2014
Lëvizja e Shkëmbit
Prill 2014


Lëvizja e Shkëmbit

Nga biseda “Duke iu Afruar më Shumë Perëndisë”, Liahona, nëntor 2013, f. 105.

Pamja
Plaku Terens M. Vinson

Një djalë i ri po përpiqej të pastronte zonën e ndotur prapa shtëpisë së tij që të mund të luante atje me makinat e tij. Atje ishte një shkëmb i madh që e pengonte punën e tij. Djali e shtynte dhe e tërhiqte me gjithë fuqinë e tij. Por pavarësisht sa fort u përpoq, shkëmbi nuk lëvizte.

Babai i tij e vështroi për pak kohë. Pastaj erdhi tek i biri dhe i tha: “Ti ke nevojë ta përdorësh gjithë fuqinë tënde për të lëvizur një shkëmb kaq të madh”.

Djali u përgjigj: “Unë e përdora të gjithë fuqinë time!”

Babai i tij e korrigjoi: “Jo, nuk e ke përdorur. Ti nuk e pate ende ndihmën time!”

Ata u përkulën atëherë së bashku dhe e lëvizën shkëmbin lehtësisht.

Zoti do që ne të mbështetemi tek Ai për zgjidhjen e problemeve tona. Atëherë mund ta ndiejmë dashurinë e Tij më shpesh, më fuqishëm, më qartë dhe më personalisht. Ne bëhemi një me Të dhe mund të bëhemi si Ai.