kaluar, kam arritur ta dua dhe ta pres me padurim atë. Fundjava e konferencës së përgjithshme mund të na mbushë përsëri shpirtërisht, por është e lehtë t’i lësh këto ndjenja të zbehen kur jeta e zakonshme vazhdon të hënën. Disa nga idetë vijuese më kanë ndihmuar të vazhdoj të përfitoj sa më tepër që të jetë e mundur nga konferenca.

E përgatis veten për konferencën duke shkruar pyetje dhe më pas mbaj shënime kur pyetjet e mia marrin përgjigje. Pas kësaj, më pëlqen t’i shkarkoj bisedat dhe muzikën e konferencës nga LDS.org dhe t’i vendos në një pajisje dëgjimi për formatin MP3 që të mund ta dëgjoj një bisedë ose një himn teksa vazhdoj rutinën time të përditshme. Më pëlqen shumë gjithashtu të studioj botimin e Liahonës me konferencën. Bëj nënvizime dhe shënime në anët e kopjes sime personale. Deri në kohën kur vjen konferenca e ardhshme, revista ime përdoret më së miri. Familja ime ndonjëherë i studion së bashku mesazhet në mbrëmjen familjare.

Mbajtja me vete e shpirtit që ndiem gjatë konferencës dhe vazhdimësia e të mësuarit nga mesazhet kërkon punë, por bërja e kësaj ka qenë një bekim i madh për mua. Kam marrë kaq shumë fuqi dhe udhërrëfim në kohë nevoje duke i studiuar mesazhet nga konferenca e përgjithshme dhe e di se këto mesazhe janë të frymëzuara.