2014
Porta dhe Shtegu
Prill 2014


Porta dhe Shtegu

Ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë na vendosin në shtegun drejt jetës së përjetshme dhe na bekojnë me forcën që na nevojitet pikërisht tani.

Pamja
Product Shot from April 2014 Liahona

Ne të gjithë kërkojmë jetë të përjetshme, që do të thotë të shpëtohemi dhe të ekzaltohemi në shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale, ku ne mund të jetojmë në praninë e Atit Qiellor si familje.

Përveç besimit në Jezu Krisht dhe pendimit, ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë na lejojnë të hyjmë në shtegun që çon drejt jetës së përjetshme. Pavarësisht se kur hytë në këtë shteg apo se ku jeni në të – qoftë nëse u lindët në Kishë apo u kthyet në besim më vonë, qoftë nëse keni qenë aktiv gjatë gjithë jetës suaj ose porsa po riaktivizoheni në Kishë – ju mund të përparoni përgjatë tij, ndërkohë që përqendroheni te besëlidhjet tuaja dhe tek ajo që mund të bëni për t’i marrë dhe mbajtur ato.

Dhe është e rëndësishme të dini se ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë nuk ofrojnë thjesht premtimin e një të ardhmeje të lavdishme. Ato gjithashtu na japin forcën, ngushëllimin dhe mbështetjen që na nevojitet pikërisht tani, me qëllim që ta ndjekim shtegun dhe që të durojmë deri në fund me drejtësi.

Porta

Shtegu që çon drejt jetës së përjetshme (durimi deri në fund)

Shih 2 Nefi 31.

  • Ordinanca dhe Besëlidhje Thelbësore

    • Pagëzimi

    • Dhurata e Frymës së Shenjtë

    • Dhënia dhe shugurimi i priftërisë (për TË RINJTË)

    • Indaumenti i tempullit

    • Vulosja në tempull

  • Ripërtëritja dhe Forcimi i Ordinancave

    • Sakramenti – ripërtëritja e përjavshme e besëlidhjes së pagëzimit

    • Bekimet patriarkale – udhërrëfim i veçantë individual dhe bekime të premtuara

    • Bekime për të sëmurët – ndihmë dhe shërim

    • Bekime të atit dhe bekime të tjera për ngushëllim dhe këshillim – paqe dhe udhërrëfim kur nevojitet

Jeta e përjetshme (mbretëria çelestiale me familjet)