2014
Kjo është kaq e lehtë, Gjyshi.
Prill 2014


“Kjo është kaq e lehtë, Gjyshi.”

Nga një bisedë në konferencën e përgjithshme të prillit 2013.

Pamja
Plaku Enrike R. Falabela

“Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua” (Gjoni 5:39).

Unë e Dua Librin e Mormonit dhe Shpëtimtarin tim, Jezu Krishtin. Një ditë i kërkova mbesës sime, Rakelës, se çfarë mendonte rreth vendosjes së një qëllimi për të lexuar Librin e Mormonit. Rakela kishte mësuar të lexonte së fundmi.

“Por, Gjyshi”, tha ajo, “është kaq e vështirë. Është një libër i madh.”

Pastaj i kërkova të më lexonte një faqe. Mora një kronometër dhe mata kohën. I duheshin vetëm tri minuta për ta lexuar faqen.

Ne e lexojmë Librin e Mormonit në spanjisht dhe varianti spanjisht i Librit të Mormonit ka 642 faqe. I thashë asaj se do i duheshin 1.926 minuta për ta lexuar të gjithë librin.

Kjo do të mund ta kishte frikësuar atë edhe më shumë, kështu që e përpjesëtova atë numër me 60-minutësha. I thashë se do t’i duheshin vetëm 32 orë për ta lexuar librin. Kjo do ishte më pak se një ditë e gjysmë!

Atëherë ajo më tha: “Kjo është kaq e lehtë, Gjyshi”.

Rakela, vëllai i saj, Estebani, dhe nipërit e mbesat tanë të tjerë shpenzuan më shumë kohë për ta lexuar Librin e Mormonit. Kjo ndodh, sepse kur e lexojmë atë, na nevojitet kohë për t’u lutur dhe për të menduar rreth asaj që kemi lexuar.

Ashtu si Rakela dhe Estebani, ne të gjithë mund të mësojmë t’i duam shkrimet e shenjta. Atëherë çdonjëri prej nesh mund të thërrasë: “Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time!” (Psalmeve 119:103).