2014
Shtatë Ditë Derisa të Vijë Pashka
Prill 2014


Shtëpitë Tona, Familjet Tona

Shtatë Ditë Derisa të Vijë Pashka

Ti dhe familja jote mund të mësoni rreth asaj që bëri Jezusi ndërkohë që po jetonte në tokë. Fillo nga puna të dielën përpara Pashkës. Çdo ditë, lexo shkrimin e shenjtë, bëj veprimtarinë ose këndo këngën (apo një këngë tjetër mbi atë temë). Më pas prite dhe ngjite në një kuti boshe pikturën e Jezusit që përkon me historinë e shkrimit të shenjtë. Kur të mbushen të gjitha kutitë, Pashka do të vijë!

Dita 1

Ati Qiellor dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të lindte në tokë.

  • Lluka 2:4–7

  • “He Sent His Son” [“Ai Dërgoi Birin e Tij”], (Children’s Songbook, nr. 34).

Dita 2

Jezusi qe dikur fëmijë. Ne mund të jemi si Ai duke qenë të mirë dhe të sjellshëm.

  • Lluka 2:40, 52

  • “Jesus Once Was a Little Child” [“Jezusi Qe Dikur Fëmijë i Vogël”] (Children’s Songbook, nr. 55).

Dita 3

Jezusi i mbajti të gjitha urdhërimet e Atit Qiellor, përfshirë urdhërimin për t’u pagëzuar.

  • Mateu 3:13–17

  • “When Jesus Christ Was Baptized” [“Kur Jezu Krishti u Pagëzua”] (Children’s Songbook, nr. 102).

Dita 4

Jezusi kreu shumë mrekulli, si shërimin e njerëzve që ishin të sëmurë, të ndihmuarit e të verbërve që të shihnin përsëri dhe ndalimin e një stuhie.

  • Marku 4:36–39

  • “Tell Me the Stories of Jesus” [“Historitë e Jezusit M’Trego”] (Children’s Songbook, nr. 57).

Dita 5

Në Darkën e Fundit, Jezusi u kërkoi dishepujve të Tij të merrnin sakramentin si një mënyrë për ta kujtuar Atë. Kur e marrim sakramentin çdo javë, edhe ne mund ta kujtojmë Shpëtimtarin.

  • Lluka 22:19–20

  • Fol me prindërit për diçka që mund të bësh për të të ndihmuar të mendosh për Jezusin gjatë sakramentit këtë të diel.

Dita 6

Për shkak se Ati Qiellor dhe Jezusi na duan, Jezusi erdhi në tokë për të vuajtur për mëkatet tona, që ne të mund të falemi dhe të kthehemi tek Ati Qiellor.

  • Lluka 22:41–44

  • Çfarë është diçka që mund të bësh sot për t’i treguar Jezusit që je mirënjohës për sakrificën e Tij?

Dita 7

Pasi qëndroi në varr për tri ditë, Jezusi u ringjall. Për shkak se Ai u ringjall, edhe ne mund të ringjallemi.