2014
Fuqia për t’i Bekuar të Gjithë Njerëzit
Prill 2014


Fuqia për t’i Bekuar të Gjithë Njerëzit

Udhëheqësit e Kishës na kanë mësuar se ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë janë të disponueshme për të gjithë fëmijët e Perëndisë – burrat dhe gratë.

Pamja
Illustration depicting a line of youth from various countries.

Ilustrimi nga Gail Armstrong

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Priftëria është fuqia dhe autoriteti i Priftërisë dhënë për shpëtimin dhe bekimin e të gjithëve – burra, gra e fëmijë.  …

Ka bekime të veçanta nga Perëndia për çdo njeri të denjë që është i pagëzuar, merr Frymën e Shenjtë dhe merr rregullisht sakramentin. Tempulli sjell dritë dhe forcë më të madhe, së bashku me premtimin për jetë të përjetshme [shih DeB 138:37, 51].

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Fuqi në Priftëri”, Liahona, nëntor 2013, f. 92.

Pamja
Karol M. Stivens

“Ordinancat dhe besëlidhjet [e] priftëri[së] sigurojnë të drejtën për plotësinë e bekimeve që na janë premtuar nga Perëndia, të cilat janë bërë të mundura me anë të Shlyerjes së Shpëtimtarit. Ato i armatosin bijtë dhe bijat e Perëndisë me fuqi, me fuqinë e Perëndisë dhe na sigurojnë mundësinë për të marrë jetë të përjetshme – që të kthehemi në praninë e Perëndisë dhe të jetojmë me Të në familjen e Tij të përjetshme.”

Karol M. Stivens, këshilltare e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, “A e Dimë se Çfarë Kemi?” Liahona, nëntor 2013, f. 12.

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Është vendimtare që ne të kuptojmë se Ati Qiellor ka siguruar një mënyrë për të gjithë bijtë dhe bijat e Tij që të kenë qasje te bekimet e fuqisë së priftërisë dhe të forcohen prej saj. Qendrore te plani i Perëndisë për fëmijët e Tij shpirtërorë është vetë thënia e Tij: ‘Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut’ (Moisiu 1:39).”

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”, Liahona, maj 2013, f. 19.