2014
Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor
Prill 2014


Sjellja e Fillores në Shtëpi

Familja Është Qendrore në Planin e Atit Qiellor

Mësoni më shumë për temën e Fillores për këtë muaj!

Mishas i pëlqente shumë të ndërtonte kulla me blloqe, por ndonjëherë mërzitej kur blloqet përmbyseshin në tokë. Atëherë ajo mësoi një sekret. Kur përdorte më shumë blloqe në pjesën e poshtme të kullës, i jepte kullës një themel më të fortë. Iu desh përpjekje dhe praktikë, por shpejt mundi të ndërtonte kulla që nuk binin aq kollaj.

Ashtu si Misha mësoi të ndërtonte kulla më të forta, ne mund të mësojmë të krijojmë një familje më të fortë. Familjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor për ne. Përpara se të lindeshim, jetuam si bij dhe bija shpirtërore të Atit Qiellor. Kur erdhi koha që ne të vinim në tokë, Ai planifikoi që ne të vinim nëpër familje. Ai dëshiron që familjet të na mbrojnë, të na mësojnë dhe të na ndihmojnë të kthehemi tek Ai.

Ne mund të punojmë për t’iu dhënë familjeve tona një themel më të fortë. Ne mund të ushtrojmë shërbim dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit. Ne mund të dëgjojmë dhe të flasim me mirësi ndaj njëri-tjetrit. Ne mund të lutemi dhe t’i studiojmë shkrimet e shenjta së bashku. Ne mund të punojmë së bashku dhe të kalojmë kohë së bashku duke bërë gjëra që na pëlqejnë. Me përpjekje dhe praktikë, ne mund të ndërtojmë një familje më të fortë.