2014
Portret Profeti
Prill 2014


Portret Profeti

Hauard W. Hanter

Hauard W. Hanter fitoi Çmimin e Skautistit Shqiponjë (çmimi më i lartë në programin e arritjes për djemtë e rinj) kur ishte 15 vjeç. Ai ishte i magjepsur pas gjenealogjisë dhe shpesh kalonte kohë duke kërkuar në bibliotekën gjenealogjike të Kishës ose duke vizituar familjen. Ndërsa po shërbente si Apostull, ai ndihmoi në zgjedhjen e vendit për Qendrën e Universitetit “Brigam Jang” në Jerusalem. Si President i Kishës, i nxiti anëtarët të adhuronin shpesh në tempull dhe përkushtoi Tempullin Bauntiful në Juta më pak se dy muaj para se të vdiste.